Nëse Arta Marku nuk nis hetimet për skandalin e Unazës së Madhe, është e përfshirë

Premte, 07 December 2018 12:30

Në emisionin e mbrëmshëm të Ylli Rakipit, në të Paekspozuar, ditën dokumente që hidhnin në erë projektin e Unazës së Madhe, për të cilën Edi Rama dhe Erion Veliaj po nxjerrin në mes të rrugëve dhjetëra familje dhe nga ana tjetër, po vidhen miliona euro.

Kompania Dunëell Haberman (kompania mëmë e DH Albania) e cila është fituese e lotit të parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës së Madhe, ka depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri, një letër nga Sekretari i Shtetit të Delaware, Jeffrey Bullock, për të vërtetuar se kompania është themeluar në vitin 1998.

Të Paekspozuarit”, ka zbuluar se ky dokument është i falsifikuar.

Kjo do të thotë se e gjithë tenderi ka qenë në shkelje të rëndë të ligjit, dhe për këtë Arta Marku duhet të nisë hetimet.

Edhe pse ditën e sotme, ARRSH, doli në një njoftim për mediat, duke thënë se është anuluar loti i parë i ndërtimit të Unazës së Madhe, për shkak të investigimit të emisionit, kryeprokurorja duhet të nisë hetimin, madje dhe duke kërkuar arrestimin e kreut të këtij institucionit.

Është e turpshme, sesi mund të lejohet që paratë e takave tona të vidhen, e ndërsa shqiptarët që kanë dhënë djersën e ballit për të ndërtuar shtëpitë, nuk marrin dëmshpërblim.

Nëse Arta Marku, nuk do të nisë hetimet, atëherë të gjithë shqiptarëve u lindë e drejta për të thënë se ajo jo vetëm ka pasur dijen për këtë aferë skandaloze korrupsoni, por edhe është e përfshirë.

Modifikuar më Premte, 07 December 2018 16:02

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Studenti ia plas Ramës në fytyrë: E zbuluan teatrin që jemi të FRESH-it

Aktualitet

Studenti ia plas Ramës në fytyrë: E zbuluan teatrin që jemi të FRESH-it

Spektakli i shpifur i organizuar nga kryeministri dhe Alban Dudushi është diskredituar edhe live kur një nga studentët e pjesmarrës që ishin shitur nga organizatorët si protestues dhe që Rama...

U paraqit si studente, juristja e Ministrisë së Arsimit largohet nga emisioni

Aktualitet

U paraqit si studente, juristja e Ministrisë së Arsimit largohet nga emisioni

Një nga të ftuarat në studion e emisionit Dritare në News 24 ishte e prezantuar si studente, por në të vërtetë punon si juriste pranë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe...

Pedagogia: Nuk e di çfarë do më shumë Nikolla për të dhënë dorëheqjen

Aktualitet

Pedagogia: Nuk e di çfarë do më shumë Nikolla për të dhënë dorëheqjen

Shefja e departamentit të Letërsisë në Fakultetin Filologjik Lili Sula e ftuar në studion e "Ora News", tha se nuk e di se çfarë pret më shumë ministrja e Arsimit...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!