Një territor me dy shtete apo vetëm një shtet izraelit?

Pas takimit me kryeministrin, Netanjahu u bë e qartë: Donald Trump nuk këmbëngul më në zgjidhjen me dy shtete në konfliktin e Lindjes së Mesme. Por zgjidhja me një shtet nuk preferohet nga Izraeli

Opcioni i zgjidhjes me dy shtete të konfliktit në Lindjes së Mesme është po aq i vjetër sa vetë konflikti. Për herë të parë ajo u diskutua në Komisionin “Peel”, të ngritur nga fuqia britanike që kishte mandatin në vitin 1937. Anëtarët e tij pyetën qindra palestinezë dhe hebrenj. Konkluzioni: Mes dy popujve që jetojnë në një hapësirë të ngushtë ekziston “një konflikt i patejkalueshëm”. Të dyja palët nuk kishin të përbashkëta, shpresat e tyre kombëtare nuk pajtoheshin me njëra-tjetrën. Prandaj komisioni rekomandoi, se ky territor duhej të ndahej në dy shtete. Plani qëndroi në sirtarë derisa në vitin 1947 Asambleja e OKB-së e rimori si koncept në vitin 1947, por dështoi në rezistencën e vendeve arabe, të cilat nuk donin të dëgjonin për një shtet izraelit. Lufta që pasoi në vitin 1948 kishtë një synim: sigurimin e sa më shumë territoreve – një luftë që ishte hapi i parë drejt dëbimit të palestinezëve. Pas luftës “Gjashtëditore” të Izraelit në vitin 1967, ku Izraeli pushtoi Jordanin Perëndimor dhe Jeruzalemin, zgjidhja me dy shtete u duk më e pamundur se kurrë. Ky plan u rimor sërish në vitin 1980, kur bashkësia europiane bëri fjalë për të drejtën e vetëvendosjes së palestinezëve dhe nxiti zgjidhjen me dy shtete. Por duheshin dy dekada, derisa këtë koncept ta përdorte edhe Këshilli i Sigurimit të OKB-së në vitin 2002. Ishte George W. Bush ai që e bëri të vetin këtë koncept, në vitin 2003 në “Marrëveshjen e Gjenevës”, ishin palestinezët dhe izraelitët që negociuan për këtë plan. Baza e afrimit ishte se PLO, Organizata për Çirimin e Palestinës do të njihte Izraelin, jo drejtpërdrejt, por të nënkuptuar. PLO u tërhoq nga ideja e krijimit të një shteti palestinez në të gjithë territorin e mandatit, dhe u kufizua me kufijtë e vendosur nga pushtimi në vitin 1967. Kësaj ideje iu bashkua edhe Hamasi, me kusht që të zhvillohej një referendum.

Humbja e besimit të zgjidhja me dy shtete/Në dekadat e fundit u duk se të dyja palët i përmbaheshin zgjidhjes mes dy shtete. Por me vazhdimin e politikës së ngulimeve të reja nga ana e Izraelit, ra miratimi mes palestinezëve për këtë zgjidhje. Në vitin 2014 pak më shumë se 50% e tyre votuan kundër një zgjidhjeje të tillë. Shumë vetë besojnë, se me copëtimin e territorit nga ngulimet e reja, zgjidhja me dy shtete është realisht e pamundur. Për shkak të akteve të terrorit nga ana e palestinezëve, ra miratimi edhe ndërmjet izraelitëve. Se cila do të jetë zgjidhja më e mundshme, kjo duket tani e pasigurtë. Shumica e izraelitëve e refuzojnë edhe zgjidhjen me një shtet. Kjo do të groposte identitetin e Izraelit si shtet hebraik. Sepse nëse Izraeli i merr territoret palestineze në hapësirën e shtetit të vet, do të thotë se duhet t’u njohë palestinezëve të drejtat e plota qytetare. Politologja e Universitetit të Hamburgut, Margret Johannsen konstaton në studimin e saj “Konflikti i Lindjes së Mesme”, se Izraeli de facto do të bëhej një shtet binacional, dhe do të hiqte dorë nga karakteri i tij si shtet hebraik. Pikërisht këtë nuk e duan shumica e izraelitëve. Rikthim tek zgjidhja me dy shtete? Por për shkak të ndarjes së territorit nga ngulimet, kjo duket më e pamundur. Reagimet pas deklarimeve nga administrata Trump dhe takimit të presidentit amerikan me kryeministrin, Netanjahu tregojnë se zgjidhja me dy shtete mbetet ende zgjidhja më e favorizuar në arenën ndërkombëtare.

 

 

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>