Çfarë po bën opozita bashkiake në Tiranë?

Premte, 27 Prill 2018 19:49

Nga Akil Kraja

 

Një denoncim dhe një mesazh dërguar nga një qytetar që kërkon të kuptojë. Një sqarim që është mëse i nevojshëm mbi strategjinë që po ndjek opozita në Këshillin Bashkiak Tiranë. Në korrikun e vitit 2017, Bashkia Tiranë i kërkoi Këshillit Bashkiak miratimin e rritjes së tarifave të reja të ujit. Votimi në këshill u karakterizua nga dy momente.

Së pari, arritja e shumicës së nevojshme në votim, nëpërmjet rrjedhjes së dy votave këshilltarësh bashkiakë të cilët dolën nga qëndrimi i grupit të LSI.

Së dyti, marrja pjesë në votim të gjashtë këshilltarëve bashkiake të cilët kishin humbur mandatin e tyre për shkak të zgjedhjes së tyre si deputetë.

Grupi i këshilltarëve bashkiakë të PD-së e çoi në gjykatë momentin e dytë të këtij votimi duke e konsideruar të gjithë votimin si të pavlefshëm. Shkalla e parë e Gjykatës Tiranë na dha të drejtë duke i konsideruar mandatet e gjashtë këshilltarëve si të pavlefshëm. Gjykimi aktualisht është në apel. Pasojat e këtij vendimi të gjyqësorit janë të jashtëzakonshme. Të gjitha vendimet e Bashkisë Tiranë marrë nga korriku i vitit 2017 e deri më sot, përfshirë këtu buxhetin e vitit 2018, mund të rrëzohen për shkak se ato janë aprovuar me 6 vota këshilltarësh jo të vlefshme.

Pavarësisht këtij vendimi të shkallës së parë, 6 këshilltarët vazhdojnë të votojnë normalisht në çdo mbledhje të Këshillit Bashkiak Tiranë. Në këtë kontekst dhe përballë kësaj këmbëngulje në paligjshmëri nga ana e Bashkisë, që prej 3 shkurtit 2018, opozita mban një marrëdhënie të kushtëzuar me Bashkinë Tiranë dukë mos marrë pjesë në asnjë votim në Këshill përveç se në atë që prek ndihmën sociale. Ne refuzojmë të bëhemi palë e masakrës urbanistike dhe fiskale që po vuan qyteti ynë. Për pasojë, në vijim të çështjes së çmimit të ushqimit në kopshtet e Tiranës, ngritur nga mesazhi denoncues ardhur në inbox-in tim, mund të them se nëse drejtësia do të funksionojë dhe në apel, atëherë ky vendim ashtu si dhe dhjetëra të tjerë mund të bien si të pavlefshëm! Opozita bashkiake po ndjek çdo rrugë të mundshme për t’i bërë ballë presionit propagandistik, e jo vetëm, të ushtruar ndaj nesh nga Bashkia Tiranë. Dhe pse përfaqësues i qytetarëve të Tiranës dhe Kryetar i Komisionit të Shërbimeve Publike, që prej 1 janarit 2018 dhe për katër muajt e kaluar, unë jam ftuar vetëm në dy intervista televizive! Kjo datë i përkon dhe padisë që Veliaj ngriti ndaj meje mbi çështjen e ngritjes së çmimit të ujit.

Pra, ne vazhdojmë të bëjmë maksimumin tonë, pavarësisht gjithçkaje, dhe gjendjes së skandalit permament që e ka pushtuar kryeqytetin e vendit !

Modifikuar më Premte, 27 Prill 2018 19:53

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Kuriozitete

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Një pikturë që besohet të jetë “Tête d’Arlequin” nga Pablo Picasso e cila është vjedhur në 2012 nga Muzeu Kunsthal i Roterdamit është shfaqur në Rumani. Hajdutët morën shtatë piktura, me...

Papa fton në meshë të varfrit

Aktualitet

Papa fton në meshë të varfrit

Padrejtësia është rrënja e pandreqshme e varfërisë”, tha Papa Françesku në meshën që shënoi Ditën e Kishës Katolike për të Varfrit. Ati i Shenjtë ftoi për shërbesën në Bazilikën e...

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Aktualitet

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Moti i keq në Dardhë të Korçës po rrezikon jetën e banorëve  dhe të turistëve që kanë shkuar për të parë bukuritë e zonës. Edhe pse prej dy ditësh është dhënë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!