Ndërkombëtarët apo mafia ndërkombëtare?

droge

Me deklarata të porositura, një rrjet politikanësh po mundohet t’u thotë shqiptarëve se s’jemi të shqetësuar për drogën dhe korrupsionin, por ruani fasadën e zgjedhjeve-farsë. Me këstet e fundit të narko-parave, politikanë në prag të pensionit politik, burokratë të paskrupullt në Bruksel si dhe shantazhistë në mediat ndërkombëtarët po mundohen të intimidojnë forcat demokratike në Shqipëri. I gjithë operacioni i ngjan një mafieje ndërkombëtare, prandaj pyetja e ditës që bëjnë të gjithë qytetarët është: A ka moral ndonjëfarë negociate, kur në krye të përfaqësisë së Brukselit në Tiranë ka plasur skandali i Vilës Vllahutin, të cilin s’po gjenden para e mafia që ta mbyllin?

 

Konfirmimin për qarkullimin e 2 milionë eurove para të pista në Shqipëri nga bandat e drejtuara prej Edi Ramës, shqiptarët e morën nga kreu i OSBE-së në Tiranë Bernd Borchard, ndërkohë që po një përfaqësues ndërkombëtar, këtë herë italian teksa i shprehte rezervat për punën e qeverisë në aksionin antidrogë, nxori në pah trefishimin e kësaj shifre gjatë qeverisjes së “Rilindjes”, fakt të cilin Rama e kishte mbajtur të fshehur duke shfrytëzuar lidhjet personale me Vlahutinin e duke kompromentuar deklaratat e saj të pakta.

Por teksa diellin nuk po mundet ta mbulojë më me shoshë dhe teksa opozita vazhdon t’i bëjë jehonë faktit se zgjedhjet do të blihen pikërisht nëpërmjet investimit të këtyre parave, Rama ka iniciuar një tjetër nismë duke e hapur thesin e narko-parave për të “blerë” qëndrime dhe deklarata të pseudo-ndërkombëtareve kundër çadrës e rezistencës qytetare. Ndërkohë që qeveria teknike nuk është më një utopi, kreu i kapo-bandës në pushtet po tenton ta mbulojë frikën nga ky establishment i pakapur politikisht e me shtrirje të gjerë duke propaganduar kundër kësaj kauze me një sërë deklaratash të porositura prej tij e që lëshohen nga fronte të ndryshme prej politikanësh që përderisa paguhen nga paratë e pista të drogës, përfaqësojnë vetë mafien ndërkombëtare. Përpjekja për të fshehur makthet që burojnë nga fryma opozitare konsistojnë në një operacion të mirëfilltë lobimi të hartuar nga prijësi i “Sarajeve të Surrelit”, ku politikanë në prag të pensionit politik, burokratë të paskrupullt në Bruksel si dhe shantazhistë në mediat ndërkombëtarët po mundohen të intimidojnë forcat demokratike në Shqipëri, duke anashkaluar problematikën akute të kanabisit që është burimi më i madh i shqetësimeve për shqiptarët dhe opozitën në vend. E gjithë kjo skemë mafioze shitet si operacion ndërkombëtar kundër liderit të opozitës dhe qëndrimit të grupimit të tij për të mos hyrë në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, duke shfaqur dëshirën e kryeministrit të krimit për të hyrë në një palë zgjedhje fasadë për të ruajtur edhe katër vite të tjera status-quo-në. Kush mendonte deri më sot se gjithë kanabisi i ruajtur me policë dhe i grumbulluar në magazinat qeveritare, ishte mjeti që do të gjeneronte para vetëm për të blerë votën e shqiptarëve më 18 qershor e ka shumë gabim, pasi aksioni anti-opozitë dhe anti-Shqipëri ka nisur nga Rama duke blerë populizmin e disa ndërkombëtarëve, që për pak para droge nuk ngurojnë të lëshojnë deklarata për legjitimimin e qeverisë së bandave. Rryma e deklaratave anti-opozitare që Rama e ka marrë si shërbimin e fundit nga dhjetëra politikanë të korruptuar është në vetvete përpjekje për të minuar kërkesën për zgjedhje të lira e të ndershme e për ta prezantuar këtë palo-kryeministër si lider pozitiv.

Por në kulmin e tensioneve dhe përplasjeve politike konsolidimi i një mafie të përbërë nga përfaqësues ndërkombëtar, të cilët me fondet e kanabisit bëjnë moral për pluralizmin dhe demokracinë funksionale, nuk lë aspak vend për të pranuar negociata dhe dialog pasi opozita është totalisht kundër politikës së blerë e kapur nga droga dhe krimi. Edi Rama me këtë përpjekje të fundit për të goditur pozitat dhe qëndrimet e opozitës, po tregon se është i dëshpëruar dhe i gatshëm të shpenzojë të 6 milionë eurot e grumbulluara nga kanabisi, vetëm e vetëm që të qëndrojë në krye të Shqipërisë për një mandat të dytë e që të vazhdojë politikën e tij të vjedhjes dhe krimit.

F.Saliasi

 

 

1 Koment

  1. ZEKIJE BRAHO

    28/03/2017 at 02:11

    Mos I besoni shume atyre politikaneve te Evropes, ata bejne lojen e atij qe I jep para, e ata e dine shume mire se sa miliarda dollare dhe euro ka ai pis kryeminister ne xhepat e tij, ai mundohet ta mbaje mire politiken me ta, duke I joshur me keto para, sepse te gjithe I duan parate qyl, kurse ai ka aq shume, sa nuk I ben fare pershtypje se mban dhe ata, prandaj gjithe diten tallet, ben estrade bajate, sepse keshtu ben per te qeshur injorantet e vendit, qe kur ben per vete dhe TONI BLER-in, I cili nuk po duket me,sepse dolen nga BE, siduket ka mare aq shume, sa qe po t’i zbulohen, ai e di se cfare e pret, prandaj kjo loje e daljes nga BE, me duket se eshte e pergatitur per te vetmen aresye, mos kthimi kurre I atyre parave, sido qe te behet ne EVROPE. Keta jane ujqerit e mafias komuniste, dhe ne 1913 po nga britaniket e patem te keqen, ne konferencen e LONDRES u be percarja e SHQIPERISE, atje u vendos aneksimi I trojeve shqiptare midis fqinjeve, pasoja te cilat I paguajne miliona shqiptare ne tokat e tyre, por qe drejtohen nga ish komunizmi sllav, kurse camet, te perzene, nuk kane mundesi te shkojne per te jetuar ne pronat e tyre dhe as t’i vizitojne, e kjo eshte bere vetem e vetem per te fuqizuar ish JUGOSLLAVINE dhe GREQINE, per mua mbase mund te jete bere per te fuqizuar me shume traktatin e Varshaves, te cilen e dirigjonte RUSIA, e cila vazhdon akoma ta beje kete pune te ndyre.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>