Rrufjanizem populist

Premte, 03 August 2018 16:57

Nga Luciano Boci


Këtë fundjavë kryeministri ynë zgjodhi të luajë rrufjanin. Vendosi të bëjë publicitetin e propagandës së vet!?
E paparë dhe e padëgjuar kjo.
Na e ngriti në qiell me demek këtë “bashkëqeverisjen”.
D.m.th “bashkëqeverisjen” me ato të cilëve u ka lënë në kurriz hallet.
Se bashkqeverisjen me ato që ndan lekët, dihet që e bën me krimin.
Na e paraqiti platformën e vet si “mekën” e magjishme, që kush e prek, gjen prehjen e kërkuar.
Na qenkan regjistruar aty, sipas K/M-it, rreth 9.500 qytetare dhe janë zgjidhur rreth 14.000 halle.
E K/M-i ynë është shumë i gëzuar!
Është shumë i gëzuar, sepse në Shqipëri na paska më shumë halle e probleme me shtetin, se sa qytetarë.
E thotë vetë K/M-i, me shumë krenari madje.
Po pak me ngadalë o zoti K/M!
Me ngadalë!
Se dhe kjo zgjidhja jote që ofron tek ky portali, e ka një bisht nga prapa.
Jo më larg se dje të tregova si i përqeshni ju mësuesit nëpërmjet platformës, duke ju thënë atyre se ne nuk ju japim lekët e transportit, pasi ato jua kanë marrë me gjyqe kolegët e larguar padrejtësisht!?
Kjo pra është zgjidhja që ti ofron tek ky portali i famshëm, apo platforma, quaje si të duash. Kjo. E shëmtuar dhe cinike.
Kështu ke bërë në përgjithësi dhe më tërë ato 14.000 halle e probleme.
Kam dhe një gjë “fare të vogël”.
Ca pyetje modeste dmth, pa të prishur pushimet!
-Po mirë, që ti tallesh me zgjidhjet, kjo dihet, por hallet dhe problemet me mijëra e pse jo miliona, kush i shkakton xhanëm?!
-Është paaftësia e qeverisjes tënde, apo aftësia jote për të grabitur me ligje, apo-apo fajin e ka mileti?!
-Korrupsioni yt apo “ndershmëria” e ndërkombëtarëve?!
-Është babëzia kriminale e kabinetit tënd qesharak, apo janë “sukseset madhështore” të reformave, a mos vallë e ka fajin “sinqeriteti” që buron nga hashashi?
-E ka fajin opozita sipas teje, apo vetë shqiptarët që “çajnë ferrën” nga lumturia që ke mbjellë ti?
Hë pra, këtë më thuaj!
Mos bëj rrufjanin, i cili vetë i mbush deri në fyt njerëzit me halle e më pas luan rolin e “burrit të mirë”, duke ia qarë ato, se për zgjidhje.... do presim.... hapjen e negociatave...alias, qethjen e viçave - thotë populli.
Deri atëhere, të na rrojë p...ortali!!!!!

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

FOTO/ Enca vjen e zjarrtë dhe seksi, shikoni modelin e ri të flokëve

Show-biz

FOTO/ Enca vjen e zjarrtë dhe seksi, shikoni modelin e ri të flokëve

Këngëtarja Enca Haxhia shfaqet gjithnjë mjaft ekstravagante në postimet e saj në rrjete sociale. Këtë herë e shohim me një paruke të kuqe e veshur në mënyrë tejet provokuese. E veshur...

Platforma antimafia e PD/ Asnjë përfaqësues i Rilindjes në emision, frikë nga përballja

Politikë

Platforma antimafia e PD/ Asnjë përfaqësues i Rilindjes në emision, frikë nga përballja

Përfaqësuesit e PS-së mungojnë në emisionin ‘Opinion’, Mima: Do kisha preferuar t’i kisha përballë Tema e mbrëmjes së sotme në emisionin ‘Opinion’ është propozimi i bërë nga Partia Demokratike sa i...

Zbulohet përplasja mes Shqipërisë dhe Belgjikës për Safet Bajrin

Aktualitet

Zbulohet përplasja mes Shqipërisë dhe Belgjikës për Safet Bajrin

Safet Bajri përplas qeverinë shqiptare me atë të Belgjikës. Sipas asaj që zbulojnë mediat belge, autoritetet shqiptare kanë shprehur pakënaqësi që Belgjikës i janë dashur 5 muaj për të dorëzuar...