Teatri Kombëtar, Teatri i Kullave dhe Teatri i Kukullave

Saturday, 30 June 2018 11:16

Nga Oerd Bylykbashi

Ju kujtohet (shihni fotot) kur Edi Rama vuri si barrikadë të gjithë deputetët e PS për të mbrojtur nga prishja pallatin e kunatit të një deputeti të tij, Dash Pezës, pas Hotel Tirana? Autoritetet konstatuan se pallati ishte ndërtuar në shkelje të ligjit me leje të Ramës‎ duke zaptuar prone publike, një rrugë. Deputetët bllokuan policinë dhe INUK (INUK i Ramës sot ta prish pronën me dinamit) dhe nuk lejuan që ta prishnin. Interesi privat i Ramës dominoi mbi interesin publik.

Sot janë artistët e teatrit që janë bërë barrikadë ndaj prishjes nga Rama të një objekti jo thjeshtë publik, por vetë Teatrit Kombëtar, vetëm e vetëm që të grabisin pronen publike në bashkëpunim me një privat, të ndërtojnë kulla në qendër të Tiranës me çmimin më të lartë të mundshëm në Tiranë e të ndajnë qindra miliona fitim mes tyre. Por Ramën dhe Veliajn e tij nuk i ndalon dot kjo.

Interesi i tyre privat përsëri dominon mbi interesin publik. Ku janë deputetët e PS-s, morali dhe nderi i tyre që Rama i përdori si thasë me rërë për barrikadë për të mbrojtur një interes privat të paligjshëm? E dimë që për interes të tij, Rama artin e përdor për rrogoz dhe e shkel me këmbë. Siç bëri në 2002 kur u tall me artisten e madhe Violeta Manushi, vetëm që të denigronte Teatrin Kombëtar që donte ta prishte që atëherë (por asokohe e ndali Kryeministri Pandeli Majko i cili sot nuk e ndal dot më...)‎

Të bësh një ligj për interes të një personi është antikushtetuese, por të gjithë e dimë se për Ramën Kushtetuta ka vlerën e një kartpecete, sa kohë që Rama gardianin e saj, gjykatën Kushtetuese e ka mbyllur dhe kthyer në një rraqe me atë Reformën në Drejtësi që ai na e shet për sukses unik (pika që s'i bie!!).

Akti i fundit i kësaj rreckërie, është votimi nga Teatri i Kukullave ‎për të miratuar ligjin rrecke për prishjen e teatrit e për të ndërtuar Teatrin e Kullave. Jo ai teatër kukullash ku për drejtor ka vënë një djalosh militant fanatik të prishjes së Teatrit Kombëtar e që u jep mend artistëve që themeluan teatrin shqiptar. E kam fjalën për Parlamentin që e ka mbushur me deputetë marioneta që ngritën dorën dje sapo u tërhoqi fijen Rama (jam i bindur që disa nuk kane qenë asnjëherë në Teatrin Kombëtar e do të vdesin pa qenë asnjëherë aty. Ata janë të bindur se shefi i tyre që i di më mirë këto punët e artit. Ç'u duhet atyre?!)

Rama ose bën ligj për interesat e tij, ose kur ligji e bie ndesh, e shkel me këmbë dhe e gris. Këto foto janë prova e sharlatanizmit, pafytyrësisë dhe makutërisë së tij kriminale, por edhe e turpit të deputetëve të tij dje dhe sot. ‎

P.s: Se harrova, disa do të hyjnë gjithsesi në burg, se Kodi Penal ka disa nene që janë më fleksibel se ligji rrecke i Ramës për prishjen e teatrit.

Gjynah kush vë firma...

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

E pabesueshme! Mësoni sa ka shkuar trashësia e dëborës në këtë fshat të Shqipërisë

Aktualitet

E pabesueshme! Mësoni sa ka shkuar trashësia e dëborës në këtë fshat të Shqipërisë

Kjo ka qenë situata në orët e mesditës, ndërsa në mbrëmje në Dardhë trashësia e borës arriti në një metër, duke krijuar vështirësi të mëdha në lëvizjen e automjeteve. Edhe pushuesit...

Anglia përmbys Kroacinë, kualifikohet në “final four”

Sport

Anglia përmbys Kroacinë, kualifikohet në “final four”

Anglia ka arritur të marrë pikët e plota ndaj nënkampionit të botës, Kroacisë në kuadër të Ligës së Kombeve, duke siguruar plasmanin në “final four”. Kroacia doli së pari në epërsi...

Festë në familjen e Rita Orës

Show-biz

Festë në familjen e Rita Orës

Në familjen e Rita Orës sot ka festë, vëllai i saj Doni feston ditëlindjen.Ai mbush 21 vjet. Me një postim në llogarinë e saj në Instagram, Rita i ka uruar ditëlindjen. Bashkëngjitur...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!