Në SHBA, reformat në shëndetësi të Obamës drejt anulimit

obama

Dhoma përfaqësueseve e SHBA-së vendosi shfuqizimin e reformave në shëndetësi të ish-presidentit Barack Obama me një shumicë të ngushtë dhe pas rikonfirmimit në Senat shpresohet të mbyllet epoka famëkeqe e Obamacare

 

Dhoma përfaqësueseve e SHBA-së vendosi shfuqizimin e reformave në shëndetësi të ish-presidentit Barack Obama – e ashtuquajtura “Obamacare”. Kjo ishte një fitore e rëndësishme për presidentin Donald Trump. Përfaqësuesit votuan me një shumicë të ngushtë, me 217 vota pro dhe 213 kundër reformës në shëndetësi. Presidenti Trump gjatë fushatës zgjedhore kishte premtuar se do të zëvendësohet sistemi shëndetësor i njohur si “Obamacare” me një model të ri. Pas vendimit të Kongresit Presidenti Trump tha se “Obamacare” është tashmë në parim e vdekur. “Pasi t‘i japim fund kësaj ne do të fokusohemi në kryerjen e detyrave tjera. Në mars dështoi një projektligj për një reformë të re në sistemin e shëndetësisë. Që Obamacare të zëvendësohet përfundimisht me sistemin e ri duhet që vendimi të miratohet edhe nga Dhoma e Dytë e Kongresit të SHBA-së, Senatin

Por hapi i dytë pritet të jetë i vështirë për shkak se në Senat ka shumë kritika ndaj reformës së re në shëndetësi. Vështirësia tjetër është se në Senat shumica e Partisë Republikane është edhe më e ngushtë sesa në Dhomën e Përfaqësuesve. Pra ka ende mjaft punë për të bërë deri para qershorit kur do të fillojë debati në Senat. Ekspertët që ndjekin nga afër këtë proces, presin që para votimit në Senat do të ketë shumë ndryshime në projektligjin për shëndetësinë.

Kronika – Presidenti Trump më 25 maj do të takohet me liderët e BE-së/Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të takohet me liderët më të lartë të Bashkimit Evropian në Bruksel, gjatë turneut të tij të parë jashtë vendit si president, kanë konfirmuar zyrtarët evropianë. Trump do të takohet me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe me atë të Këshillit të Evropës, Donald Tusk më 25 maj, në ditën kur presidenti amerikan do të marrë pjesë në samitin e NATO-s. “E konfirmuar Tusk dhe Junker do të takohen me presidentin Trump në Bruksel më 25 maj”, ka shkruar në Twitter, Preben Aamann, zëdhënës i Tuskut. Trump ka irrituar liderët evropianë, pasi ka parashikuar se edhe vende të tjera do “të largohen” nga BE-ja, pas Britanisë së Madhe. Juncker ka bërë shaka duke thënë se Trump po inkurajon lëvizjet për pavarësi të shteteve në SHBA, nëse ai vazhdon të shpreh mbështetje për Brexit-it. Por së fundmi, Trump ka shprehur mbështetjen për Bashkimin Evropian. Trump më 4 maj ka thënë se do të nisë turneun e parë, ku do të qëndrojë në Arabinë Saduite, Izrael dhe Vatikan.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>