Kukësi dhe mazhoranca abuzuese

E Enjte, 19 Prill 2018 14:28

Nga Sadi Hoti*

Një “tra”,  një taksë dhe protesta e  një komuniteti  të varfër por krenar,  hoqën fasadën e  Rilindjes  për  “policinë  që duam” dhe reformën në drejtësi. Realiteti acarues nga padrejtësitë e kryera  në emër  të ligjit u shfaq live. Protesta e kuksianëve tha shumë  për atë pjesë  të shtetit  që  u përfshi  në dhunimin e tyre.

Disa institucione bashkë brenda pak orëve, llogaritën dëmet materiale, identifikuan autorët, “kopsiten” letrat, arrestuan  në mes  të natës, dhe gjykata pasi pa provat  burgosi gjysmën e “kriminelëve”. Drejtësia u vendos! Kështu tha qeveria, por ndodhi e kundërta.

Institucionet shtetërore  me veprimet e mosveprimet  e tyre,  në bashkëpunim shkelën ligjet dhe treguan se, janë  të paafta  të parandalojnë dhe administrojnë protestat e drejta, por me përplasje. Për pak kohë të fituar, qeveria po fut gjithë vendin  në  një cikël krizash,  menaxhimi i  të cilave angazhon institucione  që normalisht merren  më probleme  të tjera  të mprehta  të sigurisë kombëtare.

Moralisht e shpirtërisht Shqipëria është e përfshirë  në tensionet  Kosovë- Serbi, gjeografikisht jemi  në një rajon  që mbart konflikte  për  territor mes Greqisë e Turqisë, dhe juridikisht jemi pjesë e  një aleance, NATO-s,  në kontradikta  të mprehta  me regjimin e Putin  në Rusi.  Ky mozaik kërcënimesh  kërkon që Shqipëria të jetë në një nivel të lartë performance, sigurisht aq sa ka kapacitet. Por Kukësi na tregoi një të vërtetë që nuk është rast i shkëputur, por reflektim i situatës së brendshme  që kanë disa institucione.

Policinë e Shtetit e ka marrë rrokullima  që në vitin 2013. Ish-ministri  që e mbulonte është nën hetim për  trafik narkotikësh  në bashkëpunim, tre drejtues  të lartë  janë  në kërkim  për të njëjtën arsye, shumë  të tjerë “presin” për t’u akuzuar. Shkatërrimin e policisë që e filloi S. Tahiri, i akuzuar  për  lidhjet e tij  më   krimin pa u bërë ministër, nuk mund ta riparojë Xhafa  me problemet e tij në diktaturë e  të vëllait trafikant.

Fillimi i reformës  në drejtësi  në Prokurorinë e Përgjithshme me një paligjshmëri nuk ishte ogur i mirë. Një pemë e kalbur e mbjellë më leje, po u zëvendësua  më një tjetër të kalbur, por  të mbjellë pa leje, jo vetëm  që nuk jep, por edhe shuan shpresat  për  frute. Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme u vendos ashtu siç nuk duhej. Ndryshe do ishte një krye/prokuror  që ka mbështetjen e pozitës dhe opozitës, ka kaluar  në vetting, dhe nuk lejohet  të rizgjidhet. Edhe sikur zonja Marku  të jetë profesioniste me integritet, tundimi  për  t’u rizgjedhur “i thotë” se kjo maxhorancë duhet përkrahur, ato do e rizgjedhin, pavarësisht vullnetit  të opozitës. Këtu merr fund edhe pavarësia, paanësia dhe besimi tek prokuroria.

Gjykatësit e tulatur nga vetting, e të kërcënuar nga një proces  që dihet se është i trukuar e do përfundojë “si  të sillesh”, i detyron  të pranojnë atë që qeveria synon . Ndryshe, humbasin punën, pastërtinë e emrit dhe mund të përfundojnë edhe  më keq.

Ka edhe  një institucion tjetër  që  punën e ka sekret e nuk dihet si ka vepruar  në rastin e Kukësit.  Megjithatë kushtet edhe atje janë pjekur që të ketë reaguar njëlloj si “satelitet” e tjerë  të qeverisë. Shenjat u dhanë që kur drejtuesi i ri u emërua zv/drejtor. Mediat pranë qeverisë,  të lidhura  më grupe mafioze e antishqiptare heshtën, ndërsa  për  shefin e tij  të asaj kohe nuk kishin ndalur asnjë çast, atë jo vetëm  që e kishin “argëtuan”  më   shumë  të dashura ndërkombëtare, por i nxorën edhe shkresat sekrete  në media.

