Siç është, ose kthim në shtëpi

Diel, 29 July 2018 17:32

 Nga Qemal SAKAJEVA

Sa i gjatë është metri i presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç?

Ai nuk ua ka thënë ende as serbëve në dialogun e brendshëm, as mediave gjithandej me intervista, as Brukselit me aq sa dihet publikisht.

Por standardi botëror i një metri  janë 100 cm. Nëse metri i Vuçiç është i barabartë me standardin botëror, me Mitrovicën e Veriut, me gjysmën e Kosovës, apo me pazar territoresh, është koha për të shkuar drejt qartësisë së plotë. Fantazma e ndarjes, që enkas e vërtitin mbi Kosovë, duhet vrarë. Dhe vrasja bëhet duke mos lejuar vendosjen e tërësisë së territoriale të Kosovës mbi tavolinën e bisedimeve.

Serbia nuk është pajtuar me luftën e vitit 1999.

I duhet thënë: 1999-ta i ka dhënë fund një historie të gjatë pushtimi dhe kolonializmi.

Serbia nuk është pajtuar me çlirimin e Kosovës.

I duhet thënë: Pranoje ose punë e madhe!

Serbia nuk e njeh pavarësinë, e shpallur më 17 shkurt 2008.

I duhet thënë: Njihe, ose çdo bisedim bëhet i pabesueshëm e i pazbatueshëm.

Serbia nuk është pajtuar me njohjen ndërkombëtare të Kosovës.

I duhet thënë: Nuk mund të ketë edhe bisedime në Bruksel për marrëveshje,  edhe udhëtime nëpër botë për zhbërje të njohjeve.

Serbia nuk pajtohet me shqiptarë të lirë.

I duhet thënë: Kurrë më nuk do të ketë shqiptarë të pushtuar.

Serbia nuk pajtohet me Kosovën në paqë.

I duhet thënë: Po lufta përse u bë?

Qysh kur Serbia filloi të marrë veten, përgjatë procesit të integrimeve europiane dhe fuqizimit të faktori rus,  sidomos gjatë qeverisjes dhe presidencës së Aleksandër Vuçiç, fantazma e ndarjes së Kosovës sillet si zgjidhja e pashmangshme, shfaqet përditë në forma të ndryshme, nën interpretimin e Beogradit sipas “balancës”, secila palë duhet të humbë diçka. Serbëve u shërbehet ideja  se Kosova është e humbur, por Kosovës duhet t’i merret sa të munden, ose siç e ka thënë në mënyrë metaforike Vuçiç, “qoftë edhe një metër”.

Çlirimi i Kosovës u krye brenda territorit administrativ të saj, në përputhje me hartën e Jugosllavisë, pa asnjë metër territor serb. Përkundrazi, territore shqiptare kanë mbetur në Serbi. Territori i tanishëm i Republikës së Kosovës është në përputhje me gjurmët e territorit të të çliruar. Populli që mundi të bënte çdo sakrificë për të qenë i lirë në hapësirën e vetë jetike,  ai duhet të bëjë gjithçka për të garantuar këtë hapësirë jetike.

Kosova, në përputhje me interesat e vendit,  si dhe mirënjohëse për çfarë bën SHBA, BE dhe NATO, ka kryer kompromise të jashtëzakonshme qysh në fillim.

Dhe siç iu kërkua:

Hoqi dorë nga bashkimi me Shqipërinë.

Pakica e vogël serbe u bë shembulli botëror për të drejtat  e dhëna.

Kishat dhe manastiret janë shpallur extra-territor i gjerë.

Numri i komunave me shumicë serbe tejkaloi numrin e paraparë në Paketën Ahtisaari.

U pranua krijimi i Bashkësisë së Komunave Serbe.

Gjuha e stërpakicës serbe është e barabartë me shqipen e 2 milionë shqiptarëve.

Beogradi zbaton politikën e revanshit të nacionalizmit radikal: Me që pasojat e luftës i  paska vuajtur  Serbia - humbi Kosovën, pasojat në paqë duhet t’i vuaj Kosova - të jetë shtet i penguar, territor i nëpërkëmbur, shoqëri e trazuar, popull i lodhur.

Askush nuk ka mandat nga Sovrani Popull të bisedojë me Serbinë për tërësinë territoriale të Kosovës. Siç është, ose kthim në shtëpi.

Modifikuar më Diel, 29 July 2018 17:40

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

FOTO/ Enca vjen e zjarrtë dhe seksi, shikoni modelin e ri të flokëve

Show-biz

FOTO/ Enca vjen e zjarrtë dhe seksi, shikoni modelin e ri të flokëve

Këngëtarja Enca Haxhia shfaqet gjithnjë mjaft ekstravagante në postimet e saj në rrjete sociale. Këtë herë e shohim me një paruke të kuqe e veshur në mënyrë tejet provokuese. E veshur...

Platforma antimafia e PD/ Asnjë përfaqësues i Rilindjes në emision, frikë nga përballja

Politikë

Platforma antimafia e PD/ Asnjë përfaqësues i Rilindjes në emision, frikë nga përballja

Përfaqësuesit e PS-së mungojnë në emisionin ‘Opinion’, Mima: Do kisha preferuar t’i kisha përballë Tema e mbrëmjes së sotme në emisionin ‘Opinion’ është propozimi i bërë nga Partia Demokratike sa i...

Zbulohet përplasja mes Shqipërisë dhe Belgjikës për Safet Bajrin

Aktualitet

Zbulohet përplasja mes Shqipërisë dhe Belgjikës për Safet Bajrin

Safet Bajri përplas qeverinë shqiptare me atë të Belgjikës. Sipas asaj që zbulojnë mediat belge, autoritetet shqiptare kanë shprehur pakënaqësi që Belgjikës i janë dashur 5 muaj për të dorëzuar...