Editorial/Amaneti i gushtit: Nuk durohet më…

Saturday, 01 September 2018 13:50

 Nga Ilir Nikolla

Nisja e sezonit të ri politik ka pritshmëri të larta, por përpara se partitë politike të këndellen në atmosferën parlamentare, mirë është t’i hedhim një sy gushtit dhe përgjigjeve që ai i ka ofruar publikut. Në gusht, patëm një numër të jashtëzakonshëm vrasjesh, si dhe një ministër të brendshëm që thoshte se gjërat kanë shkuar mirë, pasi mund të kishin shkuar edhe më keq, patëm një kryeministër që nisi një udhëtim nëpër Shqipëri në kërkim të buzëqeshjeve që do t’i rrisin ardhjet turistike në vitet e ardhshme, por mbi të gjitha patëm një bjerrje fatale të qeverimit. Tendera pa fund po bëhen ditën për diell, pa garë, për baxhanakun e kryeministrit, për mikun e kryeministrit që jep makina me qira me çmim më të shtrenjtë sesa po të bliheshin të reja, patëm leje ndërtimi me një ritëm marramendës, ku 72 përqind janë për betonizimin e mëtejmë të Tiranës…dhe qershia mbi tortë, patëm konfirimin se Edi Rama ka tentuar të vendosë nën kontroll edhe Gjykatën e Strasburgut.

Krejt këtë atmosferë ku qeveriset virtualisht dhe vidhet me goditje të përqendruar e nxori gushti, me sinqeritetin e tij, me politikanët që s’e kanë shumë mendjen dhe bëhen edhe më arrogantë në ditët e plazhit, me emigrantët që vijnë në Shqipëri për t’u dhënë një shkundje në realitet të mbeturve të tulatur brenda kufijve, si dhe me mediat që punuan në gjysëm kapaciteti dhe s’e patën shumë të fortë kontrollin mbi censurën e zakonshme. 

Gushti na tha se Shqipëria nuk qeveriset më, pasi Edi Ramës i ka plasur cipa e qeverimit, po nxiton të xhirojë çka mbetur nga pasuritë natyrore të shqiptarëve drejt oligarkëve dhe ç’është më rrënuesja, drejt familjarëve të tij. Aq jashtë realitetit është ky qeverim, se po aventurohet jo veç në tjetërsimin e pasurive natyrore, por edhe në shitje të mirëfilltë territori e pasurish, ja drejt Serbisë, ja drejt Greqisë.

Gushti na përcolli një situatë të vështirë ekonomike dhe parashikimi është që ritmet e rritjes ekonomike të bien, për shkak se drogimi i statistikave me shitjen e energjisë elektrike do të marrë fund. Banka Botërore ngre alarmin se gati gjysma e shqiptarëve jetojnë në pragun e varfërisë dhe me rritjen e parë të taksave apo të çmimeve rrezikojnë të zbresin nën nivelin zyrtar të varfërisë, pra në pragun e urisë.

Tashmë stina e re politike po fillon, por nga gushti na vjen një amanet, na vjen amaneti që “status-quo”-ja të ndryshojë me patjetër, pasi nëse vazhdohet në këtë kënetë, do të kemi vetëm më shumë të varfër, më shumë të ikur, më shumë viktima të krimit dhe një numër më të lartë baxhanakësh të kryeministrit që grabisin paratë e taksapaguesve.

Ndryshimi i “status-quo”-së është amaneti që gushti antituristik i shqiptarëve i lë sezonit të ri politik.

 
Modifikuar më Saturday, 01 September 2018 19:53

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Basha: Rama e Vuçiç, sponsorë të planit të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë

Basha: Rama e Vuçiç, sponsorë të planit të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Në emisionin “Open” të Eni Vasilit, kreu i Partisë Demokratike komentoi edhe qëndrimin e qeverisë shqiptare ndaj idesë së shumëdebatuar të shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Lulzim Basha akuzoi...

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Politikë

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Ditët e fundit Policia e Shtetit ka vënë në pranga bandën e Bajrajve, që ishte akuzuar shpesh nga opozita si një bandë kriminale që ka marrë kontrollin e Shkodrës dhe...

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Sport

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Në mbrëmjen gala të zhvilluar të hënën në Londër, Luka Modric ka mposhtur sërish Cristiano Ronaldon, duke u shpallur futbollisti i vitit edhe nga FIFA, ndërsa pak ditë më parë...