BE-ja, më larg se në vitin '98

Tuesday, 26 June 2018 21:21

Redaksionale

Dalja kaps e Ditmir Bushatit dhe deficienca politike dhe diplomatike që shkëlqente në fjalimin e tij përbën epitafin, jo vetëm të vdekjes së një fazë integrimi, por të gangrenizimit të gjithë procesit të integrimit. Është një diagnozë kjo e njohur si simptoma e turqizimit të raporteve me BE. Pra me Edi Ramën, Shqipëria nuk po orbiton në fushën gravitacionale të BE-së për t’u përthithur si trup, por ka dalë jashtë kësaj ligjesie  integruese dhe është kapluar nga vrima e zezë e Turqisë.

Shtyrja e hapjes së negociatave për në qershor të vitit 2019 s’është gjë tjetër veçse një artificë e vendeve si Franca, Gjermania dhe Holandë, për ta mbajtur në hava këtë çështje, që në gegnisht perifrazohet me na lënë me mih n’ujë. E patë Bushatin! Broçkulliste duke falenderuar BE ndërkohë që shtetet nukla të Europës kanë lëshuar mesazhin se krimi dhe droga mund të gënjejne burokracinë e Brukselit, por jo Berlinin dhe Parisin.

Në planin gjeo-politik, ky është  një vendim, jo me vulë Brukseli, por me vulën e Parisit dhe Berlinit, për të mos trazuar Ballkanin me një JO të fortë për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Shihni deklaratat e Komisionerit Hahn i cili ka degraduar në një korrier progress-raportesh, duke qenë totalisht në kontradiktë me instancat politike dhe diplomatike të Gjermanisë, Francës, Hollandës, etj. Për të shmangur keqkuptimet, nuk kemi një stanjacion prej Brexit apo dyzimit të BE-së për t’u zgjeruar, por  për shkak të krimit dhe drogës që në Shqipëri ka emrin kryeministër. Progresraporti është një triller, para raporteve policore dhe të shërbimeve informative që lexojnë deputetët e Gjermanisë, Francës dhe Holandës.  

Pra, me gjithë drogën dhe krimin që ka bërë kapicë Edi Rama në Shqipëri, duke u  kthyer në gangrenën ballkanike të gjithë qelbsilluqeve botërore, Berlini dhe Parisi nuk mund t'i presin ato fije  europiane të investimeve që kanë kryer në Shqipëri. Identifikimi i Edi Ramës si qeveri e drogës dhe shtresëzimi i krimit mbi shtyllën e shtetit shqiptar është po ashtu identifikuar si një problem afatgjatë. Të keqen e 5 prioriteteve! Tani u bënë 10! Mbi shpinën e Shqipërisë janë hedhur një sere kushtesh të tjera që e kthejne Shqipërinë më keq se pas 97. Janë kushte që s’i ka Maqedonia apo Serbia dhe nuk i ka pasur asnjë shtet tjetër.

Prandaj, hapja gjoja e negociatave në 2019 është si hedhja e një falli, si leximi i filxhanit, që shënon turqizimin e raporteve me BE. Rama e ka kuptuar se “gijotina” europiane kërkon "kokën " e tij politike, saqë edhe në postimin e tij, për kinse lajmin e madh, përmend fjalën port, për të treguar se në rrjedhën e përroit psiqik i ka djegur porti(kokaina dhe Tojota Yaris).

Modifikuar më E mërkurë, 27 June 2018 10:45

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Operacioni “Sintetiku”, arrestohen dy amerikanë në Tiranë

Aktualitet

Operacioni “Sintetiku”, arrestohen dy amerikanë në Tiranë

Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale ka njoftuar se dy amerikanë janë arrestuar në kuadër të operacioni “Sintetiku”. Të dy të arrestuarit akuzohen se prodhonin drogë sintetike në Tiranë. Te dy...

Braimllari: Ministria e Drejtësisë, koordinatore e korrupsionit dhe krimit

Politikë

Braimllari: Ministria e Drejtësisë, koordinatore e korrupsionit dhe krimit

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka deklaruar se qeveria e krimit po bën show mediatik me tepsinë e vet politike dhe se sot i shet shqiptarëve për arritje...

Zjarr në Velipojë, në rrezik zona e mbrojtur

Aktualitet

Zjarr në Velipojë, në rrezik zona e mbrojtur

Një zjarr masiv ka rënë pak më parë në fshatin Baks të Velipojës. Bëhet e ditur se flakët rrezikojnë të përhapen me shpejtësi për shkak të erërave të fuqishme. Zonave të mbrojtura...