Çamëria nuk mund të jetë objekt tregtimi nga çunat bllokmenë të Rilindjes

Tuesday, 03 July 2018 19:29

Nga Romeo Gurakuqi

Ceshtja e të drejtave të shqiptareve të Çamërisë nuk mund të jetë objekt tregtimi te interesave nga diplomacia e çunave bllokmenë "të Rilindjes"
Banorët shqiptarë të Thesprotisë janë shpërngulur forcërisht nga bandat e EDES te Napoleon Zervas, nga shtëpitë dhe pronat e tyre, përgjatë disa valëve te dhunës, nga qershori i vitit 1944 deri ne pranverën e vitit 1945.

Shqiptaret e Çamërisë u detyruan te vendosen ne territorin e Shqipërisë se Vjetër, duke u përhapur në pjesët më të varfra të vendit.

Qeveria komuniste shqiptare, e izoluar nga bota për 49 vite, e frikësuar nga qëndrueshmëria e vet e brendshme dhe e jashtme, do ta mbante të ngrirë problemin çam dhe nuk do të interesohej fare, as për kthimin e tyre në vatrat shekullore dhe as për shkollimin e popullsisë orthodokse shqiptare të Çamërisë, për të drejtat e tyre minoritare, të barabarta me ato që gëzonte minoriteti grek në Shqipëri.
"Lufta e Ftohtë" e ngriu dhe e kaloi gati në harresë çështjen e shtetasve greke te kombësisë shqiptare, te deportuar me dhune nga Greqia ne Shqipëri.

Çamëria dhe çamet u sakrifikuan dhe po sakrifikohen ende, për hir të ruajtjes së ca interesave më të mëdha, te disa njerëzve te vegjël dhe jo patriote.

Mohimi 70 vjeçar i të drejtës së rikthimit dhe i njohjes të të drejtave të shqiptareve te Epirit te Jugut, mbi pronat e lëna mbrapa në Thesproti, është një rast i paprecedent i shkeljes se qëllimit të të lirive kushtetuese të shtetasve, nga një vend demokratik, anëtar i BE.

Qeveria aktuale socialiste sot ne vitin 2018, nuk mund ta shkëmbejë çështjen e njohjes se te drejtave te shqiptareve te deportuar nga Greqia pas masakrave te EDES, ne vitet 1944-1945, me asnjë nevojë të saj mbijetuese ne skenën rajonale dhe nacionale.

Ekzistenca e 2000 forca nacionaliste, qe shërbyen si Garde Mbrojtëse e popullsisë se pambrojtur civile shqiptare ne vitet 1942-1944, ne kohen e kaosit te brendshëm ne Thesproti, nuk mund te shërbejnë si alibi e pambarimte, për njohjen e ligjësimin e deportimit dhe mohimin e te drejtave civile të 50000 banoreve te tjerë me origjine nga këto ane, qe ende nuk lejohen te futen lirisht ne Republikën e Greqisë.

Ekipi negociator shqiptar i MPJ të RSH, jo vetëm rezulton pa shpirtin e nevojshëm atdhetar, por me ngjan te jete edhe pa ekspertizën e nevojshme historike, qe mundëson një negocim efikas dhe te drejte te çështjeve te pazgjidhura me Republikën e Greqisë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Hetimi, mafia 1 mln euro/muaj me bastet, kompani dhe në Shqipëri

Bota Shqiptare

Hetimi, mafia 1 mln euro/muaj me bastet, kompani dhe në Shqipëri

Është vlerësuar të paktën një milionë euro në muaj, fitimi i 20 agjencive bastesh të sekuestruara në provincat e Catanias, Siracuzas, Caltanissetta dhe Ragusas në kuadër të hetimeve rreth mafies...

LAJM I FUNDIT/ Plumb në kokë adoleshentit, në gjendje të rëndë në spital

Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Plumb në kokë adoleshentit, në gjendje të rëndë në spital

Një plagosje me armë zjarri mësohet se ka ndodhur në qytetin e Peqinit. Report Tv ka mësuar se një adoleshent i moshës 15-vjecare është plagosur me një plumb në kokë...

"Gruevski"/ Vjen reagimi i parë i Maqedonisë kundër Hungarisë

Bota Shqiptare

"Gruevski"/ Vjen reagimi i parë i Maqedonisë kundër Hungarisë

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë i ka dorëzuar Hungarisë notë proteste lidhur me ikjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe me kërkesën së tij për azil në Hungari. Sot në...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!