Ligji i pushtetit mbi ligjin e shtetit

Tuesday, 07 August 2018 10:05

Nga Ylli Manjani

Zoti Aurel Plasari, na sjell në vemendje këto kohë delikate, studimin politik me titull “The dual state” të juristit dhe politologut Ernst Fraenkel.

Më aktual se ky libër nuk ka!

Ernst-i e shkroi në kohën kur Hitleri vendosi sundimin e tij në gjermani, duke shmangur Kushtetutën dhe ligjet normative (Normenstaat) dhe, duke qeverisur me ligje të posaçme, në dukje të përkohshme ( Maßnahmenstaat), por të mjaftueshme për të bërë gjëmën.

Fiks Shqipëria e sotme!

Edi Rama ka bërë të njëjtën gjë. Sundon me ligjet e pushtetit të Tij (Maßnahmenstaat) duke anashkaluar Kushtetutën dhe normat e shtetit (Normenstaat).

Konkretisht:
1. Sistemi i drejtësisë, gjykatat dhe Prokuroria, funksionojnë jo sipas normave Kushtetuese, por tranzitore dhe ligjit të vetting. Pra në dorë të pushtetit.

2. Policia e Shtetit nuk funksionon sips ligjit të shtetit, por sipas urdhërit të pushtetit. Po nuk urdhëroi ministri, asgjë nuk ndodh!

Kur lëshohet urdhëri bëhet hataja duke ngatërruar të mirë e të këqinj me një vend. Sbëhet më fjalë për prova, por për thashetheme, që policia ka me bollëk!

3. Administrada publike nuk njeh më ligjin, por porosinë, urdhrin e zyrtarit politik. Thashethemi i portalit virtual të qeverisë është “ligji” i tyre! Ligji i shtetit as nuk lexohet më!

Pra të zgjidhet halli i portalistit, punë e madhe se shkakton halle për të tjerët! Asnjë lidhje me normat e shtetit, sipas të cilave të gjithë janë njësoj para ligjit!

4. Parlamenti dhe qeveria nuk janë më pushtete të ndara, por të ndërvarura. Parlamenti varet totalisht nga Qeveria.

Asnjë lidhje me Kushtetutën!

5. Pushteti guxon të ndryshojë edhe kufinjtë e shtetit, ndërkohë që Kushtetuta nuk ja njeh këtë të drejtë as vetë popullit. (Në kushtetutë ndalojet Referendumi për tërësinë territoriale)..

6. Ekonomia sipas normave të shtetit është shanc i barabartë për të gjithë. Sipas ligjeve të pushtetit është vetë privilegj i pak njerëzve që rrinë afër Kryeministrit.

Koncensioni është shmangia përfundimtare e ekonomisë me shance të barabarta!

7. Në shtetin e normave, të gjithë kanë të drejtën e kujdesit shëndetësor. Spitali i gjen gjithnjë ilaçet dhe mban përgjegjësi.

Në shtetit e Normave, secili riimbursohet për shërbimin që merr.

Sot ilaçet i gjen pushteti, me qëllim që njerëzit “t’ia dinë atij për nder”! Ndërsa riimbursim e merr spitali që do pushteti, jo ai që do pacienti!

8. Në shtetin e normave Arsimi është mjeti më efikas kundër injorancës. I barabartë për të gjithë.

Në ligjin e pushtetit Arsimi është privilegj i atyre që paguajnë ose që votojnë pushtetin!

E kështu me radhë...

Ka shembuj plot që tregojnë se pushteti është mbi shtetin. Pra sundimi i të fortit mbi atë të normës.

Dikush thotë se Hitleri pushtoi Europën, ndaj ska krahasim.

Por duhet mbajtë parasysh se edhe Edi Rama po sundon thjesht Shqipërinë, jo Gjermaninë.

Po e sundon aq keq, sa asnjë pushtues nuk e ka bërë.

Bie fjala, pushtuesi Italian na bëri me Teatër, shesh e godina zyrtare të bukura.

Edi Rama i prishi të gjitha!!!

Të keqen e pushtuesit!

Modifikuar më Tuesday, 07 August 2018 10:07

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Trajneri i Torpedos: Kukësi ankohet kot, edhe dy lojtarë tanët nuk morën viza

Sport

Trajneri i Torpedos: Kukësi ankohet kot, edhe dy lojtarë tanët nuk morën viza

Kukësi u ankua për mënyrën se si gjeorgjianët e Torpedo Kutaisit i pritën gjatë takimit të javës së kaluar, ndërsa vunë theksin edhe te mospajisja me vizë e dy futbollistëve...

Sjellja misterioze e satelitit rus ngre alarm në SHBA

Globi

Sjellja misterioze e satelitit rus ngre alarm në SHBA

Një satelit misterioz rus që shfaq "sjellje shumë anormale" ka ngritur alarm në SHBA, sipas një zyrtari të Departamentit të Shtetit. "Ne nuk e dimë me siguri se çfarë është dhe...

Shpërthim i fortë dhe zjarr në një metro të Moskë

Globi

Shpërthim i fortë dhe zjarr në një metro të Moskë

Një zhurmë e fuqishme e pasuar nga një zjarr, shkaktoi vonesa në metronë e Moskës të mërkurën, ndërsa incidenti u filmua nga pasagjerët e metrosë. Incidenti ndodhi në stacionin Avtozavodskaya në...