Mbretëroi errësira, po tani?

Hënë, 10 September 2018 15:16

Nga Enton Abilekaj

Është dita më e zezë për televizionet dhe teleshikuesit. Duhet të ishte ditë historike shkëputja përfundimtare nga transmetimet analoge në dixhitale, por errësirra sundon në shumicën e shtëpive. Shumica e qytetarëve me të ardhura minimale nuk kanë televizorë më marrës dixhital. Duhet të blejnë dekoderat universalë, po në treg nuk ka të tillë. E vetmja mundësi është që të pasurojnë më shumë kompanitë që kanë pronësinë e transmetuesve numerikë duke blerë dekoderat e tyre. Nuk është problemi se pasurohen ata që e filluan në mënyrë të paligjshme aktivitetin, por as ky shpenzim nuk e zgjidh problemin. Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) vetëm sa ka ndihmuar qeverinë që të zhysë shqiptarët në errësirën informative, duke e inkurajuar monopolizmin e transmetimeve , duke i shërbyer grykësisë së 7 operatorëve ( në fakt janë 4), që kanë marrë frekuencat kombëtare për të ofruar një shërbim të domosdoshëm, jetik për një vend demokratik. Qeveria vetëm sa pasuroi klientët e saj, duke sajuar shpërndarje dekoderash, që në fakt ishte vetëm trasfertë parash tek bizneset e tyre.

Sot gjysma e Shqipërisë është në errësirë. Një errësirë si ajo e republikave islamike, ku televizioni është i ndaluar, ose lejohen vetëm TV që kalojnë censurën. Ekranet nxijnë, televizorët janë tepër nëpër shtëpitë e varfra. Hapni radiot, dëgjoni Zërin e Amerikës. Radio Londra është mbyllur.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Dy vajza ndërrohen në maternitet, fati i njërës doli i tmerrshëm

Globi

Dy vajza ndërrohen në maternitet, fati i njërës doli i tmerrshëm

Kjo është ajo që ka marrë nga jeta një vajzë e cila në fakt fatin duhet ta kishte ndryshe, sepse plot 30 vjet më parë, e ndërruan në maternitet duke...

Tre ditë para ndeshjes, një tjetër futbollist braktis Kombëtaren

Sport

Tre ditë para ndeshjes, një tjetër futbollist braktis Kombëtaren

Ditën e sotme një tjetër futbollist ka vendosur që të largohet nga grumbullimi i Kombëtares për ndeshjet kundër Skocisë dhe Uellsit. Emir Lenjani ka braktisur përfundimisht grumbullimin e kombëtares, pasi...

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina kthehet përmbys

Aktualitet

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina kthehet përmbys

Mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës ka ndodhur një aksident ku një makinë është përplasur me një triçikël. Nga pamjet dallohet se vetura është kthyer përmbys, por për fat të mirë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!