BE, thyeje vezën!

Premte, 07 September 2018 18:13

Nga Qemal SAKAJEVA

Le të ndërtojmë një paralele.

Në njërën anë,  e vërteta e sotme: Kosova e çliruar më  1999, Bashkimi Europian ndërmjetës bisedimesh, radikalët në Beograd gjithmonë qeverisës.

Në  anën tjetër, e vërteta legjendë: Amerika e zbuluar më 1492, Kristofor Kolombi hero i gjithkohshëm, fisnikët spanjollë ziliqarë të paepur.

Ajo që kishte ndodhur atëherë  para pesë shekujsh,  ishte dhe mbeti e jashtëzakonshme për njerëzimin: u zbulua Bota e Re (New World) dhe Kristofor Kolombi mbeti  hero i Spanjës.

Ajo që ndodhi në vitin 1999,  ishte lufta humane  e NATO-s për shpëtimin e shqiptarëve nga spastrimi  etnik i sigurtë dhe SHBA e vende të Bashkimit Europian i “zbuluan” botës Kosovën e nxjerrë nga  thundra, burgu dhe terrori serb.

Fisnikët ziliqarë spanjollë iu patën sulur Kristofor Kolombit, t’ia zbehnin e t’ia bënin asgjë lundrimin e guximshëm dhe zbulimin historik.

Radikalët serbë nëpër të gjitha qeverisjet  zbrazën urrejtje kundër  SHBA dhe vendeve të Bashkimit Europian, duke i cilësuar pushtues me luftë të territoreve serbe, ndërsa   Pakon Ahtisaari që çoi në pavarësinë e  Kosovës dhe krijimin e shtetit të ri e quajtën paçavure.

Deri kur erdhi lufta, bota perëndimore  dhe njerëzimi me të drejtë e njihte si  “Çështja e Kosovës”. Por pas çlirimit dhe pavarësimit të saj, Serbia ka arritur ta detyrojë Bashkimin  Europian t’a mbajë mbi tavolinë me të njëjtin term - “Çështja e Kosovës”, madje po synon të arrijë një konferencë ndërkombëtare, si mënyrë për ndryshimin e rezultatit të luftës, përveç të tjerave, edhe me “border correktion” (korrigjim i kufirit). Ky ishte dhe mbetet lëshim e gabim i Bashkimit Europian, që e ka dëmtuar dhe komplikuar një zgjidhje të përfunduar që prej shumë vitesh.

Qysh nga çlirimi dhe pavarësimi nuk ka pse të mbetet më cilësimi “Çështja e Kosovës”.

Serbia është çështja, si në luftë dhe në paqë.

Lufta e shqiptarëve dhe pavarësia e Kosovës ndodhën brenda caqeve rreptësisht të përcaktuara, pa cenuar e dëmtuar asnjë vend fqinj, me të cilat u arrit:

Të shpëtohej populli.

Të mbroheshin pakicat, përfshirë atë serbe.

Të çlirohej territori.

Të merreshin nën administrim pasuritë mbi dhe nëntokësore.

Të garantoheshin kufijtë e Kosovës si njësi administrative e Federatës Jugosllave.

Këto përbëjnë “vijën e kuqe”, të cilën Serbia nuk duhet lejuar t’a shkelë e t’a kapërcejë. Askush në Kosovë dhe në botë nuk ka mandat t’i negociojë ato.  Gjithçka tjetër është teknike dhe bisedimet duhet të merren vetëm me to.

Por është e pabesueshme se si, që prej pak vitesh, Kosova e vogël u shndërrua në çështje të ndërlikuar të madhe, sikur të ishte pika më kritike e globit, edhe pse me një prani ndërkombëtare të llojllojshme qysh prej gati 20 vjetëve. Serbia është hedhur në ofensivën finale për të arritur marrëveshjen e pushtimit paqësor të Kosovës në disa forma, brenda strategjisë së saj për të mos e njohur pavarsinë. Eshtë koha që Bashkimi Europian të bëjë sfidën  e mbrojtjes së Kosovës dhe të kontributit të vetë, prandaj: BE, thyeje vezën!  - si Kolombi -  dhe Kosova  të rrijë në këmbë, ndërsa radikalët serbë në qeveri e jashtë saj, le të turfullojnë si dikur fisnikët spanjollë kundër zbuluesit të madh. Kaq e thjeshtë është zgjidhja, e arritur me luftë dhe Pakon Ahtisaari, e zbatuar me zell nga shteti i Kosovës, si kompromisi më i madh i shqiptarëve.

Serbia të njohë Republikën e Kosovës kështu siç është, në kufijtë zyrtarë dhe hisen e vetë të diellit. Dhe bashkë me Serbinë, t’a njohë edhe vetë BE!

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Kuriozitete

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Një pikturë që besohet të jetë “Tête d’Arlequin” nga Pablo Picasso e cila është vjedhur në 2012 nga Muzeu Kunsthal i Roterdamit është shfaqur në Rumani. Hajdutët morën shtatë piktura, me...

Papa fton në meshë të varfrit

Aktualitet

Papa fton në meshë të varfrit

Padrejtësia është rrënja e pandreqshme e varfërisë”, tha Papa Françesku në meshën që shënoi Ditën e Kishës Katolike për të Varfrit. Ati i Shenjtë ftoi për shërbesën në Bazilikën e...

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Aktualitet

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Moti i keq në Dardhë të Korçës po rrezikon jetën e banorëve  dhe të turistëve që kanë shkuar për të parë bukuritë e zonës. Edhe pse prej dy ditësh është dhënë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!