Nëse s’hapen negociatat në qershor, ‘fajin e ka vetëm Rama’…

E mërkurë, 18 Prill 2018 12:24

Frederica Mogherini, në fakt Komisioni Europian, e tha “fjalën e mirë”, pra na e dha dhuratën…Nuk ka rëndësi se nëse raporti pasqyron realisht gjendjen e vërtetë, rëndësi ka që propozimi është në favor të hapjes së negociatave, sepse mund të ishte edhe ndryshe… Dikush mund të pyeste se përse vendimi në qershor mund të jetë i ndryshëm nga rekomandimi në prill? Apo nëse është vendimi i qershorit më afër realitetit, atëherë si duhet klasifikuar propozimi i prillit? Sepse do të ishte e vështirë, madje  e pamundur, që një vendim i qershorit të ishte i ndryshëm nga propozimi i prillit, dhe të dy të pasqyronin gjendjen me të njëjtin realizëm.

***

Nejse; në do rast do të duhet të falënderojmë Mogherinin apo më saktë burokratët e Brukselit për propozimin optimist. Edhe sikur të kenë thënë fjalë më të mira se ç’meritojmë. Edhe thjesht si dhuratë! Është e sigurtë se në Bruksel, Berlin, Paris apo gjetiu e kanë shumë të qartë se cila është realisht gjendja në Shqipëri. Po ashtu raporti nuk është bërë i tillë se “duan fort Ramën” apo se “Vllahutin nuk ka raportuar me realizëm gjendjen në Shqipëri…”.

Arsyet janë disa të tjera. Një prej tyre e tha Presidenti francez në fjalën e tij në Strasburg: “Jam dakord që vendet e Ballkanit duhet të bëhen pjesë e BE për shkak të rrezikut që ju vjen nga Rusia apo Turqia, por BE duhet të thellohet para së të zgjerohet…”. Sa i real është rreziku i faktorëve të tretë për Shqipërinë është çështje që “ha diskutim”. Por vendet e rëndësishme të BE ose më saktë disa vende të BE, po përdorin si argument për rritjen e shpejtësisë së integrimit të Ballkanit, pikërisht rrezikun e faktorit të tretë. Por ndërkohë janë të frikësuar se vendet e Ballkanit pasi të bëheshin anëtare të BE mund të mos shpëtonin nga ky rrezik dhe të vazhdonin të kishin lidhje të dyfishta, prandaj Macron, duke kritikuar autoritarizmin e disa vendeve kërkoi që para zgjerimit të forcohen rregullat e funksionimit të BE.

***

Pas propozimit të Mogherinit, fjalën e kanë kryetarët e shteteve të BE për të marrë vendimin në qershor 2017.  Analiza dhe vlerësimi i tyre mund të jetë i ndryshëm nga ai i burokratëve të Brukselit. Sepse së pari, ata janë personazhe politikë që iu duhet të vendimin, ndërkohë që burokratët e Brukselit, përfshi edhe Mogherinin e Hahn, vetëm propozojnë, prandaj dhe raportet e hartuara prej tyre mund të bazohen në një analizë dhe vlerësim ndryshe.  Le të shpresojmë që vendimi i kryetarëve të shteteve të ndjekë logjikën e propozimit.

Së dyti, kryetarët e shteteve, kanë mbi kurrizin e tyre përveç zgjerimit edhe forcimin e Bashkimit aktual Evropian. Brexit ishte një sinjal që duhet marrë në konsideratë. Zgjedhjet në Itali po ashtu. Macron u shpreh se zgjerimi i BE drejt Ballkanit duhet të paraprihet nga forcimi i Bashkimit Evropian përmes thellimit. Një debat permanent në BE, për të gjetur modulacionin adekuat mes zgjerimit dhe thellimit në mënyrë që të sigurohet funksionaliteti i BE dhe procesi i vendimmarrjeve të BE të jetë efikas. Dhe që vendet e reja të mos bëhen bllokuese të funksionimit të BE.

Së treti, kryetarët e shteteve janë të zgjedhur nga qytetarët e tyre, ndërkohë që burokratët e Brukselit janë të emëruar, prandaj këndvështrimet e tyre mund të ndryshojnë. Në shumë vende të BE, konfiguracioni politik që mbështet kryetarët e tyre të shtetit, është i brishtë. Prandaj sjellja e Merkel, Macron, e tjerë do të varej shumë nga gjendja e votuesve, të cilët përcaktojnë edhe fatin e tyre politik. Kështu që kryetarët e shteteve janë të detyruar të marrin në konsideratë edhe këtë faktor. Dhe gjendja e votuesve për vendet e Ballkanit, përfshi edhe Shqipërinë, nuk diktohet nga vlerësimi pozitiv i Mogherinit. Aq me tepër që nga vendet e Ballkanit, përveç se dëgjojnë çdo ditë lajme jo të këndshme, çdo ditë në vendet e tyre arrijnë shqiptarë që kërkojnë azil. Dhe për më tepër numrin i tyre ja kalon edhe atij nga Siria, nga Afganistani…Thënë më thjesht, Merkel, Macron, apo dikush tjetër në Holandë a Danimarkë, ndikohen më shumë se çfarë mendimi kanë qytetarët e tyre për Shqipërinë dhe emigrantët shqiptarë sesa çfarë shkruan Mogherini apo burokratët e Brukselit!

***

Si përfundim duhet pritur qershori, me dëshirën e madhe dhe shpresën që kryetarët e shteteve të marrin një vendim në favor të hapjes së negociatave, siç propozoi dje në Tiranë edhe Mohgherini. Nëse vendimi qershorit nuk do të ishte në favor të hapjes së negociatave (larg qoftë!), fajin nuk e kanë ata që emigrojnë. Po ata që i kanë detyruar të emigrojnë. Dhe ata emigrojnë nga mungesa e shpresës për të jetuar, punuar dhe ndryshuar gjendjen në Shqipëri.. Thënë shkurt e qartë, nëse në qershor nuk merret vendimi për hapjen e negociatave, fajin nuk e ka as Merkel, as Macron, as të djathtët konservatorë në vendet e tyre, as populistët, as opozita apo kundërshtarët në Shqipëri, as Rusia, as Erdogani, as Saimir Tahiri, as Adriatik Llalla, as Tom Doshi, as….as… Për këtë fajin e ka vetëm Rama dhe qeveria e tij, askush tjetër. Kjo duhet të kihet shumë mirë parasysh që tani dhe jo nesër apo në qershor!

*Autori është ish-Ministër i Jashtëm i Shqipërisë

Modifikuar më E mërkurë, 18 Prill 2018 12:26

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Studimi: Nëse postoni foto me këtë ngjyrë, merrni më shumë like

Lifestyle

Studimi: Nëse postoni foto me këtë ngjyrë, merrni më shumë like

Kur Followersat tuaj  janë duke kaluar nëpër postimet tuaja në Instagram, keni vetëm një sekondë, nëse jeni me fat, të kapni vëmendjen e tyre. Por kërkimet tregojnë se ngjyrat në...

Aksidenti me nxënësit në Qafë Thanë, si e shmangu shoferi i autobusit tragjedinë

Aktualitet

Aksidenti me nxënësit në Qafë Thanë, si e shmangu shoferi i autobusit tragjedinë

Për pak sa nuk përfundoi në tragjedi aksidenti i sotëm në Qafë Thanë me autobusin ku udhëtonin rreth 20 nxënës nga rrethi i Fierit. Për të shmangur rënien në humnerë...

Theresa May nuk tërhiqet nga mbështetja për marrëveshjen për Brexit-in

Globi

Theresa May nuk tërhiqet nga mbështetja për marrëveshjen për Brexit-in

Kryeministrja britanike Theresa May i doli në mbrojtje projekt-marrëveshjes së saj të debatueshme për çështjen Brexit, duke i bërë thirrje publikut britanik ta mbështesë atë. Kritikët brenda partisë, të cilët ankohen...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!