Venezuela, një vend që po shpërthen nga brenda

Hënë, 06 August 2018 10:27

Nga Uta Thofern (DW)

Raportimet për një atentat të supozuar kundër kryetarit të shtetit Nicolas Maduro shtrojnë shumë pyetje. Vetëm njëra prej tyre ka marrë që tani përgjigje: i vetmi që përfiton prej tyre është Maduro.

Këtë herë qenë "ushtarët me fanella". Nicolas Maduro ka denoncuar të paktën njëzet grushte shteti dhe/ose atentate ndaj jetës së tij. Për ta dëmtuar asnjëri nuk e ka dëmtuar. Përkundrazi, nga çdo sulm real apo i imagjinuar, qoftë ai nga bota e jashtme "imperialiste" ose nga opozita "ekstremiste e djathtë" regjimi merr forcë të re.
Incidenti më i fundit tregon se Venezuela jo vetëm që ndodhet në një krizë të rëndë politike dhe ekonomike, por edhe në një luftë informative. Sepse, nuk është e sigurtë që kryetari i shtetit Maduro të jetë sulmuar vërtet nga një dronë. Agjencisë së lajmeve AP zjarrfikës nga Caracasi i thanë se shkaku ishte shpërthimi i një cisterne gazi në një apartament.
Maduro shfrytëzon çdo incident të ri për të ndërmarrë një gjueti shtrigash ndaj opozitës, për fjalë vulgare kundër shteteve fqinje si Kolumbisë dhe jo së fundi për spastrime në radhët e veta dhe të ushtrisë. Dhe çdo incident i ri largon vëmendjen nga problemet gjithnjë e më shumë të padurueshme të Venezuelës.
Benzina është më e lirë se uji
Sulmi i supozuar u ndërmor gjatë paradës për 81 vjetorin e Gardës Kombëtare të Venezuelës - tri ditë pasi Maduro pati shpallur një politikë të re për benzinën. Dhe vetëm një ditë pasi qeveria urdhëroi të numërohen automjetet në vend, të shoqëruar me deklaratën se vetëm pjesëmarrësit e numërimit do të merrnin edhe më tej benzinë me çmime të subvencionuara. Një mbushje serbatori në Venezuelë kushton më pak se një cent Euroje, por benzinën vendi me rezervat më të mëdha të naftës në botë, në masën më të madhe duhet ta importojë, sepse industria vendase ka kohë që është rrënuar.
Po pak ditë më parë, Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi se inflacioni sivjet në Venezuelë do të arrijë kuotën 1.000.000 = 1 milion përqind. Me një reformë monetare qeveria do të eleminojë që këtë vit pesë zero të vlerës nominale të bolivarit.
Fëmijë që vuajnë nga uria
Krahas benzinës, në Venezuelë janë të subvencionuara edhe shumë gjëra të tjera - energjia, transporti i distancave të shkurtra, ushqimet, medikamentet. Por për të munguar mungojnë të gjitha, sepse vendi nuk i gjeneron këto burime në deviza, të cilat i duhen për importet. "Revolucioni bolivian" i ka paralizuar me sukses kapacitetet e prodhimit të Venezuelës. Të panumërta janë raportimet për të sëmurë të pafurnizuar në spitale të rrënuara, për fëmijë që vuajnë nga uria, për emigrantë të dëshpëruar.
Përpjekjet e regjimit për të ndërmarrë hapa kundër këtyre zhvillimeve jo vetëm që duken gjithnjë e më të hutuara, por edhe janë të tilla. Venezuela është rrënuar kaq në themel, sa do t'i duhen dekada që vendi dikur më i pasur i Amerikës së Jugut të paktën t'i afrohet standardit të jetesës së fqinjëve të tij. Këtu nuk bën dobi as liberalizimi i pjesshëm i kursit të këmbimit.

Zor se mund të bëhet më e rrezikshme për një qeveri diçka tjetër më shumë se eleminimi i subvencioneve. Për këtë ka shembuj nga shtetet e tjera të Amerikës Latine dhe jo së fundi nga vetë Venezuela. Nicolas Maduro e di këtë, por zor se do të jetë në gjendje ta pengojë këtë. Regjimi i tij po e drejton Venezuelën me vendosmëri drejt humnerës.
Pavarësisht se natyrisht ky nuk mund të jetë asnjë justifikim për atentat - për këtë as nuk ka shkak. Pas Maduros janë në gatishmëri shumë pasardhës e pasardhëse të gatshëm për të luftuar, të cilët nuk presin asgjë nga një ndërrim i regjimit, por që i kanë të gjitha arsyet për t'u frikësuar maksimalisht. Sinjalet flasin për shpërthim përbrenda: "socializmi i shekullit të 21-të" dikur do të pësojë kolaps e do të thërmohet.

Modifikuar më Hënë, 06 August 2018 11:23

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Basha: Rama e Vuçiç, sponsorë të planit të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë

Basha: Rama e Vuçiç, sponsorë të planit të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Në emisionin “Open” të Eni Vasilit, kreu i Partisë Demokratike komentoi edhe qëndrimin e qeverisë shqiptare ndaj idesë së shumëdebatuar të shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Lulzim Basha akuzoi...

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Politikë

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Ditët e fundit Policia e Shtetit ka vënë në pranga bandën e Bajrajve, që ishte akuzuar shpesh nga opozita si një bandë kriminale që ka marrë kontrollin e Shkodrës dhe...

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Sport

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Në mbrëmjen gala të zhvilluar të hënën në Londër, Luka Modric ka mposhtur sërish Cristiano Ronaldon, duke u shpallur futbollisti i vitit edhe nga FIFA, ndërsa pak ditë më parë...