Ndëshkimet kolektive nuk janë standard demokratik

E Enjte, 02 August 2018 21:10

Nga Ylli Manjani

Ndryshimi në ligjin Për Avokatinë, që partia-shtet bëri tani në fund të sezonit është anti-kushtetues dhe anti demokratik!

Ligji në thelb vendos një kriter të ri për të marrë liçensën e avokatit: të mos jesh përjashtuar nga vettingu.

Pra, e thënë thjesht, gjykatësit dhe prokurorët që nuk kalojnë vettingun, mund të mos lejohen të punojnë as si avokatë.

Të njëjtin ligj bëri edhe Berisha në 1993, për të ndaluar gjykatësit dhe prokurorët që u hoqën nga sistemi si “shërbëtorë të rregjimit komunist”, të bëhen avokatë. Njësoj si ligji i sotëm!

Por ky ligj asokohe u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese.

Të gjitha normat e shkruara të botës demokratike si dhe jurispudenca përkatëse, nuk pranojnë ligje që ndëshkojnë grupe individësh.

Anti semitizmi është dënuar me forcë që pas luftës së dytë botërore, luftë në të cilën nazizmi masakroi Hebrenjtë.

Shoqëria demokratike i kufizon liritë dhe të drejtat vetëm mbi raste konkrete në një proçes të rregullt ligjor, garantuar nga gjykata të pavarura. Ligjet nuk mund të kufizojnë apo më keq akoma të heqin liri apo të drejta, përveç se në kushte të një interesi madhor publik dhe gjithmonë duke siguruar një kompensim të drejtë dhe për një kohë të kufizuar.

Këto parime gjenden edhe në Kushtetutën tonë dhe në praktikën që k krijuar Gjykata jonë Kushtetuese. Ndaj pranëvënia e këtij ligji me këto parime e bën atë dukshëm Anti-Kushtetues dhe haptazi Anti-Demokratik!

Ata që mendojnë se duke mos lejuar kolektivisht, gjykatësit e prokurorët e larguar nga vettingu, të ushtrojnë detyrën e avokatit, nuk kanë lidhje me parimet e shoqërisë demokratike. Nuk i shërbejnë as interesit publik, sepse i ndalojnë të bëhen avokatë por i lejojnë të bëhen politikanë. Nëse është për të zgjedhur se cili profesion e dëmton publikun, qartësisht kjo nuk është avokatia!

Dëmi që mund ti sjellin shoqërisë është më i madh në politikë sesa në avokati. Në politike marrin vendime për publikun, kurse në avokati thjesht merren me klientin e radhës. Sidoqoftë ligjet që kufizojnë apo heqin kolektivisht të drejta, janë të PAPRANUESHME!

Ndaj ai ligj i Partisë-Shtet, duhet hedhur në plehra siç janë hedhur më parë ligje të ngjashme.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

De Biazi: Ushqeheshin çuditshëm, autobuzi i ngjante diskotekës

Sport

De Biazi: Ushqeheshin çuditshëm, autobuzi i ngjante diskotekës

Ish-trajneri i Kombëtares, Xhani de Biazi ishte i ftuar në ceremoninë e 100-vjetorit të Federatës Italiane të Futbollit, krahas emrave të mëdhenj si Alegi, Mançini apo Ançini apo Ançeloti. Mes të...

Hillary Clinton do kandidojë sërish në 2020?

Globi

Hillary Clinton do kandidojë sërish në 2020?

Dy herë kandidate demokrate për presidente, Hillary Clinton do të tentojë sërish në garën për president të SHBA-ve në zgjedhjet 2020-ës. Lajmin e ka bërë me dije këshilltari i saj Mark...

Konflikti Izrael-Gaza shpërthen sërish

Globi

Konflikti Izrael-Gaza shpërthen sërish

Dhuna ka shpërthyer mes Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gaza, një ditë pasi shtatë militantë dhe një ushtar izraelit u vranë gjatë një operacioni të fshehtë izraelit në Gaza. Militantët hodhën...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!