Nuk i mjaftojnë stolat inteligjentë dhe pasqyra 2 milionëshe, Dritan Leli ble edhe fuoristradë 66 milionë lekë

Etja për të vjedhur dhe makutëria, që janë kultivuar si virtyte në gjirin e “Rilindjes”, që Edi Rama krijoi duke shkatërruar bazat e Partisë Socialiste, duket se ka prodhuar sot politikanët më të korruptuar në Shqipëri, të cilët po e shfrytëzojnë postin për të vendosur pasuri multimilionëshe në kurriz të shqiptarëve. Ky fenomen po del gjithmonë e më shumë në pah, në nivelin e qeverisjes lokale, ku sejmenët e Edvinit me kalkulime matematikore, tendera abuzivë e veprime të tjera të paligjshme vjelin paratë e taksapaguesve dhe i shfrytëzojnë ato për benefite personale. Vjedhin, grabisin prona, shtojnë apartamentet dhe automjetet luksoze për zotninë e tyre, e për fatin e keq nuk i hyn gjemb në këmbë. Shfaqja më e shfrenuar e etjes për jetë luksozë këtë herë na vjen nga Vlora, ku beljeri Dritan Leli nuk kursen asnjë qindarkë për t’i plotësuar kushtet vetes, ndërkohë që mijëra banorë përmbyten, sepse kryebashiaku thotë se “nuk ka fonde” për pastrimin e kanaleve kulluese dhe rregullimin e hidrovoreve. Pasi pagoi 2 milion lekë për tu parë në pasqyrë e miliona euro për disa stola të ashtëquajtur ‘inteligjentë’ në Lungomare, Leli tashmë ka bërë një tjetër shpenzim luksi duke porositur një makinë luksoze, tip fuoristradë, me një çmim të kripur. Është portali Tpz.al që ka siguruar dokumentet e këtij tenderi, ku objekti është “blerje makine për administratën”. Fondi limit është 6.666.667 lekë pa TVSH, ndërsa kohëzgjatja e kontratës për ekzekutimin është deri në 10 ditë nga lidhja e kontratës. Automjeti kërkohet që të jetë me 0 kilometra, ndërsa të jetë prodhuar në vitet 2015 ose 2016. Gjithashtu, numri i dyerve të jetë 5, ndërsa të ketë 7 vende. Leli ka kërkuar një automjet me kambio automatike, me fuqi motorike 2800 kuaj si dhe të jetë 4×4 me bllokues diferenciali. Ngjyrën e makinës e preferon të jetë gri, sediljet prej lëkure, të ketë sistem navigacioni, fenerë xenon led, të ketë pedana anësore fikse, apo edhe xhama të errët origjinal. Leli e kërkon automjetin me sensor parkimi para dhe pas, të ketë kamera të pasme, sedilje me ngrohje përpara dhe me rregullim elektrik. Leli pavarësisht se është kryebashkiaku i Vlorës, jeton në Tiranë. Për shkak të udhëtimeve të shpeshta Tiranë-Vlorë, Dritan Lelit i “duhet” kjo fuoristratadë që të mos ndjejë lodhjen e rrugës. Me këtë makinë luksoze, Dritan Leli ja ka kaluar edhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili përdor një makinë hibride shumë herë më të lirë ndërsa si ‘ambjentalist’ mban një orë plastike, njësoj si presidenti Ilir Meta. Por po ta krahasosh Lelin, me kryebashkiakun e Prishtinës, Shpend Ahmeti, bën diferencë të madhe. Ahmeti nuk përdor makinë personale, por vetëm transport urban. Ai shihet në rrugët e Prishtinës teksa frekuenton autobusët. Kryebashkiaku i Vlorës, nuk krahasohet as me kryebashkiakun e Amsterdamit, që ka një buxhet të barabartë me Shqipërinë, por lëviz me biçikletë për të shkuar në punë. Leli bën mirë që paratë e shpenzuar për luks të shfrenaur apo fuoristrada, t’ia lërë institucionit të bashkisë që t’i përdorë për përmbytje dhe vetë të lëviz me një automjet të thjeshtë.

Marrë nga Tpz.al

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>