Mirela Kumbaro, nga Ministre e Kulturës në Ministre e Kullës

Premte, 27 Prill 2018 17:13

Redaksionale

Kushdo që është ndeshur drejtpërdrejt apo kithtasi me Mirela Kumbaron s’ka përfituar ndonjë shije të njeriut të kulturës. Qëndrimi i saj në Francë, sikurse ai i Edi Ramës, na ka gënjyer mbi formimin e saj kulturor. Dhe këtë iluzion që mund t’u ketë krijuar njerëzve se është një “njeri i kulturës”  e ka rrëzuar vetë Mirela. Tek qenia politika “Ministrja Mirela” ka ndodhur diçka që në fakt ka treguar të vërtetën e qenies njerëzore Mirela, se asaj i mungon personaliteti kulturor.

Në 5 vite ministre, nga Ministria që duhet të mbrojë, promovojë dhe të harlis kulturën ekziston një heshtje varri, një mungesë protagonizmi, një denatyrim e përçudnim i kësaj ministrie, në atë masë sa për Mirelën kujtohesh se është ministre kur e sheh duke fshirë lotët nga spikamat fetishe të Edi Ramës. Në 5 vite, s’ka lënë asnjë gjurmë si ministre e Kulturës. Përkundrazi, bash aty ku zbulohen planet korruptive të Edi Ramës, del si targë edhe emri i Mirela Kumbaros. Çdo akt i firmosur prej saj i përngjason atyre shkatërrimeve të ikonave dhe siteve arkeologjike që organizata terroriste ISIS bën në Lindjen e Mesme. Po çfarë do mbajmë mend nga Mirela Kumbaro si Ministre e Kulturës? Fonde teatrit s’i dha, por ja mori për t’ja dhënë shfaqjeve të të vëllait. Në aktin e dytë të “komedisë” së saj si ministre,firmosi për shkatërrimin e Butrintit për ta rrethuar me lokale e së fundmi firmos për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, fytyrën kulturore të një vendi, për të ndërtuar një Kullë, që s’mund të na i shes dot as si art falik.

Cili është bilanci i ministres Kumbaro? Shtëpitë-muze të Gjirokastrës po i merr rrëshqitja e dheut, Butrintin, nga vend arkeologjik, po e kthen në një kafene, artin kërkon ta shndërrojë në biznes duke shpikur lloj-lloj projektligjesh, si ai “Për Artin dhe Kulturën”, tregun e librit e ka kthyer në një pazar fruta-perimesh  dhe duke u përsosur në këtë aktivitet korruptiv vijmë tek pjesa e klimaksit, të shkatërrimit të teatrit, për t’i liruar hapësirën një kulle. Kur flasim për shkatërrimin e teatrit, nuk kemi të bëjmë me shembjen e një godinë, të ca tullave me llaç. Por, kemi të bëjmë me një rrënim kulturor të vendit, me një ndërhyrje të epshit korruptiv qeveritar mbi moralin kulturor,  që ndodh vetëm nëpër diktatura. Dhe ky epsh korruptiv është përmbledhur tek një njeri i vetëm, që quhet Mirela Kumbaro.

Në çdo dalje publike, Mirela Kumbaro “kundërmon” era Edi Ramë në mediokritetin e saj. Rreshtimi në aradhen  e sjelljes anti-kulturë të Ramës dëshmon se Ministrja e Kulturës është në fakt një Ministre e Kullës. Nuk mund të gjesh në botë një ministre kulture që përvesh mëngët kundër artistëve të vendit të saj. Daljet e saj në komisionet parlamentare janë kthyer në një shfaqje qesharake, është kthyer në një personazh të shfaqjeve të të vëllait, ku fjali pas fjalie shkëlqen në anti-llogjikë dhe mashtrime.

 Mirela Kumbaro nuk do të mbahet mend si Ministre e Kultures, por si Ministre e Kullës, si ministrja që shembi Teatrin Kombëtar.

Modifikuar më Premte, 27 Prill 2018 17:24

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Cërrik, aksidentohet për vdekje një 83-vjeçar

Aktualitet

Cërrik, aksidentohet për vdekje një 83-vjeçar

Një i moshuar ka humbur jetën pasditen e së hënës pasi është goditur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Klos të Cërrikut, ku mjeti drejtuar nga shtetasi me iniciale...

Firmoset urdhër-arresti për Nikolla Gruevskin

Bota Shqiptare

Firmoset urdhër-arresti për Nikolla Gruevskin

Ministria e Brendshme maqedonase ka firmosur urdhër arrestin për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski. Ky vendim erdhi pas njoftimit nga Gjykata Penala që nuk ka mundur të gjejë të akuzuarin Nikolla Gruevski për...

Lajme të mira nga aktori i humorit që pësoi atak kardiak

Kulturë

Lajme të mira nga aktori i humorit që pësoi atak kardiak

Aktori i njohur i humorit shkodran Besnik Çinari, pak ditë më parë luftoi për jetën, por tashmë ai e ka kaluar rrezikun, pas një ndërhyrje që pati në zemër. Ai...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!