Ndryshimet në statutin e PD-së demaskuan kaçamakun antiopozitar

Tuesday, 24 Prill 2018 17:37

Zhurma e këtyre ditëve rreth ndryshimeve te pritshme ne statutin e PD-se po jep shembullin më kuptimplotë të një kulture te gjatë antiopozitarizmi që gjallon në Shqipëri. Ky fenomen konfirmon problemet e rënda që ekzistojnë në sistemin “vetërregullues” të medias. Që nga teza tashme e dalë boje e barazimit mes keqbërësit të madh në qeveri dhe “çakallit” që pret radhën në opozitë e deti tek shpallja e fermanit se Basha ia arriti ta privatizojë Partinë Demokratike, në fushatë janë përfshirë të gjitha primadonat e antiopozitarizmit. Dëshira për t’i shërbyer kauzës po sjell situata të tilla qesharake sa ata që e pikturonin Berishën si Satananë e Madh, shprehen tani se “po largohemi nga tradita më e mire e partisë së Berishës”. Mielli mbi të cilin po gatuhet kaçamaku antiopozitar ështe ai i papërshtatshmi.

Edhe protagonistët e debatit publik mbi statutin konfirmuan në vetë të parë se i kishin paraqitur propozimet e tyre, se ato ishin hedhur një për një në votim dhe në disa raste, edhe kishin marrë votën e shumicës, pra kishin kaluar në mënyre bipartizane. Ndryshimet statutore janë mirëfilli një rikthim në traditën e hershme të një kryesie partie më të vogël, por specifikisht një “udhëheqje politike”, që s’i bën hije me masivitetin e vet këshillit Kombëtar dhe hap rrugën për karriere në parti, pa synuar katapultimin përmes emërimeve “ex officio” nga zyrat e departamenteve. Përrallat me përjashtime nga kryesia e re e partisë s’kanë asnjë lidhje ne realitetin.

Në offside kane rënë edhe ata antiopozitarë që dikur (nga 2015-a) kritikonin Bashën se po largohej nga tradita më e mirë e konservatorëve evropianë, që e shohin organizimin politik si një parti të liderit e tani bërtasin se po krijohet “partia e liderit”. Propaganda për “kryetarin me mandat të përjetshëm” po zhvillohet në një nivel nën dacibaot e viteve ‘70, pasi prerogativat për shkarkimin e tij kanë fituar hapësira të reja në projekt-statut. Shpresat për një hipotekë të largimit të Bashës, sido që të vijnë punët, me një hyxhym statutor, ndoshta edhe pas një viti, nuk i përkasin Kuvendit të PD dhe janë mirëfilli parapolitike.

Ndryshimet statutore në partinë-alternativë në Shqipëri janë gjithsesi një ngjarje për tu shënuar, por kur mediat kthehen në frëngji të njëanshme ku përfliten “punët e brendshme” të opozitës, atëherë përveç pyetjeve specifike mbi problemet “vetërregulluese” qe po shfaq media në vend (raporti i DASH shyqyr s’ka skrupuj vetëcensurues në këtë aspekt), duhet të kthejmë vëmendjen tek faktorët pro-qeveritarë që po e sponsorizojnë “goditjen” poshtë brezit. Prej andej vijnë flukset mercenare që gjenerojnë fraza të tipit “të largojmë Bashën, pastaj Ramën”. Shefat e Departamenteve në PD janë vënë në një vijë starti të barabartë për të garuar për “udhëheqjen e re politike” të opozitës dhe vihet re se nuk e kanë ngrënë karremin e fushatës antiopozitare me fluks financiar në paradhomën e Ramës. Pra, fushata s’po e regjistron rezultatin e pritshëm. Në vend të pilotimit të një krize në strukturat opozitare, ka më shumë gjasa të vëzhgojmë me kërshëri se cili nga mercenarët që po qëllon pa pushim, për shkak se i ka ardhur “zogu i faturës” në derë, do të plasë nga marazi; ca se s’ia ka kush në refene e ca se e kupton se pagesat e kësaj jave do të jenë të fundit për “limonin e shtrydhur”.

Modifikuar më Tuesday, 24 Prill 2018 17:48

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Basha: Rama e Vuçiç, sponsorë të planit të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë

Basha: Rama e Vuçiç, sponsorë të planit të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Në emisionin “Open” të Eni Vasilit, kreu i Partisë Demokratike komentoi edhe qëndrimin e qeverisë shqiptare ndaj idesë së shumëdebatuar të shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Lulzim Basha akuzoi...

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Politikë

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Ditët e fundit Policia e Shtetit ka vënë në pranga bandën e Bajrajve, që ishte akuzuar shpesh nga opozita si një bandë kriminale që ka marrë kontrollin e Shkodrës dhe...

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Sport

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Në mbrëmjen gala të zhvilluar të hënën në Londër, Luka Modric ka mposhtur sërish Cristiano Ronaldon, duke u shpallur futbollisti i vitit edhe nga FIFA, ndërsa pak ditë më parë...