Drejtuesi i ri, megjithëse i komanduar, vendimet e para i përdori për të ulur  në detyrë shumë ish-kolegë,  që njëkohësisht ishin pjesë e kishin rol kryesor  në sukseset e institucionit.  Punonjësit e administratës shtetërore nuk ulen në detyre sepse drejtuesi cinik nuk i pëlqen apo pëlqen  të tjerë  më shumë, por nga performanca  në punë. Po ashtu veprohet edhe me ato që emërohen e ngrihen  në detyrë. Do të jenë interesante argumentet e drejtorit të ri para komisionit parlamentar të sigurisë lidhur me dobinë  që ka institucioni nga ish-oficerët e sigurimit  në vitin 2018, në  një kohë  që nuk kanë punuar mirë as në diktaturën e para 1990-s, janë liruar disa herë me motivacione  të qarta  për  mosplotësim detyrash, korrupsion, shpërdorim detyre, e të tjera që mund  të dalin  më vonë…

Eksperienca  dhe pasioni  për  peshk nuk mjaftojnë  për  t’u bërë drejtues. Pikërisht momente  të tilla, kur duhet  të mbash fort institucionin, ta respektosh e ta trajtosh jo si pronë  të dikujt, por si aset kombëtar, dallohet lideri  me integritet.  Ky institucion rrezikon të kthehet  në një drejtori të ngjashme  më policinë e shtetit, por pasojat do  të jenë  më shumë  të rënda. Institucionet e sigurisë nuk mund të jenë të njëanshme, të punojnë kundër  një figure krimi, e të vegjetojnë apo  më keq, të bëhen pjesë  më të tjerat. Disa krime mbivendosen pjesërisht. Për shembull, trafiku i narkotikëve me kompleksitetin dhe potencialet financiare, njerëzore e logjistike mund t’i shërbejë një aktiviteti terrorist në të gjitha fazat.

Njësimi i institucionit të vetëm që kishte shpëtuar pa u bërë “pis nga veset” e maxhorancës, si trafiqet, shpërdorimi  i fondeve publike, shkelja e  të drejtave  të qytetareve, cenimi i integritetit territorial nga marrëveshja e detit e të tjera, do i rezervojë drejtuesve  të rinj  të njëjtin fat me   qeveritarët e korruptuar. Edhe ato që i promovuan e i përkrahen, tashmë  të zhgënjyer, nuk do jenë në gjendje t’i mbrojnë.

Sot protestuesit e Kukësit duket se janë harruar. Ato vazhdojnë të qëndrojnë  padrejtësisht në qeli nga veprimet  e paligjshme të dy pushteteve, ekzekutivit dhe drejtësisë. Situata e tyre fizikisht  në burg, dhe mijëra  të tjerave psikologjikisht e financiarisht “në burg” është  me pak shpresë. Reformat tashmë janë vetëm një iluzion, përformanca e tre pushteteve nuk përmirësohet duke arnuar njërin  që ai të rregullojë  të tjerët, ndodh e kundërta,  të tjerët e prishin atë.  Në Shqipëri funksionon dhe ka përkrahje vetëm  një mënyrë, ndërprerja nga partnerët e huaj e “oksigjenit” politik për çdo maxhorancë abuzive,  format e tjera janë vetëm teori.

*Specialist për sigurinë

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Nuk hap dyert për nxënësit, Bashkia Elbasan e jep me qira shkollën e Bradasheshit

Aktualitet

Nuk hap dyert për nxënësit, Bashkia Elbasan e jep me qira shkollën e Bradasheshit

Shkolla e mesme “Katundi i Ri” në Bradashesh të Elbasanit është ndërtuar në vitin 2013 me një investim të qeverisë shqiptare që kap vlerën 1.6 milionë lekë. Nga ajo kohë...

Aksident në Llogara, autobusi me 50 turistë çekë del nga rruga

Aktualitet

Aksident në Llogara, autobusi me 50 turistë çekë del nga rruga

Një autobus me turistë çekë është aksidentuar në zonën e Llogarasë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të marte, ku autobusi me 50 turistë u doli nga rruga dhe u përplas...

Vasili: Amendimi i ligjit të teatrit, nxjerr jashtë ligjit Rilindjen

Politikë

Vasili: Amendimi i ligjit të teatrit, nxjerr jashtë ligjit Rilindjen

Kreu i Grupit Parlamentar të  LSI-së Petrit Vasili është shprehur së fundmi se amendimi i ligjit të teatrit, nxjerr jashtë ligjit Rilindjen. “Rilindja me votimin idiot per amendimin e ligjit ne...