Teatri vidhet me firma zëvendësish

E Enjte, 05 July 2018 10:51

Mazhoranca ka sjellë në parlament ligjin e turpit për shembjen e Teatrit Kombëtar. E ka sjellë me procedurë të përshpejtuar dhe kërkon ta kalojë sa më shpejt me shpresën se “turpi tri ditë zgjat”.

Por në fakt ajo që bën përshtypje dhe që në fakt përbën një skandal shumë të madh është fakti që titullarët e institucioneve përgjegjësi për këtë ligj nuk e kanë vënë firmën mbi të.

Ministri i Financave ia ka lënë zëvendësit të tij ta bëjë këtë. Kryeministri Rama gjithashtu. Firmën e rëndësishme e ka vënë zëvendëskryeministrja. Edhe kryetari i Bashkisë ka zgjedhur të mos lërë “gjurmë” dhe nuk ka firmosur asnjë dokument të vetëm, vetëm zëvendëskryetarët e  Bashkisë e kanë bërë.

Rama, Veliaj dhe Ahmetaj po përpiqen ta vjedhin Teatrin Kombëtar dhe të shkatërrojnë kulturën shqiptare me firma zëvendëskryetarësh. Ose u vjen turp për atë që janë duke bërë dhe mendojnë se diellin do ta mbulojnë me shoshë ose nuk duan të lënë gjurmë sepse janë duke bërë një krim të rëndë.

Cilado qoftë arsyeja nuk mund të shpëtojnë. /55news.al/

Modifikuar më E Enjte, 05 July 2018 16:36

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Frashëri tradhëtar? Plasari: Ka mbaruar koha kur historia censurohej

Aktualitet

Frashëri tradhëtar? Plasari: Ka mbaruar koha kur historia censurohej

Studiuesi Aurel Plasari të mërkurën foli në lidhje me figurën e Mid’hat Frashërit dhe rolin e tij në Kongresin e Manastirit. Plasari u ndal tek ky moment i artë i historisë...

Spanja bën hapa para në njohjen e Kosovës

Aktualitet

Spanja bën hapa para në njohjen e Kosovës

Spanja do të lejojë atletët kosovarë të përdorin simbolet kombëtare, në një kompeticion të organizuar në shtetin iberik, edhe pse Madridi nuk e njeh ende pavarësinë e shtetit ballkanik. Kjo...

Leskaj: Më shumë transparencë në spitale

Aktualitet

Leskaj: Më shumë transparencë në spitale

Kontrolli i Lartë i Shtetit rendit katër flamuj të kuq përsa i përket nivelit të shërbimit shëndetësor në Shqipëri. Për të trajtuar më mirë ankesat duhet të ketë më shumë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!