Një tjetër “arritje” e Ramës/“Shqipëria, e para në Botë për konsum kokaine”

Me bekimin e Edi Ramës, vendi ynë është kthyer në qendrën kryesore të drogës dhe kriminalitetit. Prej 4 vitesh, Rama ia arriti ta shndërronte vendin në një Kolumbi të Europës, ku përveç prodhimit dhe shitjes, shqiptarët tashmë kanë filluar të konsumojnë atë. Raporti tronditës vjen nga Zyrat e OKB-së, ndërsa faktohet se shqiptarët janë të parët për konsumimin e kokainës

 

Me bekimin e Edi Ramës, vendi ynë është kthyer në qendrën kryesore të drogës dhe kriminalitetit. Prej 4 vitesh, Rama ia arriti të mbushte vendin me drogë, ku përveç prodhimit dhe shitjes, shqiptarët tashmë kanë filluar të konsumojnë atë. Raporti tronditës vjen nga Zyrat e OKB-së, ndërsa faktohet se shqiptarët janë të parët për konsumimin e kokainës. Ky raport i shqiptarëve me drogën erdhi pikërisht, pasi kryeministri investoi plot një mandat për ta kthyer Shqipërinë në Kolumbi. Për të përfituar milionat e eurove nga ky biznes kriminal, Rama ia doli që t’i çoj shqiptarët drejt greminës, duke i rrezikuar ndjeshëm jetët e fëmijëve të tyre. Them kështu, pasi raporti tregon se janë pikërisht moshat mjaft të reja që kanë nisur konsumimin e lëndëve narkotike. Artikulli është botuar në median prestigjoze “Telegraph”. Dhe siç raporton media britanike, shqiptarët janë të parët në botë për konsumin e kokainës. Të dhënat e fundit janë marrë nga Zyra e OKB për Krimin dhe Drogën. Sipas këtyre të dhënave, 2.5 për qind e popullsisë nga mosha 16 deri në 64 vjeç në Shqipëri konsumon kokainë. Pas nesh vijnë skocezët, më pas amerikanët. “Në majë të tabelës është Shqipëria. Hulumtimi i shëndetit publik nga 2014 vlerëson se 2.5 për qind e popullsisë së saj në moshë midis 16 dhe 64 vjeç përdor drogën. Vende të tjera në 10 të lartë përfshijnë SHBA, Spanjë, Australi dhe Holandë, së bashku me disa vende të Amerikës së Jugut: Kili dhe Uruguaj”, shkruan britanikja.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>