Si Xhorxh Sorosi zëvendësoi Papandreun me Alexis Tsipras?!

Premte, 03 August 2018 18:13

Tollovia fiskale greke do të zbulohej në një kohë kur qeveriste Kryeministri George Papandreu, një beniamin i  Xhorxh Sorosit.  Papandreu vjen nga një dinasti politike që prodhoi tre gjenerata kryeministrash. I ati i tij, Andrea, themeloi Lëvizjen Socialiste Pan-Helenike(PASOK) në 1974 dhe shërbeu si kryeministër karizmatik mes 1981-89 dhe 1993-96.

Andreas Papandreou ka një përgjegjësi të madhe në krijimin e një sektori publik të fryrë dhe jo efecient, arsim dhe shëndetësi falas, punësim masiv në sektorin publik, ama me paratë e BE-së. Mes 1981 dhe 2011, PASOK kontrollonte shtetin grek për 22 nga 30 vite, përfshirë 2001, vit kur Greqia adoptoi monedhën Euro bazuar në të dhëna të dyshimta. Por, kur ra fasada në 2010, deficit i Greqisë ishte 15% e Prodhimit të Brendshëm Bruto(vendet e BE-së duhet ta ruajnë në masën 3%) dhe borxhi i Greqisë ishte rreth 120% të GDP-së, më shumë se dyfishi i limimit të BE-së.

Mediat vendase raportuan mbi një vizitë personale të Sorosit në zyrën parlamentare të Xhorxh Papandreut në 2011, për të diskutuar mbi gjendjen e vendit dhe për ta garantuar mbi angazhimin e Presidentit Obama për ta ndihmuar.

Por Xhorxh Soros nuk sugjeroi kurrë se Xhorxh Papandreu apo i ati i tij kishin luajtur një rol negativ. Papandreu dhe PASOK i kanë shërbyer interesave të Sorosit.  Si ministër i jashtëm në 1999-2004, Xhorxh Papandreu ndihmoi mikun e tij Soros të arrinte objektiva madhor. Për shembull, kur Greqia mbante presidencën e BE-së në 2003, Papandreu e ndihmoi atë të promovonte integrimin e Ballkanit në BE, duke favorizuar Shoqëritë e Hapura  dhe rrjetin e OJQ sorosiste.

Soros madje atashoi një sorist, Alex Rundo, në krah të Papandreut gjatë mandatit të tij si ministër i jashtë. Rondo mbikëqyri rritjen prej 251% të fondeve për OJQ-të.

Cunami i emigrantëve dhe popujve të zhvendosur(shumica sirianë që ishte vendosur në Turqi për muaj dhe vite dhe që u detyruan të largohen  pasi Turqia nuk i lejonte të punonte, duke i venë përballë sfidës së mbijetesës) katapultoi drejt Gjermanisë dhe nuk do të ishte një krizë e pashmangshme po të mos ishin përfshirë OJQ-të e financuar nga Soros.

Sorosi zgjodhi një objektiv(barrierat e lëvizjes midis Turqisë dhe Greqisë), paralizoi aftësinë e institucioneve  dhe mobilizoi një parti të re politike, Syrizën, për të ndihmuar axhendën e tij.

The American Spectator ka vërejtur një situatë të ngjashme edhe në Shqipëri dhe Maqedoni.

Në Greqi, prirja e Xhorxh Sorosit për të promovuar kaos, me qëllim për t’u pasuruar prej tij, ka pasur implikime të mëdha gjeopolitike. Nuk është e mjaftueshme për të provokuar zemaratë ndaj një politike kombëtare, por duhet të influencosh(të kontrollosh) liderët vendas që kanë pushtetin për ta ndryshuar.

Xhorxh Soros ka sponsorizuar Aleksis Tsipras, 42 vjec, lider i Koaolicinit të së Majtës Radikale, një parti politike e njohur si Syriza. Syrizia filloi në 2004 si një kamp i fraksioneve të ekstremit të majtë- me karikatura të tilla si “Rinovimi i së Majtës Komuniste” por u shfaq në skenën kombëtare në 2012 si partia e vetme politike e angazhuar kundër masave të imponuara nga Trojka: FMN, Komisioni Europian dhe Banka Qendrore Europiane.

Rinia e Tsiprasit i solli avantazhe partisë. Historiku i tij si një adoleshent komunist u shpërfill. Sorosi i sponsorizoi një udhëtim në SHBA në shkurt 2013 përmes një OJQ-je që e themeloi në 2009, Instituti për Mendim të Ri Ekonomik (INET)

Në Greqi, Syrizia fitoi bindshëm, së pari në zgjedhjet parlamentare evropiane në maj 2014 dhe më pas në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në janar 2015.

Me një mangësi prej 3 votash që mund t’i jepte shumicën, Tsipras bëri aleancë me një parti të vogël të qendrës së djathtë, Grekët e Pavavur (ANEL).  Para zgjedhjeve, politika mbi emigrantët nuk ishte një çështje e bujshme; një lider i Syrizës u shpreh se partia do të ruante “politikat e përbashkëta evropiane të emigracionit, me të drejta dhe detyrime” ndërkohë që do të kërkonte më shumë para nga BE për sigurinë e kufijve.

 

Kriza e emigrantëve

Xhorxh Soros dhe Fondacioni për Shoqëri të Hapur promovojnë politika liberale mbi emigrantët qysh herët në vitet 1990, por jo aq sa t’i bënte realitet kufijtë e hapur sikurse bëri Alexis Tsipras dhe Syriza në 2015. Në muajt e parë, zv.ministri i Syrizës mbi emigracionin  shpalli se qeveria do t’i shndërronte qendrat e strehimit për emigrantët në qendra mikëpritjeje dhe do të shfuqizonte Operacionin Xenios Zeus, një politikë agresive të depërtimit të emigrantëve.  Më 14 prill, qeveria deklaroi se të gjithë refugjatët sirianë do të pajiseshin me dokummnete për të udhëtuar drejt Europës.Prurjet e shumta nga Egjeu u mblodhën kapicë. Sipas të dhënave të Komisionit mbi Refugjatët të OKB-së, gjatë muajve maj-prill, numri i emigrantëve të ardhur nga deti u rrit me 40%. Ndërkaq, gjatë prillit dhe gushtit vërshimet u rritën me 721% (nga 13,133 në 107,843). Më shumë refugjatë do të mbërrinin në Korrik sesa në të gjithë vitin 2014.

Qeveria nuk kishte plan për të ndaluar eksodin e refugjatëve, të paktën asnjë politike që mund ta ndante me kryebashkiakët. E pyetur në një takim në prill se çfarë do të ndodhë me refugjatët me t’i regjistruar, një zyrtare e qeverisë u shpreh se “thjesht do të zhduken” në “Europë”, megjithatë, ajo nuk e dinte sesi. Kur  kryebashkiakët qeshën me neveri, ajo shtoi “Unë kontroll hyrjen, jo daljet.

Qartazi, qeveria e drejtuar nga Syrizia kishte adoptuar një politikë për emigrantët në sintoni  të plotë me vizionin e Xhorxh Sororist dhe lidershipi i tij e përshkruante po qartazi këtë politikë si një hakmarrje kundër Gjermanisë.

Ministri i Jashtëm sugjeroi mbi një lidhje mes politikave greke të emigracionit dhe negociatave me BE-në, në një takim informal në Riga në mars 2015, duke deklaruar se “do të ketë milionë emigrantë dhe mijëra xhihadistë që do të dynden në Europë” nëse nuk arrihet një marrëveshje.

Vullneti për të përdorur politikat e emigracionit si një armë kundër Gjermanisë u konfirmua sërish në mars, kur ministri i Mbrojtjes kërcënoi se “nëse BE ja fut Greqisë, atëherë emigrantët do të pajisen me letra për të shkuar në Berlin. Nëse Europa na braktis në krizë, do ta përmbysim me emigrantë dhe do të ishte akoma më keq për Berlinin nëse në këtë valë milionëshe emigrantësh do të kishte edhe xhihadistë të Shtetit Islamik”.

Pas deklaratës së qeverisë se refugjatët sirianë do të trajtohen me dashuri(dhe dokumente udhëtimi), Ministri i Brendshëm i Syrizës  Nikos Voutsis tha se refugjatëve do t’u jepen një  leje qëndrimi tre mujore në BE në mënyrë që të shkonin në destinacionin e tyre të preferuar-Gjermaninë- një propozim që binte në kundërshtim me rregullat e BE-së mbi azilin, që thotë se azilkërkuesit duhet të qëndronte në vendin që kanë hyrë. (Voutsis aktualish shërben si Kryetar i Parlamentit Grek.

Në kasosin që shoqëroi cunamin e emigrantëve, shumë pak politikë-bërës ose gazetarë vinin në dukje faktorin që kishte në dorë spinën e kësaj gjendjeje:qeveria e Syrizës, e nxitur nga recetat politike të hartuara nga Sorosi.

Dhe siç ndodh shpesh, pasojat e një propozimi sorist e bëjnë situatën akoma më keq. Në prill 2014, 42 emigrantë y mbytën në det. Një vit më vonë, në prill 2015, si pasojë e zbatimit të politikave të Xhorxh Sorosit dhe Fondacionit për Shoqëri të Hapura, 1,308 njerëz vdiqën në det—një rritje me më shumë se 3000%.

Tsiprasi, bedeli globalist

Hakimi nga DcLeaks të dokumenteve të Fondacionit për Shoqëri të Hapur, verën e kaluar, konfirmoi angazhimin e Sorosit në këtë çështje.

U zbulua se Shoqëria e Hapur-Bruksel krijoi Fondin Ksen-për Ksenofobi- për të identifikuar dhe mbështetur ithtarët e “diversitetit emigrativ” në mesin e OJQ-ve, akademikëve, gazetarëve madje edhe të zyrtarët e zgjedhur në fillim të 2012.

Majin e shkuar, në një memo nëntë faqoshe, Iniciativa Ndërkombëtare për Emigrim e Shoqërisë së Hapur e përshkruante krizën e Mesdheut si “normalitetin e ri”, dhe mundësi për t’u shfrytëzuar. “Ngjarjet në Mesdhe...përfaqësojnë tashmë mundësi për reformimin e politikave të emigracionit në një nivel global...Interesi dhe investimi ynë afatgjatë...nënkupton se kemi shumë partnerë të duhur që janë pozicionuar për të ndihmuar të tjerët që të navigojnë në këtë hapësirë”.

Brenda ditës, përballë joshjes së ndërhyrjes amerikane, Tsiprasi u dorëzua.

Në fakt, që në minutën e parë të zgjedhjes së tij, Tsiprasi i ktheu kurrizin elektoratit të tij për të negociuar me trojkën. Ministri i parë i Financave të Syrizës, Yanis Varoufakis zbuloi së fundmi sTsiprasi e kishte kërcënuar për të pranuar kërkesat ndërkombëtarëve, kështu që vendosi të jepte dorëheqjen.

Javën e kaluar, Tsiprasi bindi parlamentin grek të pranonte shkurtimet e pensioneve dhe rritjen e taksave- duke nxitur protesta- për të fituar një paketë financiare prej 7.5 miliardë dollarë nga huadhënësit e BE-së, një shumë që pothuajse përputhjet me pagesën që duhet t’u kryejë kreditorve, rreth 7 miliardë, pas maturimit të borxhit në korrik.

Shtatë vjet në këtë “krizë”, Greqia po kacavirret për kredi për të riparuar kreditorët e saj.

Gjermania është në shenjëstër të Xhorxh Sorosit? Pse? Sepse kriza ekonomike rrëzoi nga pushteti bedelin Papandreu dhe tanimë Alexis Tsipras është vazhdimi i dinastisë Soros në Greqi, i cili duhet ruajtur me çdo kusht. Sorosi pa potencial për një tjetër tollovi në Greqi që e intrigoi më shumë sesa kapica e parave: heqjen e kufijve. Në 2012, Xhorxh Soros filloi të fokusohej mbi emigrimin në Greqi, duke e quajtur një krizë para se të bëhej e tillë e duke ngritur kësisoj themelet për një kataklizëm që po destabilizon kontinentin evropian.

Modifikuar më Saturday, 04 August 2018 11:12

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Frashëri tradhëtar? Plasari: Ka mbaruar koha kur historia censurohej

Aktualitet

Frashëri tradhëtar? Plasari: Ka mbaruar koha kur historia censurohej

Studiuesi Aurel Plasari të mërkurën foli në lidhje me figurën e Mid’hat Frashërit dhe rolin e tij në Kongresin e Manastirit. Plasari u ndal tek ky moment i artë i historisë...

Spanja bën hapa para në njohjen e Kosovës

Aktualitet

Spanja bën hapa para në njohjen e Kosovës

Spanja do të lejojë atletët kosovarë të përdorin simbolet kombëtare, në një kompeticion të organizuar në shtetin iberik, edhe pse Madridi nuk e njeh ende pavarësinë e shtetit ballkanik. Kjo...

Leskaj: Më shumë transparencë në spitale

Aktualitet

Leskaj: Më shumë transparencë në spitale

Kontrolli i Lartë i Shtetit rendit katër flamuj të kuq përsa i përket nivelit të shërbimit shëndetësor në Shqipëri. Për të trajtuar më mirë ankesat duhet të ketë më shumë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!