Në Kolumbi, Papa Françesku dënon narkotrafikun dhe pastrimin e parave. A vjen mesazhi në Tiranë?

Gjatë një meshe të mbajtur në Kolumbi para disa ditësh, Papa Françesku dha një mesazh të fortë kundër narkotrafikut, pastrimit të parave dhe spekullimit financiar. “Unë e dënoj fortësisht këtë mallkim i cili i ka marrë shumë jetë njerëzish dhe mbështetet nga njerëz të paskrupuj. Unë po e bëj këtë thirrje sepse duhet të gjejmë të gjitha mënyrat për t’i dhënë fund trafikut të drogës. Droga ka bërë vetëm një gjë: ka mbjellë vdekje kudo në vend, duke thyer shumë shpresa dhe shkatërruar shumë familje”, tha Papa Françesku. Ndonëse fjalët e Papës shkonin për Kolumbinë, si një prej vendeve kryesore prodhuese të drogës, kultivimi dhe trafiku i kanabisit është kthyer në një problem të madh edhe në Shqipëri. Shpesh vendi ynë është etiketuar në media apo raporte ndërkombëtare si ‘Kolumbia e Europës’.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>