Nje hallexhi në portat e Ferrit të Drejtësisë‎

E mërkurë, 25 July 2018 09:24

Nga Oerd Bylykbashi

Dy biznesmene vendosin te lidhin nje kontrate mes tyre. Vlera e kontrates eshte disa qindra miliona leke. Ne fund te kontrates, noteri shkruan klauzolen qe ne rast konflikti, palet i drejtohen gjykates kompetente.
I vetmi garant i kontrates mes dy privateve eshte gjykata‎. Eshte gjykata qe i jep kontrates forcen e ligjit. Frika nga ndeshkimi i gjykates garanton zbatimin e kontrates nga palet. Kaq gje keta biznesmene e dinin.
Pas pak kohesh njera pale shkel plotesisht kontraten dhe nuk paguan qindramilione leket per mallin qe mori sipas kontrates.‎
I demtuari vendos t'i drejtohet gjykates dhe pajton avokat. Ky e keshillon miqesisht (qellon i ndershem e jo matrapaz lekesh): i dashur klient, ajo qe mban nen kontroll zbatimin e ligjit nga gjykatat eshte Gjykata e Larte, por ajo tashme eshte e paralizuar krejt dhe nuk dihet kur ringjallet.‎
Per fatin tend te keq, ILDKP tha qe vitin qe vjen nuk do te kete as gjykata apeli per shkak te vetingut, keshtuqe nese te hyjne ne hak ne shkallen e pare, nuk do te kesh ku te ankohesh - vazhdoi keshillen avokati.‎
Nuk ka gjykate apeli? Zere se nuk ke shkalle te pare. Ceshtja do te zvarritet. Kush eshte ai gjyqtar qe e ka mendjen te jape drejtesi. Do te kene mendjen tek vetingu i vet, duke kerkuar mikun tek vetingu. Pra me kismet te Zotit, kush e di kur do te perfundosh gjykimin ne shkalle te pare. Nese nuk te jep te drejte, nuk ke ku te apelosh vendimin. Po dhe leke qe te fitosh, ta ankon kundershtari dhe mbetesh pezull ne apel.
Madje qe ta dish, me ligjet e reformes ne drejtesi, kane vene detyrimin qe te paguash paraprakisht1% te vleres se padise si takse per padine. Do te thote qe do te paguash miliona leke vetem si takse gjyqesore. Pra edhe pse te eshte bere padrejtesi, qe te shkosh ne gjykate do parapagosh miliona. Me kete ligj, Kryeministri Edi Rama i ka mbajtur krahun shkelesve te kontrates, jo ty qe je demtuar. Po ta mori mendja, pago!
Nuk shkon dot ne Gjykate Kushtetuese, se ajo ka ulur qepenin prej kohesh. Mire qe i kane lene kryetarin per roje. E di, e di, do me thuash ta cojme ne Strasburg‎. Harroje, rruge e gjate! Keshtu si ta shohesh i dashur klient. Kete keshille e ke falas. - perfundon avokati. ‎
Hallexhiut me nje kontrate qindramilioneshe te shkelur nga klienti i vet maskara, gati sa nuk i ra tavani mbi koke. Po ai nuk kishte shkuar as te kerkonte ndonje te drejte ne administrate publike qe dihet qe te degjeneron personalitetin. Privat me privat e kishte punen i shkreti, nuk ishte pune korrupsioni qe duhej te paguante.
Dy rruge kishte:
E para - te bente vetgjyqesi. Por mendoi femijet e gruan dhe u terhoq.
E dyta - kish degjuar nje shok qe po te shkoje tek te fortet e qytetit, mbaroje pune. Ata ishin bere permbaruesit. Kur ia kishte thene ai shoku, hallexhiu atehere pat qesendisur: pse Mafia e Palermos eshte ketu?
Fundja ai kishte besuar te Reforma ne Drejtesi e Rames. Hallexhiu kuptoi me ne fund se kjo Reforma ne drejtesi nxiste dhe mbronte maskarenjte, por ate hic. ‎Kishte degjuar se do te ngriheshin institucione te reja, do dilnin magjistrate te rinj pas disa vitesh. Po ai hallin e kishte ne ate moment, ne ate moment i duhej drejtesia, jo pas disa vitesh. Nuk po kuptonte me, ky Ferri i drejtesise ishte me i keq me ata gjykatesit djaj qe te rripnin, apo bosh, ku te harronin brenda pafundesisht?
Pra, ishte kote qe te ankonte ne gjykate edhe ate vendimin negativ qe i kishte dhene agjencia e pronave ku i refuzonte kthimin e prones qe i kish lene gjyshi ne qender te Tiranes? Keshtu sic ishin gjerat, ishalla nuk i vinte Task Forca e tatimeve e i kerciste ndonje gjobe tek biznesi, se as kete nuk do te kishte dere gjykate ku ta ankonte‎ e te gjente drejtesi. "Eh, c'me polli mua te ziut!" - tha hallexhiu teksa ecte duke folur me vete.
E mblodhi mendjen. I ra telefonit te shokut dhe i kerkoi kontakt me te fortin e qytetit. Leke fundja kishte per te dhene ne gjykate dhe nuk mbaronte hall. E rendesishme te mbaronte pune. Fundja kur gjykata ishte e mbyllur,ku tjeter te perplasej diteziu e te mbaronte hallin?
Iu kujtua Ferri i Dantes nga koha e gjimnazit, ku mbi porten e Ferrit shkruhej‎:
"Lini pas cdo shprese, o ju qe hyni ketu!‎"

1.jpg

 

Modifikuar më E mërkurë, 25 July 2018 09:28

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Moti ndryshon nga java e ardhshme, temperaturat në rënie…

Aktualitet

Moti ndryshon nga java e ardhshme, temperaturat në rënie…

Moti freskohet duke filluar nga java e ardhshme. Sipas Meteoalb, gjatë fundjavës, moti mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit; më të dukshme vranësirat...

Lejuan kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq, ndalohen dy punonjës policie

Aktualitet

Lejuan kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq, ndalohen dy punonjës policie

Dy punonjës policie dhe një shtetas turk janë ndaluar nga policia për korrupsion aktiv. Të ndaluar kanë mbetur Gazmir Dega punonjës policie në Komisariatin nr 1 në Tiranë dhe një kontrollore...

Po ndodh, RENEA dhe FNSH aksion në Tiranë dhe rrethe

Aktualitet

Po ndodh, RENEA dhe FNSH aksion në Tiranë dhe rrethe

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë goditur një grup gjobëvënësish. Aksioni po zhvillohet mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe disa rrethe, ndërsa...