Një qeveri që thotë “do reflektojmë”, por që vjedhjet i kryen po njësoj

E Enjte, 13 September 2018 16:19

Në prag të 17 shtatorit

 Nga Ilir Nikolla

Mandati i dytë qeveritar i Edi Ramës po kalon përmes inflacionit të deklaratave “do reflektojmë”. Në fillim, Ramës iu desh “të reflektonte” për taksën e Rrugës së Kombit, më pas iu desh “të reflektonte” për çmimet e librave shkollorë, më tej akoma i është dashur të përshëndesë “reflektimin” e AMA-s për mbylljen e transmetimeve televizive analoge, dhe së fundmi mësohet se ka premtuar “të reflektojë” mbi vendimin e vjetshëm që përjashtoi 32 përqind të familjeve në nevojë nga ndihma ekonomike.

Arsyet që shoqërojnë njoftimet e “reflektimeve” janë të tipit “nuk komunikuam mirë me publikun”, “s’patëm transparencën e duhur” apo “s’u llogaritën mirë ndikimet në shtresat e pambrojtura të shoqërisë”. Njoftimet karakterizojnë arrogancën e një kryeministri dhe të një mazhorance e cila s’lodhet as të jetë kreative në justifikime e as të tregohet e përulur - sa për sy e faqe. Rasti më kuptimplotë i kësaj sjelljeje është nxitimi për të amenduar Ligjin “Fusha” për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e 6 kullave dhe një aneksi teatror në vend të tij. Ende pa u shprehur për dekretin e presidentit të republikës, i cili në arsyetimin e tij për kthimin e ligjit ndalej pikërisht tek ndjeshmëria që shkakton prishja e godinës, kalecët e Edi Ramës shpallën se “do reflektojnë” dhe do hapin garë për prishjen e teatrit kombëtar.

Është kryekëput një dialog shurdhësh mes opozitës së heshtur apo zëulët të shqiptarëve dhe një qeverie që ndërron teknikalitetet për të arritur të njëjtat synime, njëherë prishjen e godinës së teatrit, njëherë tjetër monopolizimin e tregut të transmetimeve dixhitale e thuajse gjithmonë për kalimin e lumit të parave të publikut drejt oligarkëve të oborrit.

Por me 17 shtator kemi një rast që të dalim nga qerthulli i opozitës së heshtur. Pasi u përtyp nja gjashtë muaj, Rama është kandisur ta rikthejë traun tek Rruga e Kombit. Është konsumuar edhe “reflektimi” i mossqarimit të publikut. Tani të gjitha palët janë të qartë dhe shyqyr kemi rastin të zhvillojmë një betejë pa alibi kësaj here. Rama e ka nxënë mësimin dhe po e ringre traun. Tani topi është tek opozita e heshtur e shqiptarëve - këndej e andej kufirit – që të mos pranojë reflektime që rrënojnë arterien kryesore të bashkimit kombëtar.

“Reflektimet” e Edi Ramës s’duhet të kalojnë pa marrë koston e merituar. Me kuksianët duhet të jenë edhe shqiptarët e Kosovës, edhe mirditorët, edhe tiranasit...

Ndaj inflacionit të “reflektimeve” duhet një përgjigje inflacioniste zâmadhe e protestës, sepse “status-quo”-ja nuk durohet më.

Modifikuar më Premte, 14 September 2018 10:03

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Vogëlushët e talentuar: Si mund ta dini a është fëmija juaj ndryshe nga të tjerët

Lifestyle

Vogëlushët e talentuar: Si mund ta dini a është fëmija juaj ndryshe nga të tjerët

Secili fëmijë është i veçantë në mënyrën e vet, aq më parë për prindërit e tyre. Mirëpo, rrallë janë të lindur me dhunti të veçantë me të cilat kompetencat e...

Denoncimi/ “Të dashurat e kriminelëve punojnë në zyrat e shtetit”

Aktualitet

Denoncimi/ “Të dashurat e kriminelëve punojnë në zyrat e shtetit”

Ka prezencë kriminelësh në zyrat e shtetit dhe  jo krimineli vetë, por e dashura, motra ose bashkëshortja e tij. Ka qenë kjo deklarata e kryetares së LSI-së, e ftuar në Top...

Kjo është 11-a më e mirë e javës së parë të Champions

Sport

Kjo është 11-a më e mirë e javës së parë të Champions

Katër lojtarë të Juventusit ja kanë dalë që të jenë në ekipin e më të mirëve në Ligën e Kampionëve, pasi që ata fituan kundër Valencias Bianconeri ishin me vetëm 10...