“Nuk kemi nevojë për mësim suplementar nga Erdogani”

Ndaj sulmeve të fundit të Presidentit turk në Berlin reagon ministri i Brendshëm gjerman. Kancelarja e shfrytëzon shtyrjen e vizitës në SHBA për një vizitë në sipërmarrjet komunale. Dhe duket fare e qetë

 

Më në fund pak qetësi nga Ankaraja dhe Uashingtoni: krejt papritur Angela Merkel mbërriti të martën në hotelin gjigand Estrell në jug të Berlinit për të hapur takimin vjetor të shoqatës së sipërmarrjeve komunale. Kjo në një kohë kur ajo duhet të kish shkuar prej kohësh në Uashington, për t’u takuar pasdite vonë sipas orës së Gjermanisë me Donald Trumpin. “Moti në Uashington mendoi për komunat gjermane”, thotë Merkeli e shlodhur dhe me humor të mirë në sallën me qindra spektatorë. Një furtunë bore në Bregdetin Lindor të Amerikës e shtyu për të premten udhëtimin e saj me partnerin e vështirë në Uashington. Prandaj ajo ka mundësi që t’u flasë personalisht përfaqësuesve të komunave.

Tani Merkeli të lë përshtypjen se flet për tema të preferuara, për politikën energjetike në qytete, për furnizimin me ujë dhe për politikën e mbeturinave, për internetin me transmetues të gjerë. Dhe për sigurinë kibernetike edhe në fshatin më të vogël. “Kur ka diçka që iu bie në sy: na sinjalizoni më shpesh!” Asnjë fjalë për partnerin e vështirë në Shtëpinë e Bardhë. Ajo nuk thotë asnjë fjalë as për fyerjet e reja nga Ankaraja. Kjo në një kohë kur Presidenti Erdogan e sulmoi të hënën direkt Kancelaren: ai e akuzoi për “mbështetje të terroristëve”. Autoritetet gjermane nuk patën reaguar ndaj informacione turke për rreth 4500 vetë “të dyshuar si terroristë”.

Rolin e kthimit të përgjigjes për sulmet nga Ankaraja e mori ministri i Brendshëm, Thomas de Maizière. Pas një takimi me Konferencën Islamike Gjermane në Berlin ai tha se nuk ekziston një listë e tillë me persona të dyshuar si terroristë. Dhe më konkretisht ai shtoi: “Ne nuk kemi nevojë për mësim suplementar nga zoti Erdogan, si ta luftojmë terrorizmin e PKK-së”. De Maizière foli për rreth 4.000 procedura hetimore në Gjermani, në kuadër të të cilave përmendet edhe partia e ndaluar në Gjermani, Partia Punëtore Kurde, PKK, njëra nga armiket kryesore të Erdoganit në Turqi. De Maizière shtoi: “Këtyre provokimeve ne nuk duhet t’u përgjigjemi me provokime”. Veç kësaj, sulmet kanë si synim të vetëm që ta “kalojnë në një rol viktime Turqinë” në lidhje me referendumin për kushtetutën. Me to synohet me siguri të shkaktohen “efekte solidariteti” tek ata, të cilët nuk e mbështesnin deri tani planin e Erdoganit për ndërtimin e një sistemi presidencial.

Por De Maizière konfirmoi se ekziston një listë tjetër: me politikanë të partisë në pushtet AKP, ndoshta edhe me ministra, të cilët dëshirojnë të flasin para referendimit në 16 prill në manifestime në Gjermani para rreth 1,4 milionë turqve me të drejtë vote në Gjermani. Por përfaqësues të vijës së parë të politikës turke, ose vetë Presidenti Erdogan, nuk janë pjesë e kësaj liste. Qeveria i përmbahet linjës së saj, për të mos i ndalur parimisht manifestime të tilla, tha ministri i Brendshëm gjerman: “Por ka kufij, dhe pastaj veprohet, nuk shpallet paraprakisht hapat”.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>