Nga shëndetësia falas, projektligji i Edvinit flet për “sëmundje falas” dhe të rimbursueshme

ilir beqja

 

 

PD: Dyshja Rama-Beqaj po u hap rrugë ilaçeve të skaduara, për qëllime klienteliste

 

Partia Demokratike ka vijuar të denoncojë skemën korruptive që përfshin gjithë sektorin e shëndetësisë. Në një dalje për mediat, deputeti demokrat, Roland Keta deklaroi se dyshja Rama-Beqaj i kanë hapur dyert ilaçeve të skaduara duke rrezikuara ndjeshëm jetën e pacientëve, ndërsa përfitojnë shuma marramendëse prej këtij biznesi. Keta shpjegoi se ligji aktual nuk lejon futjen e një medikamenti që nuk ka qarkulluar të paktën dy vjet në vendet e Bashkimit Evropian. Por kjo garanci, sipas PD-së, është pengesë për biznesin e Ramës dhe Beqës, ndaj ata po kërkojnë ta heqin, duke vënë në rrezik shëndetin e qytetarëve.“Ilir Beqa do të mbahet mend si ministri që i hapi portat ilaçeve të dyshimta e të skaduara duke vënë në rrezik jetën e pacientëve, por duke ndërtuar gjithashtu një biznes me fitime marramendëse për miqtë e tij e të Edi Ramës. Një vit më parë, me bekimin e Edi Ramës, Ili Beqa futi duart në sigurinë e medikamenteve, për ti hapur rrugën klientelës qeveritare, përmes modifikimit që i bëri tenderit me urdhrin e tij. Pas kësaj ne pamë se në spitalet tona plasën skandalet e barnave me origjinë të dyshimtë, që paguheshin shtrenjtë nga qytetarët dhe nuk ishin efektivë. Sot, këtë çmenduri, këtë kaos, mungesë kontrolli e sigurie për medikamentet, Ilir Beqa kërkon ta sanksionojë me ligj.

Qeveria, Edi Rama dhe Ilir Beqa, po kërkojnë të heqin pikërisht atë nen të ligjit që shërben si garanci për ilaçet që hyjnë në vendin tonë” u shpreh deputeti demokrat. Më tej, ai deklaroi se duke i hapur rrugët e importit për skarcitete, vetëm e vetëm që biznesi i miqve dhe klientelës Rama-Beqa të lulëzojë, pa marrë në konsideratë shëndetin e qytetarëve.“Ligji aktual nuk lejon futjen e një medikamenti që nuk ka qarkulluar të paktën dy vjet në vendet e Bashkimit Europian.

Kjo garanci për pacientët shqiptarë, është pengesë për biznesin e Ramës dhe Beqës, ndaj ata po kërkojnë ta heqin, duke vënë në rrezik shëndetin, sigurinë e barit, cilësinë e tij. Partia Demokratike e dënon fuqimisht këtë përpjekje kriminale të Ramës dhe Beqës, dhe fton qytetarët të reagojnë të mbrojnë shëndetin e tyre. Të mos lejojnë këmbimin e shëndetit me biznesin e ilaçeve të Ramës dhe Beqës”. Në përfundim, Keta tha se deri më sot, Ilir Beqa dhe Edi Rama kanë nxjerrë nga arka e shtetit 35 miliardë lekë gjoja për shëndetësinë falas. “Ku kanë shkuar këto para? Shëndetësia është në ditën më të keqe. Në spitale mungojnë gjërat më bazike. Paratë janë në xhepat e qeveritarëve dhe miqve të tyre. Dhe qytetarët paguajnë vetë çdo gjë e shumë shtrenjtë. Prokuroria duhet të hetojë këtë sipërmarrje kriminale në kurriz të qytetarëve dhe shëndetit publik”, deklaroi Roland Keta.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>