Referendumi në Maqedoni dhe shqiptarët

Saturday, 01 September 2018 15:37

Nga Tritan Shehu

Shqipëria e shqiptarët e tjerë në Rajon nuk mund të qëndrojnë indiferent ndaj Referendumit të 30 Shtatorit në Maqedoni!

Aty u hap zyrtarisht fushata e Referendumit të 30 Shtatorit, për ndryshimet kushtetuese dhe të emrit të saj, në bazë të marrëveshjes me Greqinë.

Rezultati pozitiv i këtij Referendumi konfirmon rrugën evropiane për atë vend fqinj, si dhe i mundëson anëtarësimin e menjëhershëm në NATO.

Ne të kundërt askush nuk mund të parashikoje se në çfarë “skutash” do të vazhdoje të endet ai shtet, duke rrezikuar seriozisht jo vetëm stabilitetin e të ardhmen, por edhe vete ekzistencën e tij, si dhe duke gjeneruar kështu destabilitet në të gjithë Rajonin.

Është shume pozitiv fakti që në tërësi faktori shqiptar aty dhe partitë e tij politike, në qeverisje apo opozite këto, jo vetëm janë shprehur pozitivisht, por dhe janë organizuar që të zhvillojnë një fushate energjike e aktive në favor të “po”-se, në një aleance të përbashkët apo qofte dhe në veçanti.

Pa dyshim kjo shpreh e konsolidon qartësisht pozicionin e aspiratën e madhe të shqiptareve për Evropë e Perëndim.

Ata të cilët duan ta “minojnë” këtë Referendum, janë po ata që në vite krijuan shume probleme artificiale me Greqinë, Brukselin e NATO-n, për të ngritur pengesa të pa falshme në proceset integruese, dhe që sot vazhdojnë të përpiqen ta vendosin vendin e tyre diku larg në Lindje, qofte kjo edhe për llogari të vendeve të treta.

Në këto kushte Shqipëria, Kosova, i gjithë faktori shqiptar në Rajon, duhet të bëhen aktivisht “krahë” për të ndihmuar në një rezultat pozitiv, jetik ky për Maqedoninë.

Dhe ka shume mënyra të tilla demokratike, legale, transparente, aspak në kundërshtim me sovranitetet, që mund të definohen e aplikohen nga neve në koordinim të plote veçanërisht me partitë shqiptare aty, për fitoren e Referendumit, gjë me shumë rendësi për Ballkanin Perëndimor, për të gjithë ne.

1 koment

  • Përgjigju ALBERT FRASHERI

    Per te hyre ne Nato apo ne BE nuk mund te ndryshohen emrat e shteteve si ia do interesi Greqise. Nuk ekziston nje Maqedoni e Veriut dhe nje e Jugut. Ka vetem nje Maqedoni sot dhe ne historine qe kemi lene pas kraheve. Nuk mund te pranohet qe Greqia per cdo ambicje te pavend te saj te marri peng te ardhmen e vendeve fqinje.

    Diel, 02 September 2018 09:55 komentuar nga ALBERT FRASHERI

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kishte frikë se të dashurat e tradhtonin, ja si ua punoi i fiksuari 39 femrave

Lifestyle

Kishte frikë se të dashurat e tradhtonin, ja si ua punoi i fiksuari 39 femrave

23-vjeçari Ryan ‘Wibbo’ Wibberley, duke pasur frikë se të dashurat mund ta tradhtonin, edhe pse lidhjet me to nuk kanë qenë për një kohë të gjatë, u ka lënë atyre...

Ja cilat janë ushqimet që nuk duhet të blini nëse kanë këto fjalë në etiketë

Aktualitet

Ja cilat janë ushqimet që nuk duhet të blini nëse kanë këto fjalë në etiketë

Kujdesi më i mirë për veten është të siguroheni nëse trupi juaj ushqehet siç duhet. Por për ta bërë këtë, ju duhet të dini se cilat ushqime të shmangni. Këta...

Trump: SHBA shqyrton rritjen e pranisë amerikane në Poloni

Globi

Trump: SHBA shqyrton rritjen e pranisë amerikane në Poloni

Presidenti Donald Trump tha të martën se po shqyrton me shumë seriozitet shtimin e pranisë së trupave amerikane në Poloni. Ai i bëri komentet në Shtëpinë e Bardhë, gjatë takimit me...