Referendumi në Maqedoni dhe shqiptarët

Saturday, 01 September 2018 11:34

Nga Tritan Shehu/ 

Shqiperia e shqiptaret e tjere ne Rajon nuk mund te qendrojne indiferent ndaj Referendumit te 30 Shtatorit ne Maqedoni!
Aty u hap zyrtarisht fushata e Referendumit te 30 Shtatorit, per ndryshimet kushtetuese dhe te emrit te saj, ne baze te mareveshjes me Greqine.
Rezultati pozitiv i ketij Referendumi konfirmon rrugen europiane per ate vend fqinje, si dhe i mundeson antaresimin e menjehershem ne NATO. 
Ne te kunderte askush nuk mund te parashikoje se ne cfare “skutash” do te vazhdoje te endet ai shtet, duke rrezikuar seriozisht jo vetem stabilitetin e te ardhmen, por edhe vete ekzistencen e tij, si dhe duke gjeneruar keshtu destabilitet ne te gjithe Rajonin.
Eshte shume pozitiv fakti qe ne terresi faktori shqiptar aty dhe partite e tij politike, ne qeverisje apo opozite keto, jo vetem jane shprehur pozitivisht, por dhe jane organizuar qe te zhvillojne nje fushate energjike e aktive ne favor te “po”-se, ne nje aleance te perbashket apo qofte dhe ne vecanti.
Pa dyshim kjo shpreh e konsolidon qartesisht pozicionin e aspiraten e madhe te shqiptareve per Europe e Perendim.
Ata te cilet duan ta “minojne” kete Referendum, jane po ata qe ne vite krijuan shume probleme artificiale me Greqine, Brukselin e NATO-n, per te ngritur pengesa te pa faleshme ne proceset integruese, dhe qe sot vazhdojne te perpiqen ta vendosin vendin e tyre diku larg ne Lindje, qofte kjo edhe per llogari te vendeve te treta.
Ne keto kushte Shqiperia, Kosova, i gjithe faktori shqiptar ne Rajon, duhet te behen aktivisht “krahe” per te ndihmuar ne nje rezultat pozitiv, jetik ky per Maqedonine.
Dhe ka shume menyra te tilla demokratike, legale, transparente, aspak ne kundershtim me sovranitetet, qe mund te definohen e aplikohen nga neve ne kordinim te plote vecanerisht me partite shqiptare aty, per fitoren e Referendumit, gje me shume rendesi per Ballkanin Perendimor, per te gjithe ne.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Aktualitet

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballen me një dimër të parakohshëm, me reshjet të dendura dëbore që deri më tani ka shkaktuar të paktën 8 viktima, edhe Europa duket...

Lamtumirë kilogram! Shkencëtarët votojnë ndryshimin

Kuriozitete

Lamtumirë kilogram! Shkencëtarët votojnë ndryshimin

Rreth 130 vite pasi kilogrami u përcaktua nga një masë metali që është mbajtur në një kasafortë në Paris, shkencëtarët kanë votuar për ndryshim dhe një sistem të ri që...

Aksident i rëndë në aksin Librazhd – Elbasan

Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Librazhd – Elbasan

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Librazhd – Elbasan. Aksidenti ka ndodhur pranë lokalit të njohur me emrin “Zeneli”. Ka qenë një autobus që është përplasur me...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!