Erjon Veliaj, një i çmendur pas vjedhjes që po çmend Tiranën

E Enjte, 13 September 2018 19:35

E gjithë Tirana është mbërthyer nga një trafik që ka paralizuar gjithë lëvizjen e qytetarëve. Arsyeja? Çmenduria e Erjonit për të vjedhur. Të gjitha rrugët kryesore i janë nënshtruar një ndërhyrjeje të çrregullt dhe kaotike të Bashkisë Tiranë për të krijuar korsi biçikletash aty ku 12 vitet e Edi Ramës s’lanë hapësirë për të kaluar njeriu. Por, Erjon Veliaj s’ngelet prapa. Në 2017 ai ka miratuar mbi 850 leje ndërtimi dhe këtu demaskohet edhe falsiteti i tij prej kinse “green-mayor”

Kështu, e gjithë Rruga e Kavajës është nën një trafik të përditshëm dhe nga një rrugë e gjerë me dy korsi sot, kjo rrugë deri në kryqëzimin e 21-shit është kthyer në një ngushticë që zor se kalojnë dy makina paralel. E njëjta situatë vërehet edhe pranë zonës së ish-bllokut, ku makinat dhe autobuzat nuk marrin dot kthesën për shkak se pengohen nga kunjat prej hekuri që gardhojnë korsinë e biçikletave.

Por, Erjon Velisë nuk i bëhet vonë se ka as s’ka rrugë për biçikleta, rëndësi ka që ka korsi për korrupsion. Kështu, si historia e mbjelljes së pemëve, edhe korsitë e biçikletave fshehin disa kinezëri korruptive.

Modifikuar më Saturday, 15 September 2018 11:29

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Sport

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Kanë përfunduar sfidat e programuara për ditën e sotme në Ligën e Kombeve dhe rezultatet surprizë nuk kanë munguar. Uellsi është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Danimarkës, e cila...

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Globi

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka mbikëqyrur testin e një arme taktike të teknologjisë së lartë në një qendër mbrojtëse, sipas medias shtetërore e Phenianit. Ajo shtoi se...

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Sport

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Kombëtarja e Shqipërisë U 21 mundi me rezultatin 2-0 Maltën në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” në kryeqytet. Kjo sfidë ishte një test për trajnerin Alban...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!