Në Turqi përvijohet vija e sjelljes/Cavusoglu: BE, islamofobe, populli turk s’e mbështet më anëtarësimin

Pyetja e Ditës: Ç’ndryshim ka ky qëndrim nga deklaratat e kryeministrit shqiptar Edi Rama se BE po e bllokon integrimin, për shkak se shumica e popullsisë shqiptare rrjedh nga besimi mysliman?

 

Në shoqërinë turke ka “zhgënjim dhe pakënaqësi” me rritjen e islamofobisë dhe të ndjenjës anti-turke në Bashkimin Evropian, tha ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu. Ai i bëri këto komente në një forum ndërkombëtar, të organizuar nga transmetuesi shtetëror TRT në Stamboll. “Populli turk nuk e mbështet më procesin e anëtarësimit në BE, sepse është i zhgënjyer dhe i irrituar me rritjen e islamofobisë dhe me keqinterpretimin e Turqisë”, tha Cavusoglu.

Turqia, për kohë të gjatë, është në negociata për anëtarësim në BE. Njëzetetetë vendet anëtare të bllokut mblidhen sot dhe nesër në një samit, ku bisedimet e anëtarësimit me Turqinë do të jenë në agjendë. Cavosoglu po ashtu theksoi nevojën për një përgjigje të përbashkët ndaj krizës me refugjatët sirianë, duke thënë se Ankaraja “nuk sheh bashkëpunim dhe ndarje të barrës me BE-në”.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>