Dita e sotme tronditi fort themelet e Rilindjes!

E Enjte, 06 December 2018 20:48

Nostalgjikët do të thoshin sot se panë të zhvendosur në kohë lëvizjet studentore të dhjetorit 1990. Tirana u zgjua me studentë të universiteteve të ndryshme të kryeqytetit të mbledhur grupe grupe dhe duke marshuar në rrugë.
Synimi i tyre ishte ti tregonin në radhë të parë Ministres së arsimit Lindita Nikolla se ata nuk janë organizata e FRESSH që e duartroket në takimet me studentët, dhe në radhë të dytë Kryeministrit Edi Rama që këta që ai i quan ngelësa të bëjnë gjëmën.
Kërkesat sa legjitime dhe të menjëhershme për tu zbatuar nga ana e qeverisë ishin edhe një goditje e arrogancës, mendjemadhësisë dhe hajdutërisë së kësaj qeverie.
Edi Rama nuk do ta besonte atë që ndodhi sot. I mësuar me Fressh-istët që Fuga ia mbledh me njoftime whatsappi, Rama me arrogancën që e karakterizon i quajti studentët ngelsa.
Por, edhe pasi studentët i “fikën dritat”, sërish arroganca e gërryen përbrenda.
Ai ka shpallur gjendje alarmi dhe gatishmërie në “Rilindje”, po përdor Spiropalët për ti dërguar në studio televizive dhe të thonë që kjo e sotmja ishte një ditë normale e shqiptarëve dhe qeverisë.
Sipas Spiropalëve, e gjitha kjo ndodhi rastësisht.
Sipas Spiropalëve, studentët po përdoren politikisht.
Sipas Spiropalëve, studentët janë të kënaqur me të gjitha investimet 3D që Rama i shet si projekte të realizuara.
Prap do dëgjoni në studio nga Spiropalët, “situata ka ardhur për shkak se fajin e ka qeveria e Saliut”.Po, po! Qeveria e Saliut do këmbëngulin Spiropalët, në studiot televizive, pavarësisht se kjo qeveri ka 6 vjet e 5 muaj që qeveris Shqipërinë.
Edhe me tepsinë të gjithën për vete./ REDAKSIONALE

Modifikuar më Premte, 07 December 2018 09:04

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Pedagogia: Nuk e di çfarë do më shumë Nikolla për të dhënë dorëheqjen

Aktualitet

Pedagogia: Nuk e di çfarë do më shumë Nikolla për të dhënë dorëheqjen

Shefja e departamentit të Letërsisë në Fakultetin Filologjik Lili Sula e ftuar në studion e "Ora News", tha se nuk e di se çfarë pret më shumë ministrja e Arsimit...

Ish-ministrit: Largimi i kësaj qeverie është pak, duhet ...

Politikë

Ish-ministrit: Largimi i kësaj qeverie është pak, duhet ...

Pas skandalit në lidhje me kompaninë Dunwell Haberman, e cila fitoi lotin e parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës përmes falsifikimit, si dhe 11 milionë të tjera...

Studenti i Infermierisë: Protesta duhet të zhvendoset tek kryeministria

Aktualitet

Studenti i Infermierisë: Protesta duhet të zhvendoset tek kryeministria

Studenti i Infermierisë, por në një Universitet privat thotë se i është bashkuar protestës pasi sipas tij kauza është e të gjithë shqiptarëve. Ai tha në maratonën e Ora News se...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!