Sikur të hapen ambasadat para negociatave...

Hënë, 23 July 2018 15:52

Redaksionale

E ndërsa kryeministri hedh karremin me një foto-imagjinare për të ushqyer cinizmin e urimit të mëngjesit, në një faqe tjetër ka një rebelim, që edhe pse virtuale është në fakt më realja.

Nëse do të shfletoni faqen në Facebook të lotarisë amerikane, në rubrikën e komenteve mund të shihni një “referendum” të shqiptarëve, që shpërthejnë në duf për t’u larguar. Aq të mbushura me duf janë fjalët saqë arrijnë të ta gërvishtin veshin bash si një kuisje. Komentet janë të tilla saqë më të rinjtë u thonë më të vjetërve që “mos aplikoni, por na leni ne të rinjve të ikim”...Më tutje tek komentet, ka edhe shprehje si “me t’rënë lotaria është mrekullia”.  Kjo, dëshirë për të ikur, siç i thonë me gjithë shpirt, nga sytë këmbët, sa më larg atdheut, është një statistikë, jo thjesht numerike, por emblematike që asgjëson çdo propagandë qeverisëse, një propaganda e cila po e ha dhe Brukseli si sapun për djathë.

Kur shikon ornamentet që Rama i kishte veshur takimit me Hahn, me në sfond germa sa një hata “Negociatat për Anëtarësim:Faza Parapërgatitore” dhe me një tryezë më e madhe se ajo e Këshillit të Ministrave, kupton sesa virtuale e sa mirazh është integrimi i Shqipërisë në BE me këtë qeveri që po vjedh ketu e 99 vjet ne te ardhmen me koncesione.

Por, për të kuptuar sesa e vërtetë është mirëqeverisja e Ramës, mjafton të marrim një kazus, një rast hipotetik nëse do të hapeshin ambasadat e huaja si në vitet ’90. Rezultati: Plot 1 milionë shqiptarë do të dyndeshin në dyert e ambasadave. Kjo shifër s’është kodra pas bregut por thjesht një llogaritje e  400 mijë shqiptarëve që aplikojnë në lotarinë amerikane shtuar pjesën që ka kërkuar azil në vendet e BE-së duke parakaluar edhe vargun tragjik të sirianëve.

Kësisoj, ekziston një paradoks dhe me vet Brukselin. Nga njëra anë vet BE-ja po i përze nga portat e azilit shqiptarët, e nga ana tjetër Komisioneri Hahn vjen në bujtinën kryeministrore ndërkohë që vet portat kufitare të shqiptarëve po shpërthejnë nga zullumi qeveritar.

Nëse BE-ja beson tek qeverisja e Edi Ramës, le ti hape ambasadat!55news.al

Modifikuar më Tuesday, 24 July 2018 16:49

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Aktualitet

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballen me një dimër të parakohshëm, me reshjet të dendura dëbore që deri më tani ka shkaktuar të paktën 8 viktima, edhe Europa duket...

Penallti dhe Skocia e mbyll pjesën e parë me avantazhin e 2 golave

Sport

Penallti dhe Skocia e mbyll pjesën e parë me avantazhin e 2 golave

Skocia e ka mbyllur 2-0 përballjen në Loro Boriçi përballë Shqipërisë. Në minutën e 45’ ishte Fletcher ai i cili mposhti nga pika e bardhë e penalltisë portierin.

Kosova, sukses me 5 yje me Maltën

Sport

Kosova, sukses me 5 yje me Maltën

Përfaqësuesja kosovare e futbollit dominoi totalisht në transfertën e mbyllur 0-5 në Valeta kundër Maltës, në një ndeshje që i dha 3 pikë të rëndësishme në Ligën e Kombeve. Përballja në...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!