Një pllakë përkujtimore në mes të pyllit

 

 

Nje pllake perkujtimore ne mes te pyllit. Te cilit pyll, do te me pyesni ju. Te pyllit me emrin Fontenelle ne rrethinat e qytetit Omaha, ne shtetin e Nebraskes ne Amerike. Dhe çfarë përkujton ajo pllake perkujtimore?… Une  e shoh perdite ate pllake perkujtimore,sepse perdite bej ecje per me shume se nje ore ne ate pyll. Pllaka thote se “Ky lis ka qene 56 vjeç ne diten qe u nenshkrua Kushtetuta e Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe ka qene 136 vjeç kur Nebraska u pranua si shtet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes”.  Lisi i vjeter nuk eshte me,por pllaka deshmon se sa i vjeter eshte  ai pyll me nje saktesi matematike. Ndersa vete pylli si hapesire kenaqesie  eshte hapur per vizitoret  100 vjet me pare. Ti mund te presesh nje bilete 7 dollareshe dhe te shetisesh gjithe diten neper pyll,por mund te behesh edhe antar i pyllit duke blere nje karte 50 dollareshe  qe te vlen per vizita  gjate gjithe vitit. Nese do te ecesh ne ato rruget e shtruara me derrase, ku sheh edhe karroca femijesh apo pleq qe i shtyjne te aferm, ti mund te pershkosh 4-5 milje ne kushte komode. Dhe, natyrisht, ke per ta pare ate pllaken perkujtimore te lisit qe ka qene 56 vjeç kur u nënshkrua Kushtetuta e Amerikes….Nëse do te humbësh ne pyll, pastaj, jane edhe “rrugët e dhive” siç mund t’i quanim ne si shqiptarë…

E përmenda ate pllake perkujtimore ne mes te pyllit sa here me shkon ndermend historia e vendit  ku i linda dhe u bëra burrë, Shqipëria. Ne jemi treguar mizore dhe barbare me historine tone. Edhe sot e kesaj dite vazhdojme te tregohemi barbare. Pse? Sepse ne nuk ruajme deshmite e historise. Qe te mos largohem nga shembulli i pllakes perkujtimore te pyllit,po risjell kujtimet e femijerise sime nga qyteti i Burrelit buze lumit Mat. Ka pasur ai qytet nje lulishte te mrekullueshme, me peme dekorative te sjella nga te gjitha anet e Botes. Manjolat dhe blinjte ishin si nje parfum hyjnor per tere qytetin e vogel dhe lulishtja vete ishte nje mjedis  perrallor per ne femijet. Goje me goje kishim mesuar se lulishten e kishte ndertuar Mbreti Zog, bile thoshin se e kishte ndertuar per qejfin e Geraldines. Ajo lulishte sot eshte pothuajse 90-vjeçare. Por sot, nuk  je ne gjendje t’ia mesosh moshen, se ajo pothuajse nuk ekziston. Pa le me të kete ta zeme nje pllake perkujtimore. Ne mes te lulishtes ka qene nje xhami shume e bukur, por e bene pluhur kur une isha  nja 13 vjec dhe si deshmi une kam nje fotografi me shokun tim te feminise Arben Cicanin ngjitur me rrenojat e saj.

Rrenoja, rrenoja, rrenoja gjithandej vetem me u  humbe deshmite. Deshmite e historise. “…Pse nuk u kthye ne muze nje nga burgjet me te tmerrshme te kohes: Spaçi, Ballshi, Burreli, Qafë-Bari?” pyet me plot te drejtë publicisti i shquar Mehmet Elezi, i cili pohon më tej se “Ato po shemben perdite. Bashke me muret po shembet edhe kujtesa per to”. Po pse ndodh kështu? Sepse eshte dikush qe ka interes qe diktatura te mos deshmohet se si ka qene, se eshte dikush qe  ende kerkon ta lyeje me bojëra diktaturen, sic u be per shembull, me nje te ashtuquajtur “Bunker-art” ku fakti historik i nje vendstrehimi te Shtabit te Ushtrise deformohet “artistikisht” per t’u shndërruar ne “turizëm historik”. Kjo, afërmendsh, nuk eshte as kulture, kjo nuk eshte as histori. Keshtu fshihen deshmite dhe pa deshmi nuk ka kujtese  historike. Dhe pa kujtese historike nuk mund as te edukosh brezat qe vijnë dhe as te respektosh ato qe shkuan.

Duket si nje gje e rendomte, bie fjala, qe sot Shqiperia paguan, sipas statistikave te Sigurimeve Shoqerore rreth 12 mije veterane te Luftes Antifashiste. Por, askujt nuk i ka shkuar ndermend te beje nje pyetje te thjeshte; Si eshte e mundur qe  vetem ne Shqiperi keta veteranet na qenkan me mijera, kurse edhe ne Amerike apo ne Rusi e Britani kane filluar te numerohen me gishtat e dores? Arsyeja? Sepse, me sa duket dikush ka dashur dhe ne fakt e ka blere voten e tyre me para (pagesa për pension te pamerituar veterani me dëshmi te rreme) dhe prandaj na del qe me mijëra veterane shqiptare paskan qene te gjithë nga 12-13 vjeç, kur paskan rrembyer “pushket me gjalmë” kunder okupatorit. Per cfarë deshmie historike behet fjale ne kete rast, kur nga njera ane Shqiperia e vogel me nje kontribut modest ne Luften e Dyte Boterore ne anen e Aleateve paska ende 12 mije veterane lufte ne nje kohe qe vete Censusi shqiptar  thote se popullsia e moshes 80-85 vjeç nuk e kalon shifrën 12 mijë. Te gjithe paskan rrembyer “pushket me gjalmë” qe ne moshë 10-vjeçare? ” It sounds too good to be true” (Duket shume e bukur per te qene e vertetë).

Shkurt, per te mos e zgjatur. Le te behemi te pergjegjshem si Bota e perparuar. Si ketu  ne Amerike ku vënë nje pllakë perkujtimore ne mes te pyllit per te deshmuar moshen e pyllit dhe kulturen e shetitjes  ne pyll. Le t’i themi deshmite ashtu sic kane qene, pa delire se ” …prapa do me vije historia”. Historia e vërtete askujt nuk ka per t’ia ngrene hakun. Ne nje shoqeri te hapur askush nuk mund t’i zhduke, t’i retushoje, apo t’i fshije deshmite. Se kjo perben krim  dhe  pa as me te voglin dyshim do te dënohej nga ligjet ne fuqi. Dikur ia burgosen vargjet poetike Visar Zhitit dhe ia rrembyen vitet me te bukura te rinise, Por, sot, ai me nje fisnikeri te rralle na ka dhene nje deshmi te tmerrshme te burgjeve te diktatures. Keshtu qe edhe nese dikush nuk do qe t’i restauroje burgjet e Spacit e Burrelit si deshmi te diktatures, ne, dhe sidomos brezat qe do te vijne, kemi romanet e Visar Zhitit dhe kujtimet e At Zef Pllumit, te denja me i rikonstruktue ato burgje nga e para.

Hiqeni nga mendja se sot mund t’i bunkerizoni deshmite. E kam për ju qe ende keni nostalgji per “… te mirat e diktatures”. E kam per ju qe ne  instiktet tuaja te fshehura  ende besoni se Enveri “bëri shtet…”. Deshmite tregojne te kunderten, ato tregojne se edhe ato pak gjurme te shtetit qe gjeti, i shkatërroi te gjitha dhe na la deshmite e telave me gjemba…