“Baza e NATO-s në Kuçovë, takimi i Taulant Ballës me Trump dhe dhurata për Ramën”

Diel, 05 August 2018 18:12

NGA Agron Gjekmarkaj

Sa i përkorë është Taulant Balla. Deli djalë. Ta bësh dhëndër ta bësh. Gjithë të mirat i ka. Punon natë- ditë për Shqipërinë e nuk ndihet. Të gjitha meritat ia kalon Edi Ramës. Baza që NATO do ndërtojë në Kuçovë qenkësh vepër e tij, por ai ja rriti nderen Edi Ramës me një status të latuar taze në Facebook. E shkrojti gjithë zulme e naze ashtu siç di ta qëndisë ai gjuhën shqipe.

Zanoret e bashkëtingëlloret në dorë të tij nuk duken si shat a lopatë si ndo zot dashakeqet mendojnë, por si tinguj organoje në katedralen e rilindjes vërshëllejnë ato. Pasi anashkaloi ministrushen e qashtër të Mbrojtëse dhe ministrin e Jashtëm, të cilët duhej të flisnin për këtë sukses, ai tha qe ishte Tramp që e bëri këtë i magjepsur pas Ramës, si Ornela Vorpsi. Historia qenkësh më e thellë seç duket. Gjatë ditëve të qëndrimit në Europë, Tramp i paska kërkuar takim Taulantit.

Ky megjithëse mjaft i zënë me pune në Librazhd, pasi mendoi pak nuk ja theu zemrën presidentit amerikan. Veshi kostumin e shtrenjtë që i kanë dhuruar së fundmi, u kreh, futi një çamçakëz në gojë dhe drejt e në Rinas.  Darka në Bruksel e zu menjëherë me Trampin. Ai sapo mori vesh që Balla kishte mbërritur çoi lajmës që të takoheshin menjëherë. U përqafuan menjëherë si të njohur të vjetër. Tramp ju drejtua me ti pa mëdyshje. “Fjalë të mira kam dëgjuar për ty”- tha.

Më ka informuar Donald Lu. Në të ardhmen do jesh lider jo vetëm i PS, por edhe i Shqipërisë e krejt Ballkanit. Rama është treguar largpamës që të caktoi nr 2 të partisë. Me këtë zgjedhje respektoi atdheun dhe PS e sidomos intelektualët që me ty gjenden të përfaqësuar.

Taulanti ndihej mirë. Menjëherë ju drejtua me emër – Donald e herë pas here Don.

“Shiko”- i tha, vërtetë Kryeministri ynë dhe Kryetari im e dhjeu me ty në fushatë, por e kishte nga padija e jo me të keq. Ata të Sorosit e gënjyen. Por bëhem unë dorzanë dhe të siguroj se nuk të shan më. Jo vetëm, por ç’të kesh m’i thuaj mua e ai do t’i zbatojë një më një. Trampi u mendua pak.

Qoftë i falur-, i tha. Në dorën tënde është. Tani hajde të pimë një skoç. Taulanti tha ma ndalon feja, hoxhallarët e Librazhdit e pinë fshehurazi, po mua më thonë që është haram…nejse për hatrin tënd po e hedh një kupë.

Biseda u ngroh qamet. Trampi po e pyeste gjerë e gjatë.

Si e sheh te ardhmen e Shqipërisë, i tha, majtas e djathtas. E mirë do jete, tha Taulanti. PS do vijë në dorën time, ndërsa PD në atë të Salianjit, një djalë flori pro amerikan! Good good, thoshte Trampi, ma bëre zemrën mal.

Ti, i tha Taulantit, le punët e tua e erdhe të më takosh. Çfarë të bëj për ty? Taulanti u mendua një çast! Shiko, tha, ne na akuzojnë si prosovjetik…kemi ca baza ajrore që ndërtuan ata…një mes malesh në Kuçove…si thua ta bëjmë bazë të NATO-s, të pastrohemi nga sovjetllëqet?

Tramp nuk hezitoi asnjë çast!

Good immediately! Si thua, e pyeti, t’ju them në Samit që e bëra për ty?

Jo jo, tha Taulanti, ca dite më vonë se dua t’ja bëj peshqesh Ramës se shumë i mërzitur është këto kohë. Nuk venë punët mbroth në atë vakëf që e thërrasin Albanian!

U ngritën! U përqafuan gjatë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Sigurimet, tregu me fitim – 7.5 milionë euro për vitin 2017

Aktualitet

Sigurimet, tregu me fitim – 7.5 milionë euro për vitin 2017

Të gjitha kompanitë e sigurimit të jo-jetës e mbyllën vitin 2017 me fitim. Sipas raportimeve financiare të subjekteve, rezultati i përgjithshëm për të gjitha kompanitë kishte vlerën e 958 milionë...

Koreja e Veriut dakord për të mbyllur rrjetin e raketave

Globi

Koreja e Veriut dakord për të mbyllur rrjetin e raketave

Kim Jong-un ka pranuar të mbyllë njërin prej vendeve kryesore të testimit dhe lëshimit të raketave të Koresë së Veriut. Lajmin e dha Presidenti koreano-jugor, Moon Jae-in pas takimit të përzemërt...

“Torta” e qeverisë që nuk i ëmbëlsoi fjalët e ministrit të jashtëm gjerman...

Politikë

“Torta” e qeverisë që nuk i ëmbëlsoi fjalët e ministrit të jashtëm gjerman...

Nga Edi Paloka “Torta” e qeverise qe nuk i embelsoi fjalet e ministrit te jashtem gjerman...Sot ne ministrine e jashtme , ministrit te jashtem gjerman, qe eshte per vizite zyrtare ne...