Në gjuhën tonë të bukur: shqip/SHKËLZEN!  

mehmeti

1.Një mjek prej Gjakove, z. Bajram Zeqiri, pyet për prejardhjen e emrit Shkëlzen.   Jam le e rritë nën hijen e këtij mali madhështor, thotë, por nuk di saktë kah vjen ky emër, cila është domethënia.

2.Emri Shkëlzen vjen prej foljes me shkëlzye, trajtë e hershme e foljes me shkëlqye. Më konkretisht, prej vetës së tretë njëjës të kësaj foljeje, shkëlzen. Pra mali që shkëlqen. Kreshtë e naltë me shkëmbinj të bardhë, për shumë muaj të vitit mbuluar me borë, shkëlqen nën rreze qysh kur shkrep dielli deri sa praron. Bash në majë të tij është një vorr i mirë, si në Tomor; besimtarët ngjiten vit për vit thikë përpjetë në këmbë, nëpër leqe e brinja të  ngushta, sepse, ndryshe nga Tomori, atje s’e ka vënë kush ujin në zjarr me hapë rrugë makine.

Trajta me shkëlzye dokumentohet të paktën qe pesëqind vjet, qysh në librin e parë të botuar në gjuhën shqipe. Del te Meshari i Buzukut, tek i cili gjejmë bashkëtingëlloren n në vend të l (të dyja janë bashkëtingëllore tingëllore – sonante – , këmbimi i vendeve të tyre gjindet edhe te fjalë të tjera). Pra te Buzuku del shkënxen. “Të dëréjtëtë të shkënxénjënë porsi dhezëllima ndëpër kallëmit” (LXXXV = CV. Libri i Urtës 3,7). Te poema  Scodra e Mjedës gjejmë vargun “I madhnueshëm shkëlzete bregut të Drinit…”.  Te Fishta po ashtu; edhe ky e shkruan me x. “… kunorë mbi krye/ nji ditë udhë larg me t’shkëlxye” (Lahuta e Malsisë).

Trajtën me z e gjejmë edhe te emra njerëzish. Në fakultet kam pasur një shoqe grupi shkodrane, me emrin Shkëlzime. Pra një prejfoljor i foljes me shkëlyze, siç është edhe emri Shkëlqim, – e prejfoljor i foljes me shk si Maja e Gjarpnit, Brijat e Gjarpinit, ar n ëlqye.

Për ndjesitë që përcjell, emri Shkëlzen është shumëfishuar te njerëzit. Kryesisht në gjysmën e dytë të qindvjetëshit të 20-të është përhapur si emër njeriu, në të gjitha trojet shqiptare. Ndryshe nga Shkëlzime, që lidhet drejtpërdrejt me foljen, në ndërgjegjen e përdoruesve Shkëlzen si emër njeriu lidhet vetëm me emrin e malit. Njësoj si Tomor, Gramoz, Korab.

  1. Në bjeshkët përreth Shkëlzenit, pa u shtrirë më tej, janë një numër i madh emërvendesh të hershme me gurrë të mirëfilltë shqipe ose me gurrë latine. Maja e Gjarpnit, Brijat e Gjarpnit, Rupat, Markofçja, Rrethi i Bardhë, Lkeni i Dashit, ftillohen me fjalë shqipe. Të tjera si Valbonë, Krasniqe (nga castro, si vend i fortifikuar në kohën e sundimit romak, prej ku edhe emra të tjerë në krejt hapësirat shqiptare, si Kastrat, Mallakastër, Gjirokastër, Kostur…), Kollatë (mali i Kollatës, përballë shpellës ku u vra Bajram Curri), Gryka e Motinës…, ftillohen me latinishten. Emërvendet sllave, siç dihet, janë më të vona. Në disa raste jetojnë si dy shemra me emërvendet shqipe, duke shtyrë njëri-tjetrin me bërryl. Për shembull Luma e Gashit në rrjedhën e poshtme quhet Mullarekë (kjo sllavisht), megjithëse këtë emër sot e dëgjon gjithnjë e më rrallë. Lumi në rrjedhën e sipërme dhe lugina  thirren gjithnjë Luma e Gashit.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>