Përdhosja e ligjit për mediat audiovizive

Tuesday, 12 June 2018 08:27

Nga Luçiano Boçi

Në Shqipëri ligji nuk është më, as moral dhe as parim, apo normë juridike dhe shteti i së drejtës tek ne po ndjek një trajektore tërësisht të zhdrejtë, i zhveshur plotësisht nga institucionet dhe gjykatat.

Ligji vetë është shndërruar nga Rama në një normë rrëmbyese, amoralitet publik dhe ndjek parimet e përfitimit ekonomiko-kriminal të kastës.
Reforma në drejtësi pësoi “përkthime” e vendime antikushtetuese monstruoze, vetëm e vetëm të arrihej kapja e drejtësisë.
Kodi i procedurës penale, me një të rëne të lapsit, shndërrohet në një paragraf të tij për ekstradimin në Kod apenal, vetëm e vetëm për të nderuar pashallarët e krimit.
VKM-ja e Shkurtit 2017, për krijimin e AKCESK-ut, me një paragraf “fare të thjeshtë” i njeh të drejtën autoriteteve publike (Ministritë, Drejtoritë, Kryeministri) që nëpërmjet AKEP-it, të mbyllin aksesin për çdo media online.
Projektligji personal i Ramës, për shembjen absurde të Teatrit Kombëtar dhe sanksionimin e grabitjes e pronës publike për të ndërtuar kullat personale e të klientëve, zgjedh kush do ndërtojë, çfarë grabitet, kush projekt fiton dhe hedh në erë trashëgiminë kulturore dhe historike të vendit.
Sikur të mos mjaftonin këto, vjen një tjetër propozim i Ramës, i cili kërkon të deformojë “Ligjin për mediat audiovizive” në disa nene thelbësore të tij.
Me këto ndryshime kërkohet që fillimisht 30% e më pas 50% e parave që publiku paguan si tarifë fikse për aparatet televizive, tek RTSH, ti kalojë nëpërmjet Fondit të transmetimeve, televizioneve private klienteliste te Ramës.
Bëhet fjalë për miliona euro që i merren publikut dhe i kalojnë klientëve specifikë.
Pazar ligjor dhe makutëri politike në dëm të interesit publik, krejtësisht antikushtetuese.
Në mënyrë cinike në raportin e ndryshimeve theksohet se këto financime publike të televizioneve private me demek do rrisin pavarësinë e lirinë e këtyre mediave.
Ndërkohë që ai i cili ia rrëmben një enti publik paratë për t’ia dhënë privatit është vetë kryetari i PS.
Në këtë projekt e kishin burimin dhe propozimet e fundit alla-Beqaj që u bënë në Komisionin e medias nga deputetët e majtë, për rritjen e tarifës së qytetarëve dhe që njerëzit të paguanin jo më për një, por për çdo aparat TV në shtëpi.
Kështu përdhoset ligji në Shqipëri.

Modifikuar më Tuesday, 12 June 2018 10:16

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Formacionet zyrtare/ Arabi Saudite-Egjipti, loja për vendin e tretë të grupit

Sport

Formacionet zyrtare/ Arabi Saudite-Egjipti, loja për vendin e tretë të grupit

Turneu i Botërorit hyn sot në raundin e fundit të fazës të grupeve, ku Grupet A dhe B vendosin sot kryesuesit e tyre. Tek grupi A është vendosur gjithçka, ku Egjipti...

Interneti në shtëpi, arrin në 314 mijë numri i të abonuarëve

Aktualitet

Interneti në shtëpi, arrin në 314 mijë numri i të abonuarëve

Numri i abonentëve të internetit nga linjat fikse i është kthyer rritjes me ritme të larta në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve...

U akuza se merrte urdhra nga opozita/Liçaj: E sfidoj Veliajn, ti nxjerrë dialogjet me PD-në

Politikë

U akuza se merrte urdhra nga opozita/Liçaj: E sfidoj Veliajn, ti nxjerrë dialogjet me PD-në

Ditën e sotme Erion Veliaj ftoi artistët në një dëgjesë për Teatrin Kombëtar. Pas përplasjes që pati me Veliajn, aktori Neritan Liçaj braktisi dëgjesën. I ftuar në studion e FaxNews, Liçaj tha...