Nuk pritet zgjidhje nga Ramë-Droga

rama-me-droge

Është e pamundur që pengu i krimit të organizuar të mund të gjejë vullnetin për t’u pavarësuar prej tyre. Edi Rama po shfaqet përditë si pengesa kryesore për normalizimin e klimës politike dhe gjetjen e kompromisit për qeverisjen që do e çojë vendin në zgjedhje të lira e të drejta. Publiku dhe ndërkombëtarët tani po shohin për alternativa që përjashtojnë vatrën e krizës, po kërkojnë zgjidhje që përjashtojnë përfshirjen e Ramë-drogës

 

Kriza politike ndodhet në kulmin e vet, ndërsa varësia e Edi Ramës prej krimit e drogës e bën të pamundur gjetjen e një zgjidhje në të mirë të vendit. Organizata kriminale që drejton vendin prej pothuajse 4 vitesh ka krijuar  një ambient mbytës e tensionues, ndërsa kauza e opozitës për krijimin e një Qeverie teknike që do të mundësoj mbajtjen e zgjedhjeve të lira është e pamundur të pranohet nga kryebanditi i shqiptarëve. Pavarësisht se kreu i LSI, Ilir Meta u tregua i gatshëm të lëshoj mandatet e veta në mënyrë që të krijohen kushtet për mbarëvajtjen e një procesi zgjedhor demokratik dhe po ashtu të ketë një zbatim të plot e efikas të ligjit të dekriminalizmit, Rama sërish e kundërshton këtë zgjidhje, duke këmbëngulur se nuk ka ndërmend ta lëshoj karrigen e pushtetit, që ia garantuan droga dhe krimi. Opozita e qytetarët në ditën e 46 të rezistencës së tyre, në çadrën e lirisë u treguan të gatshëm për dialog që do mundësoj një qeveri teknike me mbështetje të gjerë politike, por sërish Rama e ka të pamundur nisjen e negociatave në të mirë të shqiptarëve. Kreu Basha i ka bërë të qartë Ramës se nuk do të pranoj pazare politike apo aleanca të kurdisura në kurriz të qytetarëve të vendit të vet, ndaj publikisht e fton që të reflektoj dhe të mos pengoj më ndrydhjen e votës së lirë. Por, Rama refuzon t’u përgjigjet ftesave dhe t’i afrohet zgjidhjes, pasi puna e tij për kanabizimin e vendit nga Konispoli në Vermosh do të quhet një pazar i prish me kriminelët. Fakti që Rama nuk lëshon pe dhe i ka shpallur luftë të hapur qeverisë teknike, si një alternativë që do të mund të nxirrte vendin nga kriza politike e do të garantonte standarde e liri në zgjedhjet e 18 qershorit, tregon se për këtë kryeministër në ikje, interesat e xhepave personal dhe të klientelës janë shumë herë më të rëndësishme se stabiliteti i demokracisë dhe pluralizmi. Edi Rama nuk dëshiron asesi ta pranojë këtë alternativë, pasi ai së bashku me njerëzit e krimit ka hartuar një plan të detajuar për  të vjedhur zgjedhjet e 18 qershorit dhe për të rikonfirmuar demokracinë e qeverinë fasadë që ndërtoi në 2013-ën.  Si ithtar i hajdutërisë dhe korrupsionit masiv, ky njeri që vodhi shqiptarët për katër vite vazhdon t’i fryjë borive të bllokimit dhe mos gjetjes së zgjidhjes, pavarësisht se opozita dhe aleati kryesor në Qeveri janë të gatshëm të mos hyjnë në zgjedhje . Për këtë palo-kryeministër që dështoi të reformonte Shqipërinë ashtu siç propagandoi për katër vite në mediat e paguara me paratë e drogës dhe paratë e vjedhura nga taksapaguesit shqiptarë nëpërmjet tenderave dhe koncensioneve fiktivë, etja për pushtet është aq e madhe sa nuk i bën përshtypje fakti se fatura dhe kostot mund të jenë aq të larta sa të rëndojnë në kurriz të shqiptarëve. Tashmë, Shqipëria dhe shqiptarët kanë vetëm një armik, dhe kjo është tirania e krimit, tirania e korrupsionit, tirania e drogës dhe pa përmbysjen e tyre vendi do të jetë në udhëkryq.

 

 

1 Koment

  1. ZEKIJE BRAHO SHBA

    05/04/2017 at 00:10

    Ai kryeminister kerkon te mare pushtetin prape me genjeshtra e mashtrime, I cili nuk deklaron pasurite e tij te palujteshme dhe parate e thata qe ka neper shume banka te botes, ne bankat private ne vend, ne emer te LINDES, vjehres, djalit te madh, mamase, e cila e martoi me nje grua qe ka nje vajze te moshes madhore, ku sot ajo duhet te ishte gjyshe e jo te bente femi ne kete moshe, nje martese me kontrate, vetem ai te behej kryeminister, se asnje femer nuk e merte dhe ato qe u munduan te bashkejetonin me te, iken, sepse e pane se cfare malli ishte, me vone filloi te martoje ish grate e tij me shoket e tij, hajde cooperative budallenjsh, hajde, lum shqiptaret se nga kush komandohen, neqoftese shqiptaret do behen pak te zgjuar, te kuptojne se cfare po luhet ne kurriz te tyre, te mendojne per te ardhmen e tyre, mos te shkojne te votojne per ate parti horrash e hajdutesh, imoral e kriminel, se te dyja keto vese jane te lidhura ngushte me njera tjetren, nga keta njerez pret cdo gje, prandaj ka ardhur koha qe te gjithe te distancohen nga ajo parti kriminale, e cila ka vrare shpresen e shqiptareve jo vetem sot, por prej vitit 1941, nje vit ku te gjithe kriminelet moren fatin e vendit ne duart e tyre vetem per t’u pasuruar, per t’i ulur koken te gjitheve dhe per te grabitur te gjitha pronat e atyre qe I kishin me dokumenta te regullta prej shume vitesh, e bene vendin pronen e tyre, kurse pronaret I vrane, internuan, burgosen, I ulen dinjitetin, personalitetin, ishin njerez me culture, shkolle, me respect per te gjithe, kurse tani perpiqen qe t’i japin lemoshe per te gjitha ato grabitje qe I kane bere. MOS U BESONI ME KRIMINELEVE, ORA E DREJTESISE PER TE GJITHE KA ARDHUR, VOTONI PER ME TE MIRET, PER ISH PRONARET, ME SHKOLLA TE LARTA, ME KULTURE, E KETA JANE KUDO, NE SHQIPERI, NE DIASPORE, KERKOINI DHE DO T”I GJENI, MERNI SITUATEN NE DORE, SE NDRYSHE NUK IKIN ATA KRIMINELE ME TE MIRE, PACIT FAT DHE ZOTI JU NDIHMOFTE NE CDO HAP QE DO BENI.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>