Shkretëtira përreth secilit

Premte, 24 August 2018 18:19

Nga Qemal SAKAJEVA

“Statistika demografike” e familjes mund të ndryshojë çdo vit. Njëlloj si ato të shtetit.

Kështu edhe e këtyre shtatë burrave e grave, të lindur prej dy prindërve jetimë etë vuajtur sa s’ka më, që e patë krijuar familjen në fshatin Babunjë e Re të Lushnjës, në vitin 1938. Më i madhi i të shtatëve i ka kaluar të 76-tat, më i vogli është 59 vjeç. Katër  kanë dalë në pension,  dy të fundit gati po e prekin atë cak. Secili ka familjen e tij, me disa fëmijë dhe shumë nipa e mbesa.

Njërit prej tyre sapo i emigruan përtej oqeanit Atlantik dy pjesëtarë - vajza dhe mbesa.

Kjo ngjarje fare e rëndomtë ndër ne, për shkak të përsëritjeve të panumërueshme , u bë shkas që të përpilonin statistikën më të fundit të trungut familjar, në shembullin e statistikave zyrtare: Sa ka shkuar numri i të emigruarve dhe cilët kryefamiljarë kanë më shumë të ikur nga Shqipëria? Llogaritja e tyre  është  arithmetikisht e saktë, thjeshtë  listë  emrore, pemë gjenealogjike pa gabime, me degë të përhapura në disa dhera  të huaja.

I pari, më i madhi, I. S.: Ka  katër djem të martuar, gratë dhe fëmijët e tyre, si dhe dy vajza të martuara me fëmijë. Gjithsej bëhen 27 frymë. Vetëm 8 gjenden në Shqipëri, 19 janë  në Itali e Greqi.

I dyti,  Q.S.:  Ka  tri vajza,  me nipat e mbesat  bëhen  8 anëtarë. Prej tyre, 5 janë në Shqipëri, 3 të tjerë kanë pasaporta të huaja.

I treti, R.S.: Ka 2 djem dhe 1 vajzë,  me nipat e mbesat bëhen 10 pjesëtarë. Prej tyre, 8 gjenden në Shqipëri, 2 emigruan në Greqi.

I katërti, R.SH.: Ka 4 djem . Nga fëmiljet e krijuara, me gjithë nuset janë bërë gjithsej 13 frymë, prej të cilëve vetëm 6 janë  në Shqipëri, 7 janë me pasaporta italiane, të vendosur përgjithmonë në Itali.

I pesti, L.G.: Ka 2 vajza dhe 2 djem. Nga familjet e krijuara janë bërë 15 pjesëtarë, por vetëm 3 kanë mbetur në Shqipëri, 12 të tjerë janë të vendosur përgjithmonë në Itali dhe Francë.

I gjashti, M.S.: Ka 4 fëmijë. Nga familjet e krijuara jënë  bërë 13 anëtarë, nga të cilët 5 kanë emigruar në Greqi dhe Itali.

I shtati, Q.S.: Ka  vetëm dy fëmijë, por nga që ata ishin të vegjël, nuk emigruan. Tani që janë të rinj, mendimi për t’u larguar nga Shqipëria u sillet rrotull si skifter. Më i madhi po vështron të përdorë një mundësi për në Hollandë.

Familja e zgjeruar prej martesave dhe lindjeve ka arritur në 90 veta, nga të cilët 45 veta, ose gjysma (50 për qind), siç thuhet në Myzeqe, “kanë çarë ferrën nga sytë këmbët”. Nga 45 të emigruar, 20 kanë pasaporta të huaja dhe nuk mbajnë asnjë  lidhje me Shqipërinë zyrtare.

Secili prej shtatë të moshuarve, gjatë tregimit nuk e përmendin fjalën  që s’ka burim shqipen - emigrim.  Nuk e përdorin fjalën me burim shqipen -  të larguar. Ata, për fëmijët e tyre, thonë dy fjalë : KANË IKUR.

Kur ende ishte në këtë jetë, Profesor  Ramadan Sokoli e qortonte ashpër  përdorimin e foljes me ikë  në vend të foljes me u largue. Po të ishte gjallë, ndoshta do ta korrigjonte veten, për sa i përket  fenomenit të  emigrimit të shqiptarëve, sepse  të ikurit - të vendosur në dhera të huaja - janë të panumërt dhe kthimi i tyre në atdhe si vizitorë nuk e tjetërson fenomenin ekonomiko-social  llahtarisës, që ka sjellë një pakësim  të frikshëm të popullsisë, edhe pse Shqipëria nuk është futur në ndonjë luftë, as të shkurtër  as  të gjatë.

Largimi  i popullit ka ndodhur pa pasur pushtim të vendit.

Spastrimi i madh është kryer pa u ushtruar racizëm etnik.

Përmasa e ikjes së njerëzve  është  “gjenocid”, i shkaktuar nga dy armiq:  papunësi + varfëri.

Eshtë krijuar hutim i përgjithshme.

Sjellja e qenies njerëzore është bërë e vrazhdë.

Familja ka pësuar shpërbërje deri  në thellësinë më të madhe.

Shoqëria ka humbur drejtëpeshimin.

Gjithçka shkon kah caku i patologjisë.

Përreth secilit është krijuar shkretëtira njerëzore.

E vetmja gjë ngushëlluese sillet të jetë teknologjia. Ajo e ka kthyer qelizën e shoqërisë  në “familje elektronike”. Kjo e lehtëson komunikimin dhe njëherësh fotografon, duke dokumentuar se  shqiptarët  ndoshta janë populli më i mallëngjyer.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Behuni gati për më të keqen, ja kur do te ulen drastikisht temperaturat

Aktualitet

Behuni gati për më të keqen, ja kur do te ulen drastikisht temperaturat

Ditën e sotme ka rënë bora e parë në Dardhë të Korçës. Temperaturat kanë nisur të ulen ndjeshëm dhe kjo ndjehet kryesisht në orët e para të mëngjesit dhe ato të...

Arratisja e Gruevskit, befason Zaev: Ai mund të jetë…

Bota Shqiptare

Arratisja e Gruevskit, befason Zaev: Ai mund të jetë…

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në një konferencë për shtyp tha se autoritet duhet të hetojnë nëse Gruevski e ka lëshuar vendin vullnetarisht apo është rrëmbyer. Zaev: “Ne do të bëjmë gjithçka...

Plas keq grushti në Parlament, shikoni si rrihen deputetët

Globi

Plas keq grushti në Parlament, shikoni si rrihen deputetët

Nje skene aspak e denje eshte shenuar ne parlamenin e Sri Lankes, kur ne mes te punimeve ka plasur grushti dhe deputetet jane rrahur keq mes tyre. Se paku, njeri...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!