House of Propaganda...

Premte, 13 Prill 2018 15:23

Nga Ylli Manjani

Vijon seriali propagandistik “Faji është tek tjetri”. Deri tani kemi parë këto seri: - Për keqqeverisjen e Tij, fajin e ka LSI-ja. - Për korrupsionin e Tij dhe të kujtdo tjetër, fajin e ka si gjithmonë Ilir Meta! - Për drogën, tashmë fajin e ka Saimiri! - Për arrogancën e Tij në qeverisje, fajin e ka Saliu! - Për vjedhjen e zgjedhjeve që bëri, fajin e ka “Rusi” Lulzim! - Për shkatërrimin e Parlamentarizmit, fajin e ka çizmja e Monikës! - Për drejtësinë që ka kapur vetë me të dyja duart, fajin e ka Lu! Ky i fundit ja hedh fajin Llallës! - Për taksat e larta që vendos Ai vetë, fajin e ka populli vandal! - Për mbylljen e gojës kritikëve, fajin e ka “kazani”, pra Media! - Për pronat që ka bllokuar, fajin e kanë Pronarët! - Për koncesionet dhe PPP kriminale, fajtore është Qeveria e së shkuarës! ( Me historinë e dy kullave të Brojkës, mbushi Tiranën me ndërtime Ai). - Për shëndetësinë fajin e ka Beqja!. - Për arsimin, fajin e ka Tritan Shehu, Ornela Pampuri dhe unë që nuk pranojmë orët e hapura të LGBT!. - Për ekonominë në krizë dhe asistencën sociale, fajin e kanë bashkitë. - Për çdo kapje flagrante në skandale, fajin e ka sistemi!. Pra të gjithë kanë faj! Vetëm Ai jo!. Pritet të shtohen seritë e reja me “fajtorë” të rinj: Beni (Ahmetaj), Damiani, Ditmiri, Fatmiri, Senida, Mirela, Etilda, Erioni, Vangjushi, Qazimi e Tan Lame do shpallen fajtorë. Madje edhe Olsi e Linda nëse e do puna... (ndjesë që ua përmend emrat). Listë e gjatë “fajtorësh”.... Ka projektuar përjetësinë... Propaganda na sugjeron që: Ai po punon në kushte “të vështira” me gjithë këta fajtorë nëpër këmbë! Këtë thotë edhe Freedom House... Çfarë propagande!! Shih kur të dalë edhe raporti tjetër : Nuk ka nevojë për zgjedhje! Na mjaftojnë sondazhet! Kursehen edhe paratë e shtetit!

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Arratisja e Gruevskit, dyshime për përfshirjen e Mickovskit

Bota Shqiptare

Arratisja e Gruevskit, dyshime për përfshirjen e Mickovskit

Ekstradimi i Gruevskit nga Hungaria do të kërkohet përmes Ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar. Kjo pasi dy vendet nuk kanë marrëveshje për ekstradim. Pavarësisht kësaj, ende nuk dihet nëse Nikolla...

Çfarë duhet të bësh të dielën në mbrëmje që të zgjohesh energjike të hënën në mëngjes?

Lifestyle

Çfarë duhet të bësh të dielën në mbrëmje që të zgjohesh energjike të hënën në mëngjes?

Mbrëmjet e së dielës janë totalisht relaks për t’u marrë me veten. Pra, nëse gjatë ditës ke qenë në plazh apo edhe duke takuar miqtë, që të ndihesh e freskët...

Kosova e Serbia akuzojnë njëra-tjetrën për moszbatim të marrëveshjeve

Bota Shqiptare

Kosova e Serbia akuzojnë njëra-tjetrën për moszbatim të marrëveshjeve

Zbatimi i marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit me lehtësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel, vlerësohet në mënyra të ndryshme nga palët në negociata. Kryesisht...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!