“Në vitet 2005-2013, qeveria e djathtë investoi 490 milion euro në qarkun e Dibrës”

berisha-55

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kthyer përgjigje në Facebook një qytetari të zonës së Dibrës, të quajtur  Tahir Korabi, i cili i shkruan se nuk ka bërë asnjë investim gjatë 8 viteve që ka qenë në pushtet për këtë qark. Qytetari në fjalë për këtë shkak i thotë ish-kryeministri Berisha që nuk ka të drejtë të kritikojë Edi Ramën, por ai ia kthen duke publikuar një listë të plotë, ku pasqyron të gjitha paratë e shpenzuara dhe projektet e investuara në periudhën 2005-2013 për qarkun e Dibrës. “Lidhur me pyetjen, këtu më poshtë keni listën e investimeve lehtësisht të verifikueshme që qeveria ka bërë në qarkun e Dibrës në vitet 2006-2013!”, shkruan Berisha në Facbeook.

INVESTIMET NË QARKUN DIBËR
• Në vitet 2005-2013 në qarkun e Dibrës u investuan 490 milion euro, me të cilat

janë ndërtuar 800 km rrugë.

  • 80 sisteme ujësjellësa e kanalizime, kanë përftuar 72 mijë banorë,
  • Në arsim janë ndërtuar 92 shkolla e kopshte nga të cilat 30 krejtësisht të reja me mbi 1 miliard lekë investime,
  • Për herë të parë dibranët kishin Universitetin e tyre ( 2000 studentë ) të cilin në akt urrejtje ua mbylli Edi Rama
  • Në shëndetësi janë ndërtuar 80 objekte nga të cilat 44 objekte të reja si dhe pavionet e Spitalit rajonal. Në proces ishin 970 mijë euro për rikostruksionin, modernizimin e sektorit si dhe telekomjekësinë. Investimet në shëndetësi këto katër vite janë zero.
  • BUJQËSIA Janë subvencionuar 2400 ha dru frutor duke çuar në 24 mijë ton prodhimin e tyre si dhe në 2600 numrin e fermerëve që morën këto grante. Pemtarisë i janë shtuar dhe 300ha me arrore dhe 25 ha me bimë mjekësore (sherebelë, tërfil i kuq dhe shpatore). Janë shtuar me 300 ferma të reja dhe 220 firma agropërpunueseqë punësojnë mbi 2 000 persona.
    Janë investuar 1.4 miliard lekë në sistemin e vaditjes, mbrojtjes, kullimit si dhe ndërtimin e 5 tregjeve agro industriale.
  • Në energjetikë jane kontraktuar dhe po ndërtohen 80 HEC-e lokale me fuqi 290 MGË dhe prodhim energjie 1400 GWh me perspektivë punësimi mbi 5000 punonjës. Numri i të punësuarve në 8 vjet 2005-2013 ka arritur në 9000 persona në 4 vitet që vijnë do të shkojë deri në 18 mijë persona. Numri i bizneseve është rritur me 1210 biznese, duke arritur në 3140 biznese nga 1930 në vitin 2005.

Disa rrugë kryesore të ndërtuara në Dibër:

Rruga e Arbërit (ndërtuar 32 km gjer tek Ura e Vashës), rruga Kukës – Peshkopi, rruga Dibër – Librazhd në rindërtim e sipër, rruga Rrëshen Urakë dhe rruga Milot – Bulqizë (rikonstruksion) po e shndrojnë Dibrën në qendër rajonale. Kukës- Peshkopi 64 km, Peshkopi – Librazhd 58km, Urë e Cerenecit – Bllatë 17 km, Burrel – Klos – Bulqizë – Maqellarë 61km,
Shkopet – Ulëz – Burrel 20km ( me të cilën Rama u tha sot mirëmëngjesi qytetarëve, Grykë e Gobenit – Përroi Kapsit- Sllovë 22 km, Urakë – Urë e Shoshajve 13km, Vlashë – Vasi 12km, Urë e Matit – Lis 9km, Peshkopi – Zerqan 6.5 km etj

Rrethi Mat

Në këto vite në Burrel, Klos, Gurrë, Baz, Komsi, Macukull, Lis, Rukaj, Xibër, Ulëz, Suc janë ndërtuar:
• mbi 300 km rrugë.
• 45 Qendra Shëndetësore e Ambulanca,
• 32 Shkolla,
• 28 Ujësjellësa e KUZ
• Jane subvencionuar mbi 570 fermerë dhe mbjellë 240 ha tokë me ullinj, dru frutor, sera e vreshta.
• Janë në ndërtim mbi 80 HEC –e në Mat, Bulqizë e Dibër me fuqi 290 MGË dhe prodhim e energjie 1400 GWh me perspektivë punësimi mbi 5000 punonjës.

  • Numri i bizneseve është dyfishuar duke arritur në 1060 biznese nga 590 në vitin 2005. Janë ndërtuar rrugët për në: Rukaj, Macukull, Klos, Gurë, Baz, Sic, Komsi apo segmentet rrugore si: Ura e Matit Lis; Shkopet- Ulëz – Burrel; Milot – Burrel – Klos ; Urakë – Ura e Shoshajve etj. Duke renditur këto investime dua të theksoj se: Nevojat për investime ishin edhe më të mëdha për qarkun e Dibrës, porkëtë katërvjeçar investimet në këtë qark dhe në tre qarqet e tjera të Veriut ishin 15 deri në 25 herë më të ulta se në qarqet e tjera. Për t’u bindur për këtë diskriminim racist të këtyre qarqeve nga Edi Rama, ju ftoj të kujtoni pak se çfarë investimesh publike janë bërë këto katër vite në rrethin tuaj të Peshkopisë.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>