Në Shkodër, shoqëria Civile protestë kundër marrëveshjes për detin me Greqinë

Për të penguar marrëveshjen Shqipëri-Greqi për detin, shoqëria civile do të ndërmarrë nismën për ndryshimet ligjore që i hapin rrugë referendumit për këtë çështje. Me këto fjalë ju drejtua të rinjve por edhe qytetareve të Shkodrës aktivisti i shoqërisë civile Aulon Kalaja, në protestën e organizuar nga forumi rinor i partisë demokratike kundër kësaj marrëveshje. Ai tha se 3 kërkesat që ju bënë kryeministrisë për të zbardhur takimet mes dy ministrave të jashtëm, u injoruan. Me pankarta në duar të rinjtë ironizuan ministrit e jashtëm Bushati dhe kryeministrin Rama, ndërsa thanë se pas detit me Greqinë, radhën do ta ketë liqeni i Shkodrës, pasuri e përbashkët ujore me Malin e Zi. Protestat do të shtrihen në qytetet kryesore të vendit, ndërsa ra në sy ashtu si edhe më parë, që qytetarët janë indiferent ndaj të tilla organizimeve.

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>