Nuk ka liri mediash me liri kanabisi

gazetat

Sulmi publik e me audiencë ndërkombëtare i Edi Ramës ndaj medieve në Shqipëri konfirmoi shqetësimin mbarëkombëtar se s’mund të ketë liri mediesh, kur kryeministri e shikon fjalën e lirë si enë kanabisi. Ditën kur u mor vesh se integrimi në BE ka ngecur, gazetarët zbulojnë se Edi Rama s’ka ndërmend të ndalet derisa ta shndërrojë median në një levë të plotë të pushtetit të tij. Përplasja mund të regjistrojë edhe viktima, por beteja kundër kanabisit është njëkohësisht edhe betejë për lirinë e medias

Reagimi/Vasili: “Droga e Ramës rrezikon të qelbë mediat, mendjeprishuri qahet se nuk po i blen dot”

Gazetarët dhe mediat janë kthyer tashmë prej kohësh në prenë e preferuar të kryebaronit të propagandës dhe drogës, Edi Rama. Nga Kuvendi, në selinë e partisë, studio televizive e madje dhe në konferenca me praninë e ndërkombëtarëve, kryeministri i sulet reporterëve duke i fyer dhe sharë pa pushim. Pavarësisht se ditën e djeshme në Konferencën e Komisionit Europian për “Ditët e Medias”, përballë Johanes Hahn, e moderoi gjuhën duke shmangur banalizmat, Edvini sërish provoi të heqë vëmendjen nga skandalet që kanë përfshirë qeverinë e tij dhe vetë atë, duke i cilësuar mediat si institucionet më të pabesueshme për popullin, apo organe që deformojnë realitetin. Ky sulm publik i Edvinit dhe me audiencë ndërkombëtare ndaj medieve në Shqipëri konfirmon shqetësimin mbarëkombëtar se s’mund të ketë liri mediesh, kur kryeministri e shikon fjalën e lirë si enë kanabisi. Teksa e ka të qartë se nuk ka arritur të shtrijë duart e ndyta të pushtetit të kanabisit tek të gjitha redaksitë e televizioneve, Edi Rama atakoi me gjasa ata që nuk kanë rreshtuar t’i nxjerrin në dritë të palarat e Sajes së tij të dashur, duke folur për një gazetari të pasur në mënyrë të tejskajshme. Deklaratat e ashpra të Edi Ramës në ‘Ditën e Medias’ ka lënë pa fjalë reporterët e huaj, të cilët e kanë kritikuar kryeministrin duke e cilësuar fjalimin si një sulm të drejtëpërdrejtë për lirinë e fjalës. Gazetari malazez Zeljko Ivanoviç u shpreh se kur Rama fliste, ai është ndjerë totalisht i abuzuar. Gazetari i ‘Vijesti’ deklaroi gjithashtu se kreu i qeverisë shqiptare foli siç do fliste Aleksandër Vuçiç. “Fillimisht dua te flas për fjalimin që beri zoti Rama në panelin e parë. Unë mendoj se ishte vërtete një skandal ajo çka ai tha. Për 25 minuta ai foli për kredibilitetin e medias dhe të gazetarëve. Ndërsa për gati 5 minuta kryeministri Rama foli për rëndësinë e lirisë së shtypit. E njëjta gjë do kishte ndodhur po të ishte këtu me Vuçiç apo presidenti Trump. U ndjeva totalisht si ta them i sulmuar. Për 13 vite me radhë, tre herë në ditë redaktori bërtet: ‘Mbledhje!!!’ ku flasim dhe diskutojmë për besueshmërinë e burimeve, për historitë qe do mbulojmë te nesërmen. Tre herë ne dite kjo për kaq shume vite, e pas kësaj një Kryeministër del këtu siç doli zoti Rama për 25 minuta e na thotë sesi media duhet të jete e besueshme. Sigurisht qe duhet te jete e tille. Ne jemi te besueshëm. Por problemi ka te beje me politikanet. Psh: ne Malte ndodhi një vrasje, dhe këto lloj fjalimesh prodhojnë këto vrasje. Kryeministri atje për vite i thoshte gazetares qe nuk kishte besueshmëri. Dhe me ne fund ajo u ekzekutua nga mafia”, tha me tone të ashpra Ivanoviç. Ditën kur u mor vesh se integrimi në BE ka ngecur, gazetarët zbulojnë se Edi Rama s’ka ndërmend të ndalet derisa ta shndërrojë median në një levë të plotë të pushtetit të tij. Përplasja mund të regjistrojë edhe viktima, por beteja kundër kanabisit është njëkohësisht edhe betejë për lirinë e medias

Vasili ironizon Ramën: Droga e Ramës rrezikon të qelbë mediat, mendjeprishuri qahet se nuk po i blen dot/ Deklarata e djeshme e kryeministrit Edi Rama në konferencën për lirinë e mediave në Ballkanin Perëndimor, ku mori pjesë edhe Komisioneri për zgjerimin Johanes Hahn, është ironizuar nga kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili. Për Vasilin është për të qarë mënyra sesi Rama del e thotë se gazetarët po shkelin të drejtat e njeriut, kur është ai vetë që për disa minuta me rradhë volli vrer, shau dhe fyeu reporterët e politikës që i kërkuan prononcim. “Kryeministri që fyen mediat qahet se mediat po shkelin të drejtat e njeriut. Ha ha Kryeministri i drogës flet, qahet në fakt se ca media me sa duket nuk po i blen dot. Ky mendjeprishur, që fyen në mënyre histerike mediat dhe gazetarët, po ankohet se mediat po shkelin të drejtat e njeriut. Po ky duke i fyer e poshtëruar mediat këtij mendjegremisurit i duket se respekton të drejtat e njeriut”, thotë Vasili. Në vijim, ish-kreu i LSI shprehet se droga e qeverisë herë a vonë rrezikon të ndotë edhe tregun mediatik në vend, me paratë e pista që prodhon. “Liria e medias në Shqipëri është në udhëkryqin më të rrezikshëm sepse droga e kryeministrit ka qelbur dynjanë dhe kërkon të qelbë edhe median sa të mundë. Kur nuk ja arrin ky qan……”, deklaron Vasili.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>