Vetingu në politikë do të bëhet, sepse e do shumica e shqiptarëve

Tuesday, 11 September 2018 12:03

Nga Xhemal Gjunkshi

Sot u mblodh komisioni opozitar mbi Dekriminalizimin e plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin.
Opozita ka depozituar në Kuvend këtë projektligj i cili do te shkëpusë, njëherë e mire Politiken nga Krimi.
Gjithçka është shumë e thjeshtë, që:
Rama e do apo nuk e do këtë pastrim të politikës nga krimi!
1. Rama nuk e do vetingun në politikë.
2. Vetingu në politikë ka për qëllim të largojë nga Parlamenti, Qeveria dhe zyrat e larta të shtetit politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin.
3. Vetingu është proces paralel me hetimin nga drejtësia. Vetingu as nuk ndalon, as nuk përjashton hetimin nga SPAK.
4. Vetingu ndërpret mandatin e politikanëve të korruptuar dhe të lidhur me krimin, duke pastruar menjëherë politikën prej tyre, SPAK i heton dhe i çon para gjykatës politikanët dhe zyrtarët e lartë të korruptuar dhe të lidhur me krimin.
5. SPAK nuk nis hetime për veprat penale të korrupsionit dhe lidhjet me krimin e organizuar të familjarëve/të afërmve të politikanëve, por vetëm të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë. Hetimet e familjarëve mund t’i nisë Prokuroria që sot pa asnjë pengesë ligjore.
6. Rama dhe PS po refuzojnë pastrimin e politikës nga të korruptuarit dhe politikanët e lidhur me krimin me të njëjtat fjalë siç kundërshtuan dekriminalizimin.
7. Tre vjet më parë akuzuan PD se po bën propagandë dhe kërkuan përfshirjen e dekriminalizmit si pjesë të reformës në drejtësi.
8. Nëse dekriminalizimi do të ishte përfshirë si pjesë e reformës në drejtësi, Sot nuk do te kishim Kryeministrin apo ministrat te ulur dhe te lidhur me krimin dhe grupe te strukturuara kriminale, si ne nivel qendror ashtu dhe ate lokal.
9. Vetingu në politikë do të bëhet, sepse e do shumica e shqiptarëve.
Ftoj pozitën të miratojë ndryshimet Kushtetuese të cilat
I hapin rrugë ndarjes së politikës nga krimi.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Zjarri shkrumbon banesat e 6 familjeve, banorët ishin në gjumë

Aktualitet

Zjarri shkrumbon banesat e 6 familjeve, banorët ishin në gjumë

Gjashtë familje rome kanë mbetur në qiell të hapur, pasi një zjarr i fuqishëm i rënë mëngjesin e së shtunës ka shkrumbuar barakat e tyre në hyrje të qytetit të...

Zbulohet ndeshja e trukuar nga grupi "Bajri"

Aktualitet

Zbulohet ndeshja e trukuar nga grupi "Bajri"

Mes 11 personave të arrestuar si pjesë e grupit kriminal "Bajri", është edhe shtetasi Armir Grima, trajner i kombëtares së futbollit për femra i cili gjatë karrierës së tij sportive...

"Pronari më shikonte format, më kërkonte foto' 23 vjeçarja tregon ngacmimin seksual në punë

Aktualitet

"Pronari më shikonte format, më kërkonte foto' 23 vjeçarja tregon ngacmimin seksual në punë

Ada është një vajzë 23-vjeçare nga Berati, e cila pasi përfundoi studimet e larta vendosi që të qëndrojë në Tiranë për t’u punësuar.Por, në ambientet punëdhënëse që ajo ka frekuentuar...