Çfarë roli ka Pranvera Fagu në aferën korruptive të Unazës së Madhe

Premte, 07 December 2018 11:55

Duket se korrupsionin për ndërtimin e projektit të Unazës së Madhe po del në dritë, pas publikimit të ditës së djeshme të dokumenteve në emisionin  e Ylli Rakipit, të Paekspozuar.

Bëhet fjalë për kompaninë Dunwell Haberman, e cila  ka dorëzuar në QKB, bilancin për vitin 2017, por që në fakt është i falsifikuar.

Po ashtu, kjo kompani ka depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri, një letër nga Sekretari i Shtetit të Delaware, Jeffrey Bullock, për të vërtetuar se kompania është themeluar në vitin 1998.

Por, në fakt të gjitha dokumentet kanë qenë të falsifikuar, madje edhe vetë firma e Sekretarit të Shtetit të Delaware, Jeffrey Bullock.

Por, si ka mundësi që një firmë e cila vjen nga SHBA, për të marrë një tenderë me miliona euro, nuk bëhet asnjë verifikim të dokumenteve.

Madje, edhe QKB, Qendra Kombëtare e Biznesit, e drejtuar nga Pranvera Fagu, jo vetëm që nuk ka bërë asnjë hetim, por madje ka legalizuar dokumentet e falsifikuar të kompanisë amerikane.

Më e pakta që mund të thuhet për Fagun, është se ajo mund të ketë qenë e paaftë, dhe kompania në fjalë, mund të ketë mundur që të mashtrojë atë.

Por, që të thuhet kjo, duhet me qenë shumë dashamirëse me të, ose më saktë, do ishte mbrojtje për të.

Pranvera Fagu, jo vetëm që duhet të japë menjëherë dorëheqjen, por edhe duhet të hetohet si e përfshirë në këtë aferë korruptive.

Sepse nuk ka asnjë mundësi, që një firmë e drejtuar prej një 26 vjeçare, të mos i bëhet përshtypje drejtoreshës, për të mos hetuar sesi ka mundur që firma e tij të qarkullonte miliarda lekë.

Të gjitha e kanë një shpjegim, dhe shpjegimi është se ata kanë qenë të përfshirë të gjithë, duke filluar që nga Edi Rama dhe duke përfunduar tek Fagu.

Madje, edhe Arta Marku, nëse nuk do të nisë hetimet për këtë aferë, e cila është jo vetëm korruptive, por edhe kriminale, atëherë edhe ajo është e përfshirë.

/55News.al/

Modifikuar më Premte, 07 December 2018 16:03

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Studenti ia plas Ramës në fytyrë: E zbuluan teatrin që jemi të FRESH-it

Aktualitet

Studenti ia plas Ramës në fytyrë: E zbuluan teatrin që jemi të FRESH-it

Spektakli i shpifur i organizuar nga kryeministri dhe Alban Dudushi është diskredituar edhe live kur një nga studentët e pjesmarrës që ishin shitur nga organizatorët si protestues dhe që Rama...

U paraqit si studente, juristja e Ministrisë së Arsimit largohet nga emisioni

Aktualitet

U paraqit si studente, juristja e Ministrisë së Arsimit largohet nga emisioni

Një nga të ftuarat në studion e emisionit Dritare në News 24 ishte e prezantuar si studente, por në të vërtetë punon si juriste pranë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe...

Pedagogia: Nuk e di çfarë do më shumë Nikolla për të dhënë dorëheqjen

Aktualitet

Pedagogia: Nuk e di çfarë do më shumë Nikolla për të dhënë dorëheqjen

Shefja e departamentit të Letërsisë në Fakultetin Filologjik Lili Sula e ftuar në studion e "Ora News", tha se nuk e di se çfarë pret më shumë ministrja e Arsimit...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!