Ndodhi makabre

 

Me t’jatin u mërzit kaqoli djalë,

Se plaku bënte sherr, grindej, bërtiste,

I kthente atij llaf, e qesëndiste,

Ndaj, një dit, ky mbledh plakun… e bën palë

 

E fut në thes ta hedhë atë në mal.

Buz’  shkëmbi, plaku e ndjen, aty, do vdiste

Dhe qau…. “Jo, mos më hidh këtu ! – thërriste –

Këtu baban kam hedh…, Zoti t’më falë!

 

Tmerrohet, befas, djali, dridhet, fshan,

E nga tronditja i ngjan në mugëtirë

Sikur i biri, atë, flak në rrëpirë;

 

Përlotur nxjerr nga thesi ai babanë,

Por të dy si të huaj, tani, janë;

Në sy s’guxojn të shihen at e bir.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>