Deputetët e opozitës janë Teatri, Rama dhe mazhoranca, Kulla

E Enjte, 05 July 2018 17:37

Nga Albana Vokshi

Nga ajo që z. Ahmetaj tha, e kuptuat besoj se si po vidhet. TURP!. Është turp! Ky projekt ligj duhet tërhequr një orë e më  parë. Është vjedhje, në mes të ditës në mes të Tiranës. Mesa duket Ministrja  Kumbaro nuk ia doli dot të mashtronte dhe doli specialisti i vjedhjeve, Ministri i Financave Ahmetaj,  dhe dha disa përgjigje që nuk ishin përgjigje. Sepse ndryshe ka thënë  Ministrja Kumbaro në Komision dhe ndryshe na erdhi dhe na i tha sot Ministri Ahmetaj. U bënë muaj tashmë që artistët, opozita, arkitektët, shoqëria civile, qytetarët flasin për teatrin dhe vlerat e tij historike, kulturore më së shumti si një ndër institucionet më të rëndësishme të kujtesës sonë kombëtare. Jemi përpjekur të bëjmë dëgjesa, duke thirrur në Komision Ministren e Kulturës, Kryetarin e Bashkisë Tiranë, përfaqësues të tjerë të ministrive të cilët kanë refuzuar në mënyrë sistematike, qoftë që të paraqiten,  qoftë të dërgojnë informacionin e kërkuar. Janë me dhjetëra  kërkesa, qindra faqe, asnjë informacion, asgjë nuk bëhet publike në këtë krim mafioz që po ndodh me anë të këtij projektligji.

Si asnjë herë në historinë e parlamentarizmit ju ja dolët që të sillni në këtë sallë, që duhet të ishte aula e demokracisë dhe e pushtetit të sovranit, të diskutohet një projekt ligj kriminal një akt vandal që do të shembë teatrin dhe do ja fale 8500 metra katrorë privatit që ky këtu pas meje, Kryeministri, të nxjerrë 205 milionë euro për fitime personale. Një projektligj, për një emër. Një projektligj i personalizuar për vetëm një kompani, kompania Rama-Fusha që do të përfitoje 205 milionë euro nga vjedhja e 8,500 metra katrorë që është pronë e jona, është pronë publike. Por vendi sot nuk ka Gjykatë Kushtetuese - ku  do ta  ankimosh këtë akt antikushtetues!! Sot vendi ka një qeveri private të Edi Ramës që funksionon vetëm për përfitimet e tij personale. Sot, drejtësinë e ka kapur, askush nuk heton për krimet e tij, të familjes së tij, të bandave që e rrethojnë.  Ky akt shënon degradimin e skajshëm të pushtetit të Edi Ramës. Çdo kush që është i përzier në këtë skenë krimi është në rolin që Rama i ka caktuar:

Ministrja Kumbaro, bën sekretaren, mban shënim pazaret Rama-Fusha;

Ndonjëherë futet edhe Veliaj, sekseri servil i këtyre pazareve, që në mënyrë të pështirë shantazhon artistët, aktivistët, politikanët. Ju bën atyre që s'i blen dot fletërrufe,  kërcënon të afërmit e ju sajon biografi të reja, falsifikon në mënyrë të paturpshme edhe firmat e aktorëve të mëdhenj; deputetët e  maxhorancës, për fat të keq, nuk kanë të drejtë  të mendojnë, as të shikojnë. Të flasin jo e jo!! Ata duhet vetëm të ngrenë kartonin për të noterizuar vjedhjen në mes të ditës në mes të Tiranës të Kryeministrit.  Sot parlamentarizmi ka vdekur!! E ka vrare Edi Rama! Jo vetëm ka sjellë në shkelje të çdo procedure parlamentare këtë projektligj, me një akt ekstra ligjor, por ka shkelur në çdo fjalë të tij një sërë ligjesh të tjera, ka shkelur kushtetutën. Ky është një puc antikushtetues!  Justifikimet për prishjen e Teatrit Kombëtar janë krejt absurde: godina është e vjetër dhe  nuk ka fonde. Këto thotë Edi Rama.  Po mirë, po Vilmës  i dhe 120 milion euro. Sa teatro mund të ishin ndërtuar  nëse llogarisimin 30 milionë euro që juve thoni do kushtojë Teatri i ri, pra ndërtohen 4 të tillë. Po me fondet që çove për koncesionin e sterilizimit që ia dhe Ilirit, mikut të Ilirit (Beqës), sa teatro do të ishin  ndërtuar? 2 teatro e gjysëm.  Po me fitimit që Vilma nxjerr cdo vit, qyl, pa bërë absolutisht asnjë analizë të check up, sa herë mund do të ishte rindërtuar, rikonstruktuar ky teatër që është sot??  Mund të ishte rikonstruktuar minimalisht tre herë dhe shumë teatro të tjerë gjithashtu mund të ishin rikonstruktuar.

Pra fonde ka buxheti i shtetit, por nuk e ka prioritet Rama. Sepse prioriteti i vetëm i tij është vetëm vjedhja! Vjedhja dhe pastrimi i parave të pista të drogës dhe të krimit.  Në një sfidë për të tejkaluar veten,  në marrëzinë e tij me popullin që e votoi, duke keqpërdorur Ministra e deputetë, sot pra po diskutojmë një projektligj të tillë që historia e parlamentarizmit shqiptar nuk ka parë ndonjë herë, e mund t'ju them me siguri që as historia e parlamentarizmit botëror jo e jo. I shkruar keq, nga një ndërtues me 4 klasë shkollë, plot gabime pa asnjë teknikë ligjore, Rama na ka vënë përpara bastin 20 vjeçar të jetës së tij. Duhet ta kemi të qartë: mendja dialobike prej të sëmuri, sot këtë e ka bast me veten tij! Dhe ky është  vetëm fillimi i shkatërrimit të qendrës. Sot  mund të filloje me Teatrin Kombëtar, nesër do kalojë tek galeria e arteve,  pasnesër do marrë edhe bibliotekën të cilën e përmbyti pikërisht Kompania Fusha. Pastaj do kalojë te Teatri i Operas dhe Baletit. Mos mendoni që mendja e këtij të marri  ndalet këtu. Jo, e ka bërë në mend, do të shkatërrojë të gjithë qendrën historike të Tiranës. Thatë që do të jepet gjithë sipërfaqja - Teatrit. Ja ku e keni, ja ku e keni z,Ahmetaj: 5522 metra katrore, me vërtetim hipotekor, i takojnë  sot Tearit Kombëtar. Tre kulla, kulla 1.2.3 janë brenda sipërfaqes që i takon Teatrit Kombëtar. Pra, është mashtrim që nuk do vidhet sipërfaqja. Është mashtrim ajo që tha edhe Ministri Ahmetaj. Tre kulla Brenda sipërfaqes së Teatrit, me fitim marramendës.  Rama e mbylli në kullë Erion Velinë të përbetuarin  në sevilizëm!  Refuzimi i Kumbaros dhe Velisë për të ardhur e  raportuar  në Komision, shkelje e përsëritur e Kushtetutës, janë dëshmi e qartë se janë zhytur kokë e këmbë në çështje të korrupsionit të pisët dhe zhvatjes. Pa  hyrë në çdo nen të shkelur të ligjeve, (janë 4 ose 5 ligje që shkelen), dhe çdo neni të Kushtetutës që ky akt bie ndesh,  unë dua t’ju tregoj sot një histori që mua më ka lënë mbresa shumë të mëdha. Qyteti i vjetër historik i Varshavës u shkatërrua në 1944 nga nazistët. E shkatërroi Hitleri për hakmarrje, në masën 85%. Ja fotot e Varshavës pas bombardimeve. Por a dini çfarë u bë? U mor çdo pjesë e këtyre rrënojave, u morën tullat dhe u ndërtuan të reja dhe u vunë ashtu siç e kishte disenjuar piktori Italian Roberto Bellotti 200 vjet më parë. Vetëm në saj të kësaj pikture, varshavianët  rindërtuan Varshavën e re.  Pra nuk është çështje parash,  nuk është çështje që godina e Teatrit Kombëtar nuk mban, është çështje dashurie për Kryqytetin, për kujtimet  e  qytetit tonë!. Pra nuk është se mungojnë paratë - ka buxheti i shtetit para! Nuk është çështje e godinës së rrënuar ashtu sikurse thonë  servilët e Ramës dhe të Veliajt.  Çështja është se Rama e urren Tiranën! Rama urren kulturën!  Rama urren artin! Ndaj ai do të shkatërrojë çdo gjurmë të Tiranës. Do që ta lërë një qytet pa kujtime, pa shpirt! Historia e Varshavës është relevante në kohët moderne  ku Teknologjia 3D  po ndihmon që të ruhen mrekullitë  arkitekturore të vjetra  si Palmira  në Siri. Ndërkohë që Hitleri i shekullit të 21,Edi Rama ka vendosur që të shkatërrojë këtë pjesë të çmuar të qytetit të Tiranës. Teatri mund të shembet  jo sepse është i vjetër por sepse nuk ka dashuri për ta ndërtuar. Teatrin Rama do ta shembë jo se nuk ka para, por sepse nuk ka dashuri për ta ndërtuar!

 Sot, UNË JAM TEATRI!!

Sot, TË GJITHË DEPUTETËT E OPOZITËS JANË TEATRI!!!

Sot, RAMA ËSHTË KULLA!. Dhe kjo KULLË DO TË SHEMBET. SEPSE DASHURIA JONË PËR TEATRIN ËSHTË SHUMË MË E MADHE SË DËSHIRA E RAMËS PËR TA PRISHUR ATË!!!

Fjala e plotë e deputetes Albana Vokshi, sot në Parlament

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

I madhi Will Smith bën sot 50 vjeç

Show-biz

I madhi Will Smith bën sot 50 vjeç

I famshmi Will Smith ose më saktë, Williard Carrol “Will” Smith Jr. lind në Filadelfia 25 shtatorin e vitit 1968, i dyti nga katër fëmijë. Një artist poliedrik që ka...

Policia greke: Në 6 muaj u kapën 6 ton kanabis nga Shqipëria

Bota Shqiptare

Policia greke: Në 6 muaj u kapën 6 ton kanabis nga Shqipëria

Autoritetet greke thonë se në gjysmën e parë të këtij viti, ka sekuestruar më shumë se gjashtë tonë kanabis, me prejardhje kryesisht nga Shqipëria. Në raportin gjashtëmujor, të publikuar të martën...

Zhduken dy motrat adoleshente në Durrës, nëna jep alarmin

Aktualitet

Zhduken dy motrat adoleshente në Durrës, nëna jep alarmin

Dy motra në Durrës rezultojnë të zhdukura. Denoncimin në polici e ka bërë nëna e dy vajzave adoleshente, njëra 19 vjeç me inicialet S.P dhe vajza tjetër 16 vjeç me...