NDERHUMBURA APO TË KORRUPTUARA?

Hënë, 02 July 2018 09:00

Nga Sadik Bejko

Në shtypin e shkruar, në portale, etj. vërehet një ankesë transversale dhe në rritje, veç ndaj elitave politike, edhe ndaj atyre kulturore. Me të drejtë. Vijnë nga komunizmi, nga revolucioni kulturor, mendojnë e sillen si komunistë...jetojnë si kapitalistë (A. Krasniqi).
Ky konstatim përfshin letrarët, profesorët, akademikët, aktorët. Këto elita, ngaqë janë të përfshira në kampe e taborre politike të ndryshme, nuk ndërmarrin dot asnjë aksion si artistë të lirë në interes të artit e të publikut. Janë të helmuar me armiqësi për tjetrin. “Të dua, po të duash partinë time”. Kjo devizë komuniste, pas ’90-tës, me që shefat e partive i kishin të gjitha fijet në dorën e tyre, u deformua: të dua ty mik a koleg, por.. po të duash shefin e partisë sime.
Më dendur në media po përdoret idioma "nder i humbur" (Mapo, Gazeta shqiptare etj). Nder i humbur për elitat e Tiranës. Elitat e Shqipërisë. Me të drejtë. Rasti i rrëzimit të godinës së Teatrit Kombëtar, me sebepin se në të njëjtin truall do të bëhet një teatër i ri e tregoi këtë. Thamë “sebep”, se realisht rrëzohet Teatri, ngaqë Fushajt me lejen e shtetit duan të ngrenë Kulla. Para këtij mashtrimi të trashë të gjithë ranë. Poetët , prozatorët, dramaturgët, publicistët,  akademikët e profesorët u futën në çanakët e kazanët e politikës sipas krahëve. Të gjithë e futën kokën në grazhdin, në kashtën e kalbur që u ofrohet si ushqim nga politika. Për këtë arsye nuk u përballlën në bllok, që politika mos ta prishë godinën e Teatrit Kombëtar. Fituan kullat, monstrat arkitekturore mbi trashëgiminë kulturore, që është, ashtu siç është, dmth një shenjë e identitetit tone historik dhe kulturor. Edhe gjyshet tona janë plaka, po nuk do t’i groposim si Teatrin që Fushajt të ngrenë gjer në qiell shalët e kullave të reja.
Pse them që elitat dështuan në bllok? Veç aktorëve, edhe shkrimtarët, edhe…. Se godina e Teatrit dikur ka qenë dhe Lidhje e Shkrimtarëve. Në klubin e famshëm të Lidhjes, brenda ndërtesës së Teatrit, janë bërë sa dasma artistësh në të shkuarën. Janë bërë dhe plenume e mbledhje të Lidhjes nga ato që të rrëqethnin. Aty pinte kafe poeti nazik Ali Asllani, 70-vjeçari që kur shihte artistet e reja, thoshte : ah, të isha 60 vjeç. Aty tymoste i trishtuari Petro Marko. Ka shumë histori aty.
Pra, flas jo për nostalgji. Për histori. Për atë që ajo godinë nuk ishte vetëm e artistëve të skenës, por dhe e shkrimtarëve.... Përkthyes të shquar, kritikë arti me peshë për kohën kanë lënë vulën e tyre në jetën e teatrit shqiptar. Piktorë e skenografë kanë veprat e tyre, jetën e tyre aty. Edhe kompozitorët shqiptarë kanë shkruar muzikë për drama e komedi shqiptare e të huaja vënë në skenë në atë Teatër. Shkrimtarët dramaturgë, si: Spiro  Çomora, Loni Papa, Minush Jero, Kol Jakova, Ibrahim Uruçi, Kujtim Spahivogli, Mihal Luarasi, Fadil Paçrami, Dritëro Agolli, Petro Marko, Ruzhdi Pulaha, Teodor Laço, Fadil Kraja… aty kanë parë sukseset e tyre… disa edhe ditët e zeza… nga të cilat nuk e ngritën kokën kurrë. Dhe përmenda disa nga dramaturgët që aty kanë ndierë drithmat e gëzimit dhe të pikëllimit.
Teatri është art sinkretik. Niveli i një teatri kombëtar është i lidhur me nivelin më të arritur kulturor të një epoke. Pra dhe të arteve të tjera. 
Dhe, dhe… këtë histori me ca shkrime publicistike jo pa shkathtësi stilistike, por me mprehtësi të thikave të vrasësve, ne e therim. Çdo vend në botë ka respekt për historinë e kulturës. Qoftë ajo e kohës së diktatorëve, qoftë dhe kohës së pushtimeve. Por këto do të varrosen nën Kulla. Kur ato duhen studiuar paanësisht, me tërë respektin që meritojnë. Janë pasuria jonë… luksi dhe tmerri i një kohe që nuk kthehet kurrë. Jo… ato nuk duhet të shtypen nën Kullat e Fushajve.
Dhe, në fund, më në fund…Nuk folën këto ditë as disa nga regjisorët e njohur të filmit. Më të njohurit. Para ca kohësh, me të drejtë, ata kërcyen përpjetë si t’i pickonte gjarpëri kur u thanë të hiqen flmat e tyre me sekretarë partie e me ballistë. Por këta kinoregjisorë “të mëdhenj” me shkrimtarët dhe me aktorët e teatrit i kanë bërë filmat. Por... heshtën dhe i lanë në baltë.
Për turp.
Këto janë elitat tona. Nderhumbura.., apo të korruptuara? Unë them të korruptuara.. jo aq materialisht, por plotësisht të korruptuara shpirtërisht. Të korruptuara mendërisht më shumë… për atë që me patjetër duhet të jetosh në kampe a taborre politike të kundërta, kampe ku tjetri në krah është armik.
Për fat të keq.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Moti ndryshon nga java e ardhshme, temperaturat në rënie…

Aktualitet

Moti ndryshon nga java e ardhshme, temperaturat në rënie…

Moti freskohet duke filluar nga java e ardhshme. Sipas Meteoalb, gjatë fundjavës, moti mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit; më të dukshme vranësirat...

Lejuan kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq, ndalohen dy punonjës policie

Aktualitet

Lejuan kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq, ndalohen dy punonjës policie

Dy punonjës policie dhe një shtetas turk janë ndaluar nga policia për korrupsion aktiv. Të ndaluar kanë mbetur Gazmir Dega punonjës policie në Komisariatin nr 1 në Tiranë dhe një kontrollore...

Po ndodh, RENEA dhe FNSH aksion në Tiranë dhe rrethe

Aktualitet

Po ndodh, RENEA dhe FNSH aksion në Tiranë dhe rrethe

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë goditur një grup gjobëvënësish. Aksioni po zhvillohet mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe disa rrethe, ndërsa